Rendesia e Xhematit

Fjala Xhemate do te thote grup.Por nese do e analizojme me kujdes fjalen Xhemate nga gjuha arabe ka edhe nje kuptim edhe me te vecate ne krahasim me fjalen grup. Pra ka kuptimin e bashkimin jo vetem fizik por edhe shpirterore. Domethene xhemate do te thote ajo levizje qe bejne njerzit duke u ngritur nga shtepia, dikush duke lene udhetimin, nje tjeter duke lene takimet, e nje tjeter duke lene tregetin per tu bashkuar ne nje vend dhe per te njejtin qellim. Ky qellim eshte nenshtrimi ndaj Allahut te Madheruar. Ky eshte kuptimi i plote i fjales Xhemate.

Fjala Xhamate perdoret vetem ne fene Islame dhe menjehere kuptojme xhematin e namazeve te pese koheve,te bajrameve etj.
Profeti Muhammed a.s. thote:

“Kushdo qe fal namazin me Xhemat ne Xhami ka sevape 27 here me shume sa i qe falet ne shtepi apo vetem.” (Muslimi)

1.Mirsia e Xhematit ne namaz

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
“Kush fal namazin e Jacise me xhemat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz. Gjithashtu kush fal namazin e sabahut me xhamat eshte sikur te kete kaluar gjysmen e nates me namaz.”
  ( Muslimi dhe Tirmidhi)

2.Rendesia e rreshtit te pare ne namaz

Profeti Muhammed a.s. thote:
” Radha e pare e Xhematit eshte si radha e Melekve, po ta dinit vleren, do te vraponi per te zene vend ne radhen e pare.” ( Buhari)

3.Rendesia e Imamit me Xhemat

Profeti Muhammed a.s. thote:
“Ti besh imam nje personi eshte me mire se te falesh vetem. Ti besh imam dy personave eshte me mire mite se ti besh imam nje personi. Allahu i Madheruar e do shtimin e xhematit.”
  ( Buhari dhe Nesaiu)
Xhemati ndrysh edhe me emrin Muktedi qe do te thote: i lidhur pas dikujt, i nenshtruar pas nje prisi. Prandaj qe te zbatohet tamam fjala Muktedi duhet qe xhemati te jete i ludhu ashtu sic ben imami. Kjo eshte ajo qe eshte me e pelqyeshme. Domethene, nese nje Xhemat ka nje imam i cili falet ne formen e rruges se Hanefise eshte e pelqyer qe edhe Xhemati te falet si ai. Nese xhemati i kryen namazin ashtu sic e kryen edhe Imami atehere ky xhemat e ka plotesuar kushtin qe te quhet xhemate Muktedi. Pra xhemat i lidhur me te gjitha veprimet e prisit te tyre.

4.Kush mund te falet vetem edhe pa xhemat?

Po permend disa nga kushtet kur nje person mund te falet vetem ose pa xhemat.

1.Kur ke frike nga dhuna
2.Kur je i semure aq saqe nese del nga shtepia per te shkuar ne xhami e di se rezikon jeten ose te rendohet semundja.
3.Kur je kujdestar i nje te semuri dhe e di se nese falesh me xhemat ne xhami i semunri mund te kete nevoje per ndihmen tende, per diten e Xhuma eshte mire qe gjindet nje person per te zevendesuar me qellimin qe te mos behen disa Xhuma pa e falur, kjo eshte e vleshme per burrat.
4. Kur koha eshte me reshje te fuqishme dhe te rezikohet jeta apo udhetimi nuk eshte i sigurte.
5. Kur nje person eshte i plakur shume saqe nuk eshte i afte te shkoj apo te qendroj ne xhami et.

_____________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase,Xhamia Puke
Date: 13.05.2011