Japonia do të përgatis ushqim hallall për muslimanët gjatë lojërave Olimpike 2020

Derisa Japonia përgatitet për të mirëpritur lojërat olimpike në kryeqytetin e saj Tokio në vitin 2020, kuzhinierët punojnë që t’u përshtaten zakoneve ushqimore të vizitorëve të ndryshëm duke përfshirë edhe muslimanët që hanë vetëm ushqim hallall.

Mikpritja e vërtetë omonetashe është që të ofrojmë mundësi të shumta, tha Tomohiro Sakuma, drejtor i shoqatës japoneze të biznesit hallall, shoqatë kjo që u ndihmon kompanive të zhvillojnë dhe të eksportojnë produkte që u përshtaten muslimanëve.

“Olimpiada do të na shërbej si një rast të kuptojmë jo vetëm kuzhinën muslimane, por edhe shumë kuzhina tjera”, tha ai. “Kuzhinierët japonez do të kenë rastin që të paraqesin aftësitë e tyre reale, sepse do t’i kushtojnë vëmendje detajeve dhe të kenë nivel të lartë aftësish.

Në lojërat olimpike që do të bahen në Tokio në vitin 2020 do të marrin pjesë më shumë se 50 shtete muslimane si dhe shumë sportist muslimanë nga vendet tjera.

(Islampress)