Toleranca fetare gjate historise

Ne nje dorëshkrim i nje misionari ne Arkivin e Muzeut Historik te Shkodres, fq. 38-39, eshte shkruar: “Ne Lug te Baranit (Kosove) n’nji shpi rrishin bashke 12 t’krishtene e 18 turq (mysliman) d. m. th. nji vlla ishte turk e tjetri mbete i krishtene prej Berishet. Ky turku ishte i zoti i shpis, po m’thote, eja se kam edhe disa t’krishtene, vjen hoxha per ne, do t’vine edhe prifti per ta, por ma pare eja e me beko vorrin e nanes s’ames se ka deke e krishtene. Per njihere m’prini n’maje t’nji kodres ku kishin vorret. Si mrritme n’maje po i kallxon vorret e t’parve t’vet, e shkon tu vorri i s’ames e i thote; o mori nane ke  mendue se s’ta bie priftin, qe ta pruna. N’shpi na pritne mire. Kur e thame pjesen e rozares turqit s’bashin za. E kur thoshe epja Zot pushimin e pasosun ai mrapa me pergjegjte, amin. Kur erdh koha e meshes i qita jashte, por perpara se me çue meshen, madje n’urate e mija kishe perbri nji turk (mysliman) qi falej

Marr nga libri: “Toleranca fetare e Shqiptareve ne zigzaget e historise” me autor Kahraman Ulqini fq.42-43)

Pergatiti
Gezim KOPANI