Cfare eshte sadakaja e Fiterit ?

Sadakaja e Fiterit eshte obligim (vaxhib)per myslimanin, i madh apo i vogel, mashkull apo femer, i shendosht apo jo, nese e ka mundesin jep sadakan e fiterit. Disa thone nese i ploteson kushtet e nisabit ashtu sikurse nisabi i zekatit duhet te jap sadakan e fiterit. Sadakaja e Fiterit jepet  gjate muajit Ramazan.

Nga ibn Maxhe kemi se: “Muhammedi a.s. ka obliguar dhenien e Sadakas se Fiterit si pastrim per agjeruesit (nga ndonje veper qe mund ta kete bere gjate agjerimit) nga thashethemet, fjalet jo te hishme, zenka, dhe kjo sadaka te jete ushqim per te varferit. Ai qe e jep Sadakan e Fiterit para namazit te Fiter Bajramit, do i pranohet si e till, dhe kush e jep pas Fiter Bajramit , i shkruhet si sadaka e zakonshme.” (Ebu Davudi)

Kush e ka obligim dhenien e Sadakas se Fiterit?

E ka obligim cdo mysliman, i madh apo i vogel, mashkull apo femer, i shendoshte apo jo. I zoti i shtepi apo personi qe ka nenkujdestari te tjeret jep sadakan e Fiterit per kategorin e permendur. Prinderit japin per femijet (nese ka pergjegjesin) gjyshi per niperit nga ana e djalit, por jo edhe per ate te vajzes me perjashtim nese jane te varfer. Nese ndonje ka sherbyes jep edhe per ate.

Nga Omeri r.a. kemi se Muhammedi a.s. ka thene: “Te jepet Sadakaja e Fiterit per te voglin e te madhin, per ate qe eshte i lir e per ate qe eshte rob, per ata qe keni pergjegjesin dhe se pergjigjeni per ta.” (Bejhakiu)

Sa eshte sasia e Sadakas se Fiterit?

Pergjigjen e kemi nga Profeti Muhammed a.s. qe ka thene: “Nje sa’a(1) me hurma ose me elb ose gjysme sa’a me grure.” (Muslim)

Sasia e sadakas se Fiterit eshte 3 kg grure (miell), oriz, elb, hurma, dhe rrush te thate. Nje qe mendon te jap sadakan e fiterit me ushqime eshte e barabarte sa ushqimi i nje dite per nje te verfer. Ne nje hadith te ardhur nga Ormeri r.a. kemi se Muhammedi a.s. e ka bere detyrim qe Sadakaja e Fiterit te jete: “Nje sa’a me hurma, ose nje sa’a me grure, e kjo per robin e tij, ai qe eshte i lire, per mashkullin e femren, te voglin e te madhin si dhe ka urdheruar qe te japin te holla para se tefalet namazi (namazi i fiter Bajramit) (Buhari)

Nga hadithi del qarte qe sadakan e Fiterit mund ta japim edhe ne te holla ( Kete mendim e ka edhe Ebu Hanifja) panvarsisht se ka disa mendime qe e kundershtojne kete, me argumentin se Muhammedi a.s. ne fillim ka fol per dhenien e sadakse se fiterit ne: grure, hurma, elb, etj.

Kur eshte koha e dhenies se Sadakas se Fiterit?

Eshte mir qe Sadakaja e Fiterit te jepet para nates se Fiter Bajramit edhe pse mund te jepet deri para faljes se namazit te Fiter Bajramit, por eshte mire te jepet 2 apo 3 dite para festes se Fiter Bajramit pasi personi i cili keni menduar per ti dhene sadakan te kete ushqim per te festuar festen e Fiter Bajramit. Omeri r.a. ka treguar se Muhammedi a.s. ka urdheruar se: “Te jepni sadakan e fiterit para se te falet namazi i fiter Bajramit” (Buhari) po ashtu Omeri r.a. tregon: “E jepnim sadakan e Fiterit nje apo dy dite para namazit te Fiter Bajramit.” (Buhari etj)

Kujt i jepet Sadakaja e Fiterit?

Ne radh te pare Sadakaja e Fiterit jepet per te varferit po ashtu edhe personat apo institucionet qe kan te drejte marrjen e zekatin mund tju jepet edhe sadakaja e Fiterit. Sadakaja e Fiterit nuk mund tju jepet te pasureve, ne asnje menyre nuk mund ti jepet sadakaja atyre qe konsumojne alkol etj, nuk mund ti jepet bashkeshortes dhe e kunderta, babait, nenes, gjyshit apo gjyshes, pasardhesve te vet si djali apo vajzes, dhe personave qe i ka nenkujdestari.

Pergatiti

Gezim KOPANI

__________

  1. Sa’a ka qene njesi matese, dhe ajo ka qene rreth kater mbushje duarsh psh me drithe, pra 3 kg grure.