Fshati Dedaj-Puke u themelua nga nje katolik e nje mysliman

Kjo eshte pamja e xhamis se vjeter e fshatit Lajthiz Puke, xhami ne te cilen pervec banoreve te fshatit Lajthiz ne kete xhami jane fal edhe banoret e fshatit Dedaj

Ne librin “Toleranca fetare e Shqiptareve ne zigzaget e historise“me autor K.Ulqini eshte shkruar zanafilla e themelimit te fshatit Dedaj te Pukes. Nder te tjera aty shkruan:

“Gojedhena popullore tregon se bashkesia Dedaj ne Puke zu fill nga nje katolik i ardhur fisi Shkrel (Malesi e Madhe). Pasardhesit e dy djemve te tij, njeri katolik e tjetri mysliman, formuan lagje te veçanta.
“Me 1637 lagja me banore katolike kishte katermbedhjete shtepi me 68 fryme dhe po kaq lagja me myslimane. Sipas Frang Bardhit nga i pari i tyre kishin kaluar kater ose pese breza”(1).
“Tre shekuj me vone, me 1927, ne Dedaj gjendeshin shtatedhjete e nje myslimane e shtatedhjete e pese katolike.”(2)
Banoret e të dyja lagjeve njeheshin te barabarte, nuk ekzistonte mendesi epersie e ardhur nga perkatesia e besimit mysliman.”

Marr nga libri: “Toleranca fetare e Shqiptareve ne zigzaget e historise.”, fq.65, autor Kahraman Ulqini

______
1.Frang Bardhi, Relacione… vellimi II, Tirane, 1965, fq. 75, 87.
2.Teki Selenica, Shqiperia me 1927, Tirane, 1928, fq. 505.

Pergatiti
Gezim KOPANI