Perkujtim me rastin e 141 vjetorit te Kuvendit te Lidhjes se Prizrenit

Xhamia e Bajraklise Prizren

Para 141 viteve u mbajt Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit ku burrat e Kombit Shqiptar te ardhur nga Vilajetet; Shkoder, Kosove, Janine, Manastir, me ne krye te Imam Haxhi Ymer Prizenit , Abdyl Frasherit, Daut Boriçi, Haxhi Zeka kuvenduan per mbrojtjen e trevave Shqiptare.
Me kete rast vlet te sqarohet fakti se; Kuvendi i Lidhjes se Prizrenit eshte mbajtur tek Xhamia e Bajraklis ne qytetin e Prizrenit (sot tek kjo xhami ndodhet pllaka perkujtimore e Kuvendit te Lidhjes se Prizrenit), dhe nuk eshte ajo dhoma e vogel e cila serviret sikur aty eshte mbajtur Kuvendi i mbi 100 delegateve.
Info:Xhamia e Bajraklis-Prizren eshte ndertuar ne vitin 1563.