Mendjemadhesia ne jete

Kibri eshte nje term i perdore qe kur eshte krijuar Lehi Mahfull, ku Allahu i madheruar i ka dhene nje sqarim per mbare botet. Ky sqarim ka ardhur tek njerzit nepermjet Profetit tone Muhammed a.s. Mendjemadhesia eshte ajo pune te cilen njeriu e kryen ne ate menyre qe te tjeret te thone: shiko filani eshte i zoti. Apo ka nga ata te cilet nuk e kan bere nje pune dhe thote: e shikon kete e kam bere une, dhe kam vuajtur shume per ta bere.Me e keqja e mendjemadhesise eshte kur njeriun nuk i mbeshtet Allahut te Madheruar.Mendon se eshte i forte dhe haron se Allahu eshte ai qe e mban te gjalle,qe e furnizon qe e ushqen ate. Po ashtu mendjemadhesi eshte edhe kur njerzit kryejne nje pune sa per sy e faqe, qofte namaz,agjerim,sadaka apo edukim.A nuk eshte i mbushur njerzimi me mendjemadhesi? Sigurisht perderisa njeriu nuk i drejtohet rruges se drejte islame.

Allahu i Madheruar ne Kur’an thote:
Ata qe kundershtojne shpalljen e Allahut pa pasur argument,nuk ka tjeter gje ne zemren e tyre vetem se mendjemadhesi, me te cilen nuk do te arrije qellimin; e ti kerko mbrotje te Allahu i Madheruar, se Allahu te gjithe i degjon dhe i sheh.” (Gafir” 56)
Gjithashtu shoqeria sot duhet te ruhet shume nga mendjemadhesia pasi te gjithe jemi rob te Allahut, askush nuk ka te drejte ta mbaj veten te  madh.Me e keqja ne shoqerin e sotme e cila me te poseduar nje makine te bukur apo dicka tjeter i duket vedja se vetem ai ekziston ne kete bote,njerzit i duken si me qene miza. Ne lidhje me kete Profeti Muhammed a.s. thote:
Nese ndonjeri lavderohet apo e mban veten per te madh, kur vesh ndonje rrobe te bukur dhe e sheh veten ( duke shfaqur mendjemadhesi), Allahun xh.sh do ta fundos ne toke dhe do te lere aty deri ne Diten e Gjykimit.” (Buhari: 5790,Muslimi 2088 etj)
Denimi i atij qe ka perqafuar mendjemadhesine dhe nuk eshte drejtuar Allahut per falenderim per rrobat ne trup,per shtepin etj Allahu xh.sh ka pergaditur nje denim te rende qe ne jeten e varrit. Allahu xh,sh do e fundos mendjemadhin ne fundin e tokes me forcen e Tij, dhe para Allahut do te jap llogari diten e Gjykimit.
Pejgamberi yne Muhammedi a.s na ka mesuar se , mendjemadhesia eshte vepra  e cila e ben njeriun te mos e pranojne te verteten, madje e ben ate per ta urryer te verten.
Muhammedi as. thote: “Mendjemadhesia eshte refuzim i se vertetes dhe nencmim i njerezve.”(Muslim 91)
Te gjithe ato qe me zemren e tyre dhe me veprat e tyre mbizoteron perulesia ndaj Krijuesit,mbizoteron modestia, Allahu xh.sh si ne kete bote po ashtu ene ne boten tjeter ka pergaditur shperblime per ta.
Allahu i madheruar thote:
Vendin e perjetshem ua kemi percaktuar atyre, qe nuk duan as mendjemadhesine e as ngaterresen ne toke” (Kasa: 83)
Nderkohe Profeti yne Muhammedi a.s. ka thene:
Do te tubohen arrogantet dhe mendjemedhenjte Diten e Gjykimit ku do te jene te vegjel si bubureca dhe do te kalojne njerzit mbi ta.” (Buhari: 555,Tirmidhiu: 2492)
Njerzit zakonisht ne jeten e perditshme kur zgjidhin ndonje pune,apo problem ose ndihmon ndonje, ecen ne qytet sikur ka ndihmuar e gjithe boten, por ai harron se veten nje person nga ndihmuar edhe tek ai vetem nje problem, dhe per kaq valle duhet te jemi mendjemedhenje?
Allahu xh.sh thote:
“…mos ec neper toke kryelarte, se Allahu i Madheruar nuk di do asnje mendjemadh qe shume lavderohet.” (Llukman:18)
Ne kohen e sotme, nevojitet qe njerzit te jene me te dashur mes njeri tjeterit.Te jemi me drejteperdrejte ne ndihmen tone,se nuk ka kuptim njeren ane ndihmojme dike e ne anen tjeter i shesim mend, se kam shtepi te bukur.Kjo eshte shume e rende.Ka nga ato njerez qe mendjemadhesia e tyre ka arritur deri ne ate pike saqe edhe buken e fut ne goje me doren e majte.Ka nga ato qe ne mes te dimrit vesh rroba te holla, per te treguar edhe rroben e tij apo edhe trupin e tij,e harron se ai ne anen tjeter jo vetem se eshte duke bere mendjemadhesi por edhe deme shendetesore.Mjeksia e sotme ka nxjerr nje raport mbi fenomenin e mos lindjes se femijeve tek vajzat, dhe nje nder gjerat me kryesore ishte ftohja ne moshen e rinise te belit te tyre.
Allahu i Madheruar cdo dite na dhuron jeten,shendetin e gjitha te mirat ndersa njeriu thote,i kam krijuar vete,nuk e dua shendetin.Kjo eshte me te vertet nje gje e rende.
Le te lusim Allahun e Madheruar qe te na ruaj nga mendjemadhesia,te kemi zemren e veprat tona te pastra.Lusim Allahun qe te na ruaj nga cdo e keqe  myslimanet ku do qe ndodhen.
Falenderimet dhe lutjet i takojne vetem Allahut, Krijuesit te Gjithesisese dhe Sunduesit te tyre.

Nga

Gezim Kopani

 

Date: 23 korrik 2010,Xhamia e re Puke