Allahu xh.sh, besimtarin e do aq sa, edhe kur nje gjemb e gjembon i fshin gjynahet

Tregohet se nje here Profeti a.s. e kishte zene temperatura. Degjon per kete gje Iben Mesudi i cili tregon: “Hyra tek Muhammedi a.s. dhe i thashe: Me te vertet paske temperaatura te larte. Muhammedi a.s. i tha: Po! dhe me pas shtoj; “Une kam temperatura aq sa kan dy burra prej jush!” I thash: Ngase shperblehesh dyfish? Muhammedi a.s. tha: Po ashtu eshte! Dhe me pas shtoj; “Nuk ka musliman qe te mos lendohet qofte me nje gjemb apo me shume se ajo e qe Allahu mos t’ia fshi gjynahet qe bin sic bien gjethet e pemes.” (Buhari, Muslim)

Ndersa ne nje hadith tjeter Muhamedi a.s. ka thene: “Cdo gje qe e godet muslimanin, si lodhje, semundje, brenge, cenim, trishtim, madje qofte edhe nje gjemb qe e gjembon, me secilen prej tyre Allahu xh.sh. ia fal gjynahet. (Buhari, Muslim)

Pergatiti

Gezim KOPANI