Dua te zgjedhura Pj. 3

Duaja e Istihares 

I derguari i Allahut xh.sh ka thene: “Kur dikush nga ju ka ndonje nevoj (problem) dhe nuk di se cfare te vendos le te fale dy rekate nafile dhe le te thote kete dua:

“All-llahume inni estehiruke bi ilmike ve estakdiruke bi kudretike ve es’eluke min fadlikel adhim. Fe inneke takdiru ve la akderu ve talemu ve la alemu ve ente al-lamul gujub. All-llahume in kunte talemu enne hadhel emre hajrun li fi dini ve mea-ashi ve  akibeti emri fakdurhu li ve jes-sirhu li thumme barik li fih, ve in kunte talemu enne hadhel emre sher-run li fi dini ve mea-ashi ve akibete emri fasrifhu ani vasrifni anhu vakdur lijel hajre hajthu kane thumme rad-dini bih” 

dmth: “O Allahu im! Une kerkoj Ti te zgjedhesh me dijen Tende dhe te caktosh me caktimin Tend dhe kerkoj te me dhurosh nga dhuntia Jote e madhe. Ti je Ai qe cakton e jo une qe caktoj, Ti je qe di e jo une qe di dhe vetem Ti je njohesi i te fshehtave. O Allahu im! Nese  e di se kjo  ceshtej ( e emeron ceshtjen (problemin, hallin) qe ke) eshte e mire per mua e ne fe, ne jete dhe pasojat qe vijne prej saj, ma ben te mundshme ate, ma lehteso, pastaj edhe ma beko ate. E nese e di qe kjo ceshtje eshte e keqe per mua ne fe, ne jete dhe pasojat qe vijne prej saj, me largo dhe ma largo mua prej saj dhe me mundso harjin (te miren) kudo qe te jete dhe pastaj me ben qe te jem i kenaqur me te.”
(Ebu Davudi, Tirmidhi, Nesai)

Urimi per martes

Berakall-llahu leke ve bareke alejke ve xhemea bejne kuma fi hajr.” dmth: “Allahu te bekofte, te perfshifte me bekimin e Tij dhe ju bashkofte qe te dyve ne te mire.”
(Ebu Davudi, Iben Maxhe etj.)

Naten e marteses

All-llahumme inni es’eluke hajrehe ve hajre ma xhebeltehe alejhi ve eu-udhu bike min sher-rihe ve sherri ma xhebeltehe alejh.” dmth: “O Allahu im ! Kerkoj te me japesh te miren e saj dhe te miren qe ia ke bere natyre dhe kerkoj te me ruash nga e keqja e saj dhe e keqja qe ia ka bere natyra.”
(Ebu Davudi, Ibn Maxhe)

Duaja kur trembesh ne gjume

Eu-udhu bi kelimatil-lahit  tam-meh min gadabihi ve ikabihi ve sherri ibadihi ve min hemezatish- shejtani ve en jahdurun” dmth: “Kerkoj mbrojtje permes fjaleve te plota te Allahut xh.sh nga hidherimi dhe denimi i Tij, nga sherri i roberve te Tij, dhe nga shqetesimet e shejtaneve dhe prania e tyre.”
(Ebu Davudi , Tirmidhi)

Duaja kur ke frike nga dikush

All-llahumme inna nexh-aluke fi nuhurihim ve neu-udhu bike min shururihim” dmth: “O Allahu jone! Ty t’i leme ne disponim sherrin e tyre dhe kerkojme mbrojtje ne Ty nga sherri i tyre.”
(Ebu Davudi)

Duaja kur te veshtirsohet ndonje pune

All-llahumme la sehle il-la ma xhealtehu sehlen ve ente texh-alul hazene idha shi-te sehla” dmth: “O Allahu im! Ska lehtesi pervec asaj qe Ti e ben te lehte. Ti je Ai qe te veshtiren kur te duash, e ben te lehte.”
(Trans. Ibnis Sinij dhe Ibni Hibani dhe Enesi r.a.)

Duaja kur te hidherohesh

Eu-udhu bil-lahi minesh shejtani raxhim” dmth: “Kerkoj mbrojtje ne Allahun prej shejtanit te mallkuar.”

Duaja kur sprovohesh me borxh

“All-llahummekfini bi halalike an haramike vagnini bi fadlike ammen sivak” dmth: “O Allahum im, ma mjafto hallallin Tend nga harami Yt dhe me pavareso me miresine Tende nga cdokush pos Teje.”

Duaja kur ankohesh per ndonje semundje ne trup

Kur ke dhimbje ne trup vendose doren mbi ate pjese qe te dhemb dhe thuaj: ” Bismil-lah (tre here). Eu-udhu bil-lahi ve kudretehu min sherri ma exhidu ve uhadhir (shtat here).” dmth: “Ne emer te Allahut (thuhet tre here) Kerkoj mbrojtje te Allahu  dhe ne fuqine e Tij nga sherri i asaj qe e ndiej dhe ia kam friken (shtat here)).
(Muslim)

Duaja kur te vizitosh varrezat

Es-selamu alejkum ehled dijari minel mu’minine vel muslimne ve inna insha Allahu bikum le lahikun. Nes elullahe lena ve lekumul aafijeh.” dmth: “Es selamu alejkum (paqja e Allahut qoft mbi ju), banore te ketij vendi, besimtare e muslimane. Edhe ne, inshallah, juve do tju bashkangjitemi. Lushim Allahun per ne dhe per ju, te na fale.” (Muslim)

Ne rast te ndonje dhimbje ne trup

“Vendos doren mbi pjesen qe te dhemb dhe thuhet kjo dua:
“Bismilah Eudhu bil-lahi ve kudretehu min sherri ma exhidu ve uhadhir. ”

Dua nga Kur’ani

Na fal neve, vertet Ti je qe fal shume, je meshirues.” (Bekare 128)

Zoti yne , na jep te mira ne kete jete, te mira edhe ne boten tjeter dhe na ruaj pren denimit te zjarrit.
 (Bekare 200)

Zoti im, me fal mua nga Miresia e Jote nje pasardhes (femije) te mire. Vertet , Ti o Allah je degjues i lutjes.” (Ali Imran 38)

Zoti yne! Na i fal gjunahet tona dhe leshimet ne punet tona na i mbulo te metat tona dhe pas vdekjes na bashko me te miret! Zoti yne! Na jep ate qe nepermjet te derguarve te Tu na e premtove dhe ne diten e Kijametit mos na turpero; vertet Ti je Ai qe nuk e shkel premtimin. (Ali Imran 193-194)

Zoti im, me dergo ne vendte mir dhe me nxjerr ne menyre te ndershme dhe nga ana Jote me dhuro fuqi ndihmuese.” (Isra 80)

Zoti im, me mundeso qe t’i falenderoj te mirat Tuaja qe m’i dhurove mua dhe prinderve te mi dhe qe te bej vepra te mira qe Ti o Allah i pelqen, e me meshiren Tende me fu ne mesin e roberve Tuaj te mire.” (Neml 19)

Zoti yne! Mos na ben sprove ne duart e atyre qe nuk besuan dhe falna Zoti yne, Ti je ngadhenjyesi, i Urti.” (Mumtehin 5)

Duaja kur perballesh me ndonje veshtirsi apo hall

La ilah il-la ent. Subhaneke inni kuntu minedh dhalimin
“Adhurimi i takon vetem Allahut.I pa te meta eshte Ai. Une i kam bere keq vetes.”

Kjo eshte duaja e profetit Junus ne barkun e balenes dhe thote profeti Muhammedi as. “Kush i drejtohet me kete dua (sinqerisht) Allahut xh.sh , Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen (duan).”

Pergatiti
Gezim KOPANI