Diten e Gjykimit Allahu xh.sh do te shperblej per punen e mire qofte edhe sa grimca

Dita e Gjykimit, e Llogarise

Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kur te vije Dita e Gjykimit nje ze do thote; Cdo njeri a popull te shkoj pas asaj qe ka besuar, dhe do vazhdoj keshtu derisa te ngelin vetem ato qe kan adhuruar Allahun xh.sh. Do pyeten te gjithe. Do pyetet çifuti se kujt i ke besuar? Ata do te thone: Ne kemi besuar Uzejrin , birin e Ademit. Do u thuhet; Genjeni, Allahu nuk ka grua as femije , keshtuqe cfare kerkoni? Ata do thone: O Zot, na ka marr etja, duam uje te pime! Do u thuhet me shenje ; Pse nuk pini atje? Ne horizont do te duket nje mirazh uji, ku ne fakt eshte zjarri, e do te rrethohet rreth ti e ky zjarr do ti djeg njeri pas tjeterit. Pastaj do thirren te tjeret e do u thuhet se kujt i keni besuar? Do thone kemi besuar Isan birin e Merjemes. Do u thuhet: Genjeni ! Allahu nuk ka grua as femije, keshtuqe cfare kerkoni?Edhe keta do kerkojne uje, por edhe keto njesoj si te paret do kene te njejtin perfundim. Do vazhdohet keshtu derisa sa te ngelin ata qe kan besuar vetem Allahun xh.sh.

Ketyre do u paraqitet Allahu xh.sh. i Cili do u thote: Ke prisni ?

Ata do thone: Ndryshe nga te tjeret ne jeten tone, ne kemi besuar vetem Allahun xh.sh. (presim Zotin tone)!

Allahu do thute: Une jam Zoti Juaj!

Ata nga frika se mos eshte mashtrim dhe nga besimi i madh qe kan, do thone; Zot na ruaj!

Me pas ketyre do u thone: Cila eshte shenja me te cilen mund te vertetoni Allahun ?

Ata do thone: Ai do tregoj veten (nje pjese ) e kur te ndodh kjo te gjithe do bien ne sexhde.

Disa qe nuk i kan bere sexhde ne kete bote nuk do mund te ulen, e kur te tentojne do ngelin.

Kur te ngrejne lart kokat e tyre , Allahu xh.sh. do u thote: Une jam Zoti juaj!

Kur te shikojne madheshtin e bukurin e Allahut te gezuar e te lumtur do thone: Po ! Ti je Zoti yne!

Pas kesaj Allahu xh.sh. do urdheroj ngritjen e ures mbi zjarrin e xhehenemit. Ne kete kohe Allahu xh.sh. do lejoj ndermjetesimin e Pejgamberit a.s., melekeve, ndermjetesimin e besimtareve.

Kur e degjuar ceshtjen e ures, nje nga te pranishmit pyet profetin Muhammed a.s.: Cfare eshte kjo ure?

Muhammedi a.s. i pergjigjet duke i thene: Ajo eshte ndryshe nga urat qe njeh, eshte e rreshqitshme, e nuk mund te qendrosh a te kapesh ne te. Ka pengesa, gjemba qe quhen “Sadan”(1), por vecoria tek kjo ure eshte se besimaret qe kan besuar Allahun do kalojne me shpejtesin e levizjes se qepikut te syrit apo me shpejtesin e rrufese, do kete nga ato me shpejtesin e eres, e nga ato me shpejtesin e zogut, kuajve etj. Do kete nga ato kalimtar qe do ndihmoje tjeterin qe eshte duke rreshkitur, e do kete nga ato qe do bien ne zjarr te xhehenemit. Besimtaret qe kan besuar Allahun xh.sh. do i luten fort Allahut xh.sh. per vellezerit (apo per te afermit) qe kan ra ne zjarr.

Ata do te thone: O Allahu yne! Ata agjeronin bashke me ne, faleshin etj.

Me lejen e Allahut Meleket do u thone: Nxirrni nga zjarri i xhehenemit!(2)

Do u rregullohet pamja e fytyres se tyre (apo e trupit te tyre).

Per shkak te lutjeve, e ndermjetesimeve do dalin shume njerez, te cilet kan qene djegur aq sa nuk njihen (prush) e kjo sipas gjynaheve, disa do jene bere prush deri tek gjuri, disa deri tek kofsha e keshtu me radh.

Meleket do thone: O Allahu yne! Nuk ka mbetur kush pa u nxjer prej atyre qe Ti o Allah na urdherove!

Allahu xh.sh. do u thote: Kthehuni dhe gjeni nese ka ngel ndonje qe ne zemren e tij ka ndonje te mire, e nese po gjeni e nxirrni.

Nga kjo do dalin shume njerez, dhe Meleket do i thone Allahut xh.sh; Nuk kemi lene asnje pa nxjerr prej atyre qe na udherove.

Allahu xh.sh. perseri do u thote: Kthehuni perseri dhe nxirrni qe aty kedo qe ka ne zemren e tij nje te mire qofte sa nje grimce!

Meleket ashtu do veprojne derisa sa ti njerrin te gjithe ato te kesaj kategorie, dhe do i thone Allahut xh.sh; O Allahu yne! I nxorrem te gjithe ato qe na urdherove!

Allahu xh.sh. thote: “Nuk ka dyshim se Allahu nuk ben pa drejtesi as sa grimca, e nese ajo veper (grimce) eshte veper e mire, Ai (Allahu) e shumefishon ate dhe vete Ai (Allahu) i jep shperblim te madh.” (En Nisa, 40)

Kur te ndodh qe te dalin edhe ato te cilet ne zemren e tyre kan pasur te mire sa nje grimce, Allahu xh.sh. do te thote: Tashme ndermjetesuan Meleket, Pejgamberet, besimtaret, e tani ka ngelur vetem Meshira e Ime. Ne keto caste Allahu xh.sh. me Miresin e Tij (3) do nxjerr nga zjari njerez qe nuk kan bere ndonje veper te mire. Keto njerez do jene bere shkrumb e hi, e Allahu xh.sh do i hedh ne nje lum (4), ku do dalin prej tij ashtu sic del fara buze lumit qe rrjedh.

Ne kete rast, Profeti Muhammed a.s. per ta shpjeguar se si do dalin nga ky lum u thote te pranishemeve: A keni shikuar ate bime kur mbi mbi nje gur apo mbi nje peme? Ajo pjese e saj qe qendron ne diell, anon nga e verdha ose e gjelberta dhe ajo pjese qeshe nen hije anon nga e bardha? Te pranishmit thane: Po na e shpjegon sikur ti ke ruajtur bagetin ne stan! Profeti a.s. vazhdoj duke u thene: “Ata njerez do te dalin prej atij lumi si perla. Ne qafen e tyre do kete vule, me ate te cileve banoret e Xhennetit do i njohin e do u thone: Keto jane te leruarit e Allahut xh.sh.!

Kur ata njerez do te dalin nga lumi Allahu xh.sh. do u thote: “Hyni ne xhennet, e cfare do qe te shikoni eshte e juaja!”

Ata te gezuar do thone: “O Zoti yne! Na ke dhene ate qe nuk i ke dhene askujt prej njerezve!”

Allahu xh.sh. do u thote: “Ka edhe me mire se kjo qe po shikoni!”

Ata do thone: “O Zoti yne! A ka gje me te mire se kjo qe na ke dhene!”

Allahu xh.sh. do u thote: “Po, ajo eshte kenaqesia Ime!” (Ahemdi etj, po ashtu lexo  Fethul Bari)

Pergatiti

Gezim KOPANI

_______

1.Sadan eshte nje llogj gjemb i ashper qe rritet ne Nexhda.

2.Nuk eshte e ditur se per sa kohe do qendrojne duke i bere ndermjetesim, e lutje Allahut per ti nxjerre prej zjarrit. Prandaj dalja e tyre prej zjarrit nuk do jete e castit.

3.Ketu tregohet se si do i nxjerr.

4.Thuhet se ky lum quhet “Lumi i jetes” i cili do i kthej nga hir ne formen e qe kan pasur.