Forma e namazit sipas Profetit Muhammed a.s

Argumentet e formës së faljes sipas Profetit Muhammed (Paqja dhe Mëshira e Allahur Qoftë mbi të) janë marrë nga Fik’hu Islam, për ti ardhur në ndihmë  besimtarëve musliman. Argumentet janë përzgjedhur nga libri ” Argumentet e Namazit” I botuar nga Komuniteti Musliman Shqiptare.

 Forma e faljes së Namazit (salati)

 

Personi qe deshiron te fale namaz se pari merr tekbir

dhe i ngre duart lart aq sa gishterinjte e medhej te prekin pjesen e bute te vesheve.

Argument eshte se transmetohet se Enesi r.a. ka thene:” E kam pare Profetin te marrë tekbir dhe gishtat e medhej t’i ngreje deri ne lartesine e vesheve“Shiko (Hakim,Darekutni dhe Bejhaki nga Enesi, Hakimi Tha: Isnadi i hadithit sahih sipas kusteve te Shejhaneve, nuk di te kete ndonje te mete <<Zejlai, Nasbu’r, Vell. I,fq.311>>)

Ndersa tek libri i Muslimit qendron: “…E ka pare Profetin te ngrije duart dhe gishtat e medhenj te arrijne tek bulezat e vesheve).

 (fer’u’l-udhuni)shiko (Muslimi tek Salat 9/6 dhe Ibn Huxhr)

Pra më përpara ngre duar deri te veshët dhe pastaj merr tekbir.Ndersa femra duhet të ngrej duar deri tek supet. Argument kemi transmetohet nga Ibn Uthman nga Ibn Ajjash nga Abdur-rabag b.Selman b. Umejr qe tha:”E kam pare Ummu Derdanë te ngreje duart e saj ne namaz deri në supe.”shiko (Buhari ne “Refu’l-jedejn”fq.12 me sened raportues të besueshëm si dheIbn Ebi Shejbe tek “Salat,9/1)

Për ato që mendojnë se duart ngriten edhe herët e tjera në namaz ju servirim argumentin se “Ebu Bekr En-Nuhsheli nga Asim b. Kulejb nga i ati se Aliu r.a. i ngrinte duart ne tekbirin e parë të namazit dhe nuk vepronte me keshtu“.Shiko (Tahavi dhe Ebi Shejbe (salat, 5/3)Zejlai tha:Ky është hadith sahih (i sakte), Nasbu’r-Raje vell.I, fq.406)

Gjithashtu transmetohet se :”E kam pare Profetin të ngrejë duart kur hapte namazin dhe nuk i ngrinte më deri sa të përfundonte.”Shiko ( Ebu Davud nga Bera b.Azeb. Ebu Davud tha:Hadith i dobët nuk është sepse Ebu Hatim tha:Saduk, ndersa Ixhli tha: Hadithi prej tij është i lejuar.Ibn Haxher, Takribu fq.427)

Dora kur jemi në këmbë vendoset mënjëherë  nën kërthizë, argument kemi: “E kam parë profetin të vë dorën e djathtë mbi të majtën në namaz nën kerthizë.”shiko (Ibn Ebu Shejbe (salat,165/10)dhe Ebu Davud.Ibn Yurkmani tha:Tabini me i famshem i Profetit a.s i lidhte duart me poshtë se kërthiza. Tehanevi, I’lau’s-sunen, vell.II.fq.191-192)

Gruja duart i vendos në gjoks.Shiko(Argumentet e namazit fq.97)

– Qëndrimi në këmbë (Kijami)

Pas tekbirit thuhet: “Subhaneke’ll’llahume ve bi hamdike ve tebarekes’muke ve teala xhedduke ve la ilahe gajruke.”shiko( Muslim ne (Salat 13/3)

Subhaneke thuhet ne heshtje.Pas kësaj thuhet:

Eudhu bil’lahi minesh-shejtanirr-rraxhim.”Shiko( Ibn Eb Shejbe (salat, 6/2).

Thuhet surja El-Fatiha. Në fund të kësaj surje tek:”…veled dalin”nuk thuhet amin me zë sepse është  ” teavudhin” pa zë. Agumente kemi:” Aliu dhe Abdullahi nuk lexonin me  zë “Bismilahir Rahmanir Rahim dhe as amin” shiko( Taberani dhe ne sened gjendet  Sad el-Dekkal thika mudelles. ( Mexh,eu’s-secaid, vell.II. fq.108)

– Rukuja

Pas kiraetit bihet në ruku ku thuhet tre herë subhane rabil adhim. Me këtë rast mirret tekbir thjesht me zë dhe ulemi në ruku.Nëse je imam tekbirët cdo namaz i bën me zë.Në ruku i vendos të dy duart në dy kupat e gjurit.Ne këtë pozicion gishtat i mban te hapur dhe kap kupat e gjurit. Ne rruku kurrizi mbahet drejt, koka nuk perkulet para dhe as qohet lart. Eshte mekruh qe kembet ne ruku t’i perkulesh ne forme harku.

    Grate në rukur përkulen pakëz, nuk mbeshteten ne kupat e gjunjeve dhe duart i vendos mbi kofshë.Krahët i mban ngjitur me brinjët. Argumet kemi: ” Kur Profeti binte në ruku as e çonte as e ulte kokën, por e mbante në një pozicion te ndermjetëm.”shiko (Muslimi (sala, 46/6)nga Aishe)

“Në ruku u urdhëruam t’i vendosim duart mbi gjunj”shiko( Muslim (Mesaxhid ve Mevadius-salat, 5/4) nga Musab b.Sad.)

Kur ngrihemi nga rukuja imami thotë:”Semiallahu limen Hamide” sipas mendimit unanim. Përsoni që falet me imam nuk thotë: Semiallahu limen Hamide” por pa zë thote:”Rabbena Leke’l-hamd”.shiko ( Muslim (salat, 18/1/)nga Ebu Hurejre).

Tesbihet d.m.th “subhane rabil adhim dhe subahne rabil ala” thuhen ne vete pa zë.

Pasi të drejtohemi nga rukuja merr tekbir dhe bie në sexhde.

– Sexhdeja

Në sexhde thuhet tre herë “subhane rabbilje’l-ala” Imami duhet të ketë kujdes të mos e zgjasë sexhden që të mos mërzitet xhemati. Gajtë rënies në sexhde më përpara ulen gjunjët, pastaj duart.Kur ngrihemi nga sexhdeja veprohet e kundërta. Argument kemi: “E kam shikuar Profetin të ulë gjunjët përpara duarve kur binte në sexhde dhe ngrinte duart përpara gjunjeve kur ngrihej nga ajo.” Shiko( Tirmidhiu nga Vail b.Huxhr, Raportuan edhe Ibn Huzejme, Ibn Seken dhe Ibn Hibban. Tahavi tha: ne “sherhul’-Athar”:Hadith i saktë (sahih)

Në sexhde fytyra vëndoset mes pëllëmbeve të duarve. Krahët mbahen ngritur nga toka dhe jo ngjitur me trupin.Krahët nuk vëndosen për dhé. Profeti a.s. thote:”Kur të shkosh në sexhde pëllëmbët e duarve vëndosi në tokë, ndërsa bërrylat ngriji.” Shiko (Muslim (salat, 45/2) nga Bera)

Ndërsa gratë krahët i mbajnë ngjitur me trupin. Gjate ngritjes për në rekatin e dyte nuk mbeshtesim më duart në tokë për tu ngritur.Edhe rekati i dyte falet si rekati i parë.

– Teshehudi

Pasi të kryejmë sexhden e dytë të rekatit të dyte ulet në mënyrë që këmben e djathtë ta drejtojë nga Kibla ndërsa këmben e majtë e shtrin dhe ulet mbi të.

Transmetohet se kishte ardhur në Medine njeri për të shikuar faljen e Profetit a.s. Kur ai ulej për të lexuar teshehudin shtrinte këmbën e tij të majtë dhe ngulte drejt këmbën e djathtë.”Shiko (Tirmidhi (salat, 218)nga Ibn Huxhur dhe tha:Hadith haseh-sahih, ndërsa sipas saj punuan shumica e dijetarëve.)

Gratë i nxjerrin të dyja këmbët djathtas dhe ulen mbi anën e majtë.

Argument kemi:”Gruja ulet mbi te ndenjura.” Shiko ( Abdul-Vehab eth-Thekafi nga Ubejdeyllah nga Nafi ibn Ebi Shejbe (salat, 44/4)

Në këtë ulje lexohet teshehudi. Teshehudi ka rëndësinë e lartë si më qënë një sure e mirfillte. Argument kemi:”I dërguari i Allahut ma mësoi teshehudin si të më mësonte ndonjë sure të Kur’anit..”shiko (Muslimi, (salat16/1, 5) nga Ibn Mesudi).

Teshehudi thuhet pa zë. Kur të lexohet teshehudi tek fjala:”esh’hedu en la ilahe il-la’llah” dijetarët janë të dy mendimeve: sipas disave ngrihet gishti tregues, ndërsa sipas të tjerëve nuk ngrehet.

E njeta rruge ndiqet edhe për rekatet e tjera.  Në fund të namazit qëndrojmë në uljen e fundit (kadei ehire). Kjo ulje bëhet në formën e uljes së parë. Në këtë ulje lexohet teshehudi, salavatet e Profetit Muhammed dhe thuhen dua. Duaja ne namaz nuk lejohet të bëhet për çeshtje përsonale të kësaj bote. Ne uljen e fundit qendrohet për aq kohë sa të lexohet teshehudi që është farz.

– Selami 

 Në fund jep selam në të dy krahët. Selami jepet në fillim në krah të djathtë dhe pastaj në krahu të majte. Kur jep selam nga e djathta

Sheh supin e djathte, ndersa kur jep selam nga e majta sheh supin e majte.Në selam thuhet:”Es-selamu Alejkum ve rahmetull-llah”Sipas Hanefive nuk shtohet fjala:”ve berekatuhu”. Nëse jemi të lidhur me imam nuk lejohet të jepet selam para imamit. Argument kemi:”Jemi falur me profetin dhe selam kemi dhënë kur e dha edhe ai.”shiko ( Buhariu (sefet salat, 72) nga Itaban b.Malik.)

Dhikri  pas namazit

Pas namazit bëhen disa lutje. Argument kemi:” Kur profeti a.s. jepte selam qëndronte në vendin e tij deri sat ë thuhej: All-llahume ente’s-selamu e minke’s-selam, tebarekte ja dhe’l-xhelali ve’l-ikram.”shiko (Buhariu (Sifetu Salat, 75/1) nga Semure b.Xhundeb.)

Nëse kemi falur edhe sunetet e namzait në fjalë ose nuk ka pas farzit sunnet thuhet Ajetul-kursi me pas thuhet 33 here “subhanall-llah”, 33 herë “el-hamdu lil-lah” dhe 33 herë “Allahu Ekber”. Thuhet:”La ilahe ila’ll-llahu vahdehu la sherike leh, lehu’l-mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadri.”Argument kemi:”Kush thotë pas çdo namazi 33 here subhanallah,33 herë el-hamdu lil-lah, 33 herë Allahu ekber dhe 100 here shton,”La ilahe il-la’llahu ..” edhe po ti ketë mëkate sa shkuma e detit, i falen ato.” Shiko (Muslimi (Mesaxhid ve mevadiu’s-salat, 26/12)nga Ebu Hurejre.).

Më pas bëhet duaja përfundimtare.

Përgatiti

Gëzim Kopani

 

Dt;24/10/2007