Udhezues per praktikimin e fese islame

Allahu xh.sh. njeriun e dalloj  si gjini njerezore. Per ta dalluar ate nga krijesat e tjera

i dha atij dhuraten me te cmuar, mendjen dhe arsyen. Duke i dhene keto , ate e ngarkoi me detyra te ndryshme, duke ja detyruar disa gjera e duke ja ndaluar disa te tjera. Jo cdo njeri e ka per obligim qe te kryeje urdherat e Zotit, pervec atij, i cili eshte i afte, ai qe eshte ne moshen madhore dhe mentalisht i shendoshte. Ne fene islame  ky njeri quhet “mukel’lef” qe do te thote: i ngarkuar me detyre fetare per ta bere.

             Cdo njeri i moshes madhore eshte pergjegjes per cdo veper te tij. Cdo veper e tij u nenshtrohet rregullave dhe ndeshkimeve te vecanta fetare te cilat jane bere te ditur nga krijuesi i tyre, Allahu xh.sh. Sipas normave fetare islame veprat  qe duhet te beje cdo  musliman quhet “vaxhib” qe do te thote obligim. Vaxhibi ndahet ne dy lloje:

  1. a)Farzi Ajn m.th: eshte ajo pune qe duhet ta beje cdo musliman si p.sh. falja e 5 koheve te namazit ose te agjerosh muajin e shejte te Ramazanit.
  2. b)Farzi Kifaje m.th: eshte ajo pune nese e ben nje musliman lirohen nga pergjegjesia muslimanet e tjere si p.sh. falja e namazit te xhenazes.

Pas ketyre  vjen Sunneti i Derguarit te Allahut.

Sunnet d.m.th: cdo gje qe Zoti xh.sh. nuk e ka urdheruar te behet, por qe i Derguari i Tij, Muhammedi a.s. e ka punuar, porositur te punohet. Sunneti ndahet ne:

  1. a)Sunneti Huda m.th: futen veprat te cilat Muhammedi a.s. i zbatoi rregullisht si p.sh. namazet me xhemat (grup) dhe te falurit  e suneteve te 5 namazeve si dhe te namazit te xhumase.
  2. b) Sunneti Zaide m.th: jane ato gjera qe ju perkasin zakoneve si p.sh. menyra e veshembathjes ose e te ushqyerit.

Tek sunneti perfshihen edhe ato gjera fetare te cilat Muhammedi a.s. nuk e kishte bere zakon t’i kryej rregullisht si p.sh. te zgjaturit e sexhdes ne namaz.

               Sunnetin e pare duhet te zbatohet ndersa i dyti eshte mire te behet.

Pas vaxhibit dhe sunnetit vjen “mekruhu“.
Mekruh eshte ajo veper qe nuk eshte mire te punohet, por qe nuk jane te ndaluara rreptesisht. Mekruhu ndahet ne dy lloje:

  1. a)Mekruh Tahrimen m.th: jane ato vepra qe behen si padashje , si p.sh. ne kohen e skamjes nje person te grumbulloje gjera me qellimin qe ti shese me vone me cimim shume te shtrejte.
  2. b) Mekruh Tenzihen m.th.: Jane ato vepra jo aq te renda  si p.sh. ngrenja me dore te majte.

Feja islame ecen sipas rruges Hanefi qe ne, e quajme Meth’hebi Hanefi. Fjala Meth’heb d.m.th. rruge. Sot jane te pranuar vetem keto kater meth’hebe

  1. Meth’hebi Hanefi
  2. Meth’hebi Malikij
  3. Meth’hebi Shafij
  4. Meth’hebi Hambelij

Meth’hebi Hanefi ka shtrirjen me te madhe dhe me dominuese ne boten e fese islame. 
Per ta kuptuar me qarte ,me  rrugen Hanefi kujtojme se kjo rruge eshte predikuese e praktikuese sic ka qene praktikuar feja islame qe ne kohen e  Profetit Muhammed (Paqja dhe meshira e Allahit qofte mbi te) tradite e cila  qe i bie te jete edhe ne Shqiperi.

Tani e tutje do te flasim ne perputhshmeri me Meth’hebin Hanefi. Cdo musliman kur kryen nje pune adhurimi per hir te Allahut duhet patjeter te jete i paster. Kur eshte i papaster le te pastrohet me uje qe del nga burimi,uji i shiut,detit,debores,bresherit etj. Nese ne nje ene ka nderhyre ndonje kafshe duhet pastruar uji dhe ena ne varsi te asja kafshe qe ka nderhyre. Nje uje i tille ne fene islame quhet “sur”.

        Kur muslimani pasi te kryje nevoje e madhe ose tjeter. duhet patjeter qe te pastrohet me uje pjeset e duhura.

        Nese deri ketu kemi ardhur duke rrespektuar rregullat e mesiperme dhe deshirojme te falim namaz si 5 kohet e namazit mbasi te jete thirr Ezani ose namazin e xhumase, Bajramit, xhenazes ose te lexojme Kur’an duhet me pare te marrim “abdest”.

Abdeste quhet te pastruarit e disa pjeseve te caktuar te trupit. Abdesti merret keshtu: Ne fillim themi “Bismilahir Rahmanir Rahim” pastaj me uje te paster lajme duart 3 here deri tek kycetpastaj me doren e djathte fusim uje ne goje 3 here duke bere gargara dhe duke e nxjerr jasht. Me pas fusim uje ne hunde me doren e djathte 3 here ku e thithim pak ujin dhe me pas me doren e majte bejme shryrjen.(theksojme se ne muajin e madherueshem te Ramazanit nuk eshte mire te behet gargare te theksuara dhe thithje uji te tepert me hunde). Pas ketij veprimi lajme fytyren 3 here me dy duart duke mos e perplasur ujinMe pas lajme nga 3 here me uje doren e djathte e pastaj doren e majte deri siper bryllit 3-4 gishta
Me pas lagim pak doren e djathte dhe i japim mes kokesPas ketij veprimi fusim ne vesh gishtin e vogel ndersa kishtin e madh ferkojme pas veshin, pastaj  me shpinen e 3 gishtave te ngelur ferkojme qafen. Pas ketij veprimi lajme te paren kemben e djathte epastaj te majten deri tek nyjet. Duke perfunduar keshtu themi” Esh-hedu Enn La-ilahe il-lallah ve esh-hedu enne Muhammeden Abduhu ve resuluhu qe d.m.th: Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi (paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi ) eshte rob dhe i derguari i Tij
Si prishet abdesti? 
Abdesti prishet kur kryen nevojen e madhe, derdhje uji, nese lirojme gazrra,nese rrjedh ne vazhdimsi gjak ose qelb, nese pershtyn gjak. Nese vjell me gojen plot, nese flen gjume i mbeshtetur, nese humbet vetedijen etj.

     Me te perfunduar marrjen e abdestit kemi mundesi te falim 5 kohet e namazit por qe para cdo kohe te merret abdest nese nuke kemi prishur. Duke pasur abdest  kemi mundesi  te falim namazin e Xhumase, Bajrami, Taravive, Namazin e Xhenazes ose te lexojme Kur’an.  Namazet e dites jane 5  me rekatet e tyre.
1.Namazi i sabahut
Ka 2 sunnet dhe 2 farz pastaj behen tespihet dhe me pas mbyllet me duane mbyllese.
 2.Namazi i drakes
Ka 4 sunnet 4 farz dhe 2 sunnetet e fundit pastaj tespihet dhe duaja perfundimtare.
3.Namazi i ikindise
Ka 4 sunnet dhe 4 farz pastaj tespihet dhe duane e mbylljes.
4.Namazi i akshamit
Ka 3 farz dhe 2 sunnet pastaj berja e tespiheve dhe duase se mbylljes.
5.Namazi i fundit ai i Jacise
Ka 4 sunnet, 4 farz, 2 sunnet dhe 3 viter me pas behen tespihet dhe duaja e mbylljes.
a).Namazi i Xhumase
Ka 4 sunnet, menjehere mbahet hytbeja (theksojme: qe te quhet namazi i Xhumase i rregullt duhet patjeter te jete numeri mbi 4)2 farz, 4 sunnet, 4 sunnet, 2 sunnetet e fundit e pastaj behen tesphet dhe duaja e mbylljes.
b).Namazi i Bajramit
Ka 2 rekate bashke me hytben.
c).Namazi i Teravive
Ka 20 rekate  plus 3 viter rekate te cilat mund te fallen nga 4 por edhe nga 2, alternative e  pare eshte me e praktikuara.
ç).Namazi i xhenazes
Ky namaz ndryshon me tjeret sepse eshte namaz qe nuk ka sexhde por vetem tekbire.

Rregull i rendesishem mbi xhenazen dhe namazin
Duke qene se te gjithe kemi per te vdekur dhe kemi per te dhene llogari per punet tona eshte mire qe ne kete bote te bejme vepra te mira qe edhe shpirti te dale me lehte. Kur nje muslimani Allahu xh.sh. eshte duke ja marr shpirtin dhe rastis te jeshte afer tij duhet ti themi shahadetin. Pasi ti dale shpirit duhet qe xhenazia te lahet. Larjen sipas rregullave eshte e pelqyer qe te lahet nga me te afermit e familjes dhe kjo behet dy here. Heren e fundit i jepet xhanazes abdest dhe pastaj veshet me qefin. Nuk duhet qe xhenazia te futet me akrivol. (Theksojme: nuk eshte ne traditen islame qe grate te shkojne tek varezet, nuk duhet qe te flasim ne varriza por ne vend qe te bejme bisedime duhet qe te falim namazin e xhenazes. Nuk eshte ne traditen islame te organizuarit e te pestave,shtatve ose te dyzetat dhe duke harruar lutjet.

      Nese jemi agjerueshem ne muajin e Ramazanit ose te neteve te medha eshte mire te bejme lutje, te japim sadeka etj. 
– Agjerim 
Agjerim d.m.th mos ngrenja dhe pirja nga koha para se te theritet ezani i sabahut dhe deri ne kohen kur theritet ezani i akshamit. 
Si mund te prishet agjerimi?
 Agjerimi mund te prishet nese hajme me dashje dhe nuk ke mundesi ta zevendesosh ate dite, nese marrim ilace qe jane ushqyese, pergujimet, nese i kerkojme ndihme ose mbeshtetje tjeterkujt pervec Allahut, nese shikon harame etj. Nuk prishet agjerimi nese hajme padashje, nese ne vendin ku qendrojme ka tym duhani etj. Nuk jane te obliguar te agjerojne gruaja qe eshte ne muajine  fundit ose qe ka foshnje per gjiri. Por ditet e ngeluara i nxevendeson gjate vitit. Nuk agjeron personi qe eshte musafir ose eshte udhetare. Nuk agjeron 

personi qe eshte i semure dhe nderprerja e ilaceve mund ti sjell shqetesime ne shendet.

      Te gjitha adhurimet qe bene muslimani si: falja e 5 koheve te namazit, falja e namazit te Xhumase, falja e Bajramit, agjerimi i Ramazanit etj, nuk behen per asnje qellim tjeter vetem per te fituar kenaqesine  e Allahut. E theksoj kete fakte sepse cdo gje ka rendesi vetem atehere kur e ben per hir dhe rrespekt per Allahun xh.sh.

        Cdo kush qe falet, agjeron, jep sadaka e ka vetem per shpirtin e vet.

        Cdo kush qe ben vepra te ndaluara e ka vetem per shpirtin e vet.

         Duke qene se cdo gje qe bejme ne kete bote i perket vetem shpirtit tone le te punojme vetem per shpirtin tone duke mos nderhyre ne punet e tjeterit me qellimin per te fituar kenaqesine e Allahut te Madherueshem.

         Zoti i pranofte punet qe ka bere cdo musliman !

        
Shenim: Rregullat e mesiperme jane marre nga libri Fikhul Islam , Temel Dini Bilgiler (itikad, Ibadet, Ahlak, siyer),Ilmihal pjesa I Iman ve Ibadetler te botuar nga ISLAM Turk Diyanet Vakfi.

Pergatiti

Gezim KOPANI

Korrik 2007