Allahu xh.sh. thote:
“Ta , Sin, Mimë. Keto jane ajetet e librit (te Kur’anit) te plotkuptueshem. Qe po t’i lexojme ty nga
lajmi rreth Musait e faraonit, e qe eshte e vertete per nje popull qe beson. Me te vertete, faraoni ka ngritur kryet lart ne toke, e popullin e tij e ka grupezuar dhe nje grup prej tyre e shtyp, ashtu qe djemt e tyre ua mbyt, e grate e tyre ua le te jetojne. Vertet, ai eshte prej me shkaterrimtareve. Ne duam t’i lartesojme ata qe u shtypen ne toke, t’i bejme udheheqes dhe t’i bejme trashegues. Dhe atyre t’u japim pushtet ne toke, e faraonit, Hamanit dhe ushtrise se ketyre dyve t’ua tregojme ate qe i ruheshin (ia kishin friken).” (El Kasas; 1-6)
Po ashtu Allahu xh.sh. thote: “Permendju ne Liber (tregimin per) Musain! Ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i derguar, pejgamber. Dhe Ne e thirrem nga ana e djathte e kodres Tur, e afruamper t’i folur (te degjoje biseden tone). Nga meshira Jone i dhame vellain e tij Harunin, Pejgamber.” (Merjem; 51-53)
Musai a.s. rrjedh prej familjes se Jakubit, e Jakubi prej Is’hakut e ky prej profetit Ibrahim a.s. Musai a.s. erdh ne kohen kur faraoni bente gjatderdhje deri dhe ne mbytjen e femijeve, vecanarisht djemt e burrat ndersa grat i linte gjalle. Ky ishte populli me i zgjedhur, por qe sundimtari i tyre i ndau ne grupe te ndryshme, njer grup i keqtrajtonte, nje tjeter e shfrytezonte e keshtu me radhe. Ishin Beni Israilet te cilin rrjedhin nga Jakubi a.s. i biri i Is’ahkut e ky i biri i Ibrahimit a.s. Ata ruanin traditen e Ibrahimit a.s. dhe se nje dite do dal nje djalosh (i derguar) qe do ta hiqte qafe firaonin. Kjo shpres u hap gjeresisht ne popull, derisa fjala i shkoj dhe faraonit. Nga frika se do humbas pushtetin faraoni udheroi te mbyteshin te gjithe femijet meshkuj te cilet jane prej familjes se Ibrahimit a.s.
Sipas disa trasmetimeve thuhet se: “Faraoni kishte shikuar nje enderr se nga Mesxhidul Aksa kishte ardhur nje zjarr qe i kishte djegur te gjitha shtepit ne Egjipt dhe gjithe koptasit, ndersa pasardhesit e Israilit kishin shpetuar.”(Es Sudij, nga Ebu Saliu, Ebu Malik e ky nga Ibni Abbasi e Murre, e ky nga Ibni Mesudi)
Faraoni u zgjua i frikesuar dhe thirri te gjithe prifterinte, magjistaret etj dhe pasi u tregon per endrren i pyet: Si shpjegohet ajo? Ata i thane se: Nga atje do te lind nje djal prej Israiliteve i cili do tju zbres ju nga sundimi. Keshtu faraoni urdheroi te mbyten te gjithe djemt qe vinin nga familja e Ibrahimit a.s.
Allahu xh.sh thote: “Kur ua solli ai te verteten nga ana Jone, ata thane: “Mbyteni djemte e atyre qe i besuam atij, e lini te jetojne grate e tyre, por dredhite e tyre nuk ishin tjeter pos deshtim.” (Gafir;25)
Lajmi per mbytjen e foshnjave djem shqetesoj pa mase nenen e Muasait a.s. e cila ishte shtatezene edhe pse ajo nuk dallohesh.(1) Nena e Musait a.s. kishte edhe nje dal i cili kishte lindur rreth 1 apo dy vite para se faraoni te urdheronte mbytjen e djemve. Kur erdhi kohe qe te linde Musain a.s., ajo mendonte se cfare do bente me djalin e sapo lindur. Por Allahu xh.sh. i dha iden e ndertimit te nje arke, ne te cilen ta vendos djalin e saj, ta lidhte me litar dhe ta leshonte ne lumin Nil.
Allahu xh.sh thote;
“Ne nenen e Musait e inspiruam: t’i jape atij gji, e kur te keshe frike per te, atehere ate hidhe ne lum, e mos u frikeso as mos u pikello, se Ne do ta kthejme ate ty dhe do ta bejme ate nga te derguarit.” (El Kasas; 07)
Kur ndokush vinte, ajo e leshonte arken lidhur me litar bashke me djalin, kur kontrolli largohej ajo terhiqte litarin dhe merrte djalin.
Tregohet se nje dite nena e Musait a.s. e leshoi Musain me arke ne uje, por harroj ta lidhte litarin. Keshtu lumi Nil e dergoi ate afer pallatit te faraonit.(2) Sherbyesve u kishte terheq vemendje arka dhe e nxjerrin ate nga lumi. Meqenese arka ishte e mbyllur, sherbyesit nuk e hapin, dhe ashtu ia dergojne gruas se faraonit Asijes.(3)
Allahu xh.sh, thote:
“Vendose ate (femije, Musain) ne arke, e pastaj hidhe ne lume e lumi e dergon ne breg, ate e merr armiku im dhe i tij. E nga ana Ime mbolla (ne zemrat e njerezve) dashuri ndaj teje (Musait) e qe te edukoheshe nen mbikqyrjen Time.” (Ta Ha, 39)
Kur Asija hapi arken shikoj fytyren e ndricuar te Musait a.s., ajo u mahnit nga bukura e foshnjes dhe e mori ne krah. Me tu kthyer faraoni , pyet Asijen: Cfare eshte ky femije ketu, mbyteni?! Asija duke e marr ne krah Musain iu lut burrit qe tia falte femijen asaj dhe ky femije do jete gezim dhe ndoshta edhe dobi per te dy dhe keshtu le ta adoptojme ate, pasi nuk kemi femij.(4)
Allahu xh.sh thote: “E ate e gjeti familaja e faraonit ashtuqe ne fund ai tu behet atyre armik e deshperim. Vertet faraoni, Hamani dhe ushtria e tyre ishin kundershtar (gabonin me qellim). Gruaja e faraonit tha: Shpres gezimi per mua dhe per ty, mos e mbytni ate, ndoshta do te na sjelle dobi ose do ta adoptojme per femije. Pra ata nuk e dinin rrjedhimin.“ (El Kasas; 08-09)
Nena e Musait a.s. u merzit shume, per me teper kur mesoj se ku ndodhej djali i saj. Ajo i thote motres se saj qe te interesohet per Musain a.s., ta vezhgonte , me qellim qe te dinte gjendjen e djalit te saj. Keshtu Allahut xh.sh thote:
“Zemra e nenes sa Musait agoi e zbrazet (kur e kuptoi se ka rene ne duar te faraonit) dhe gati ta zbuloje ate (femijen), sikur te mos ia forconim Ne zemren e saj qe te behet e bindur ne premitimin e Allahut.“(El Kasas; 10)
Pasi nena e Musait a.s. u informua se djali ishte gjall e mir u qetesua. Por , Allahu xh,sh. beri qe Musai a.s. te kete nenen e vet prane. Tregohet qe Musai a.s. nuk pranonte gjumshtin e gjirit te grave te tjera, keshtu te shqetesuar vendosen te kerkojne per ndonje gruaqe per ta ushqyer. Teksa motra e tij po shikonte kete situate u thote atyre: Di nje grua qe mund te kujdeset per te. Keshtu ata vendosen qe te shkojne tek ajo gura e cila ne fakt ishte nena e Musait a.s.
Allahu xh.sh thote:
“Kur motra jote ecte (te percillte) e thoteshte: A doni tju tregoj ate qe do te kujdeset per te?E Ne te kthyem te nena jote, qe te gezohej ajo e te mos mbetej e merzitur…” (Ta Ha, 40)
Nena e Musait a.s. ndodhej ne shtepi, kur papritur shikon djalin e saj, ajo gati sa nuk e zbuloj qe ishte djali i saj, por u permbajt dhe pasi i kerkuan qe ta ushqej, Musai a.s. kesaj here pranoj gjumshtin e gjirit te kesaj gruaje.
Allahu xh.sh thote keshtu:
“Ashtu ate e kthyem te nena e vet qe ajo te jete e kenaqur e jo e pikelluar dhe qe ta kuptoj ajo se premtimi i Allahut eshte i vertet e i sigurt, por shumica e tyre nuk e dinin.” (El Kasas: 13) (5)
Me te ushqyer Musait a.s., sherbetoret nxituan qe ta njoftojne Asijen. Nga gezimi Asija vendosi qe gjidhenesja e Musait a.s. ta marr ne pallat, mire po ajo kundershtoi duke i thene se kam familje , burr e femije, keshtu qe mund ta ushqej kete femije nese e leni tek shtepia ime. Asija pranoi, madja duke i dhene dhe te hodha per kete sherbim.
Keshtu e lumtur nena e Musait a.s. e rriti ate te shendetshem. Sic tregohet edhe ne Kur’an Allahu xh.sh kishte leshuar tek Musai a.s. nje drite, qe kushdo qe ta shikoje ta dashuroje ate djale (Shiko suren Ta Ha ajeti 39) Keshtu gjithkush e donte Musain a.s., i cili u rrit, leshoj trup, u be i zgjuar ,dhe sipas dijetareve kur ai mbush rreth 40 vjec shkon tek nje qytet i quajtur Medjen.(6)
Allahu xh.sh thote:
“Pasi ai (Musai) e arriti moshen madhore dhe u be i pjekur, Ne i dhame atij urtesi e dituri. Keshtu ne i shperbljme bamiresit.” (El Kasas; 14)
Rruges has dy njerez duke u rrahur. Njeri ishte prej kopteve (pra prej fisit te faraonit) e tjeter ishte prej fisit te Musait a.s , ky i fundit i kerkon ndihme Musait a.s., keshtu Musai a.s. e godet tjeterit me gusht dhe e mbyt.(7)
Allahu xh.sh thote:
“Ai hyri ne qytet ne nje kohe te pahetuar prej banoreve te tij. dhe ne te gjeti dy veta qe po ziheshin, njeri prej ithtareve te tij e tjetri prej armiqeve te tij, e ai i anes se tij i kerkoi ndihme kunder armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq…” (El Kasas; 15)
Profeti Musa a.s. nuk donte qe ta mbyste, por vec ta friksonte. Per kete Musai a.s. tha: “O Zoti im! e ngarkova veten e ti me fal mua!” (El Kasas; 16)
Te nesermen i shqetesuar Musai a.s. del ne qytet, duke menduar se do e marr vesht faraoni se ka vrare nje person per me teper te gjirit te tij. Ne rruge shikon personin qe e shpetoj duke u rrahur, por kete here Musai a.s. nuk ben te njejtin gabim, duke i thene: Nuk je ne vete, qenke i cmendur, apo mos deshiron te me fusesh ne poziten e djeshme (ku mbyta nje njeri)? Keshtu ai mesoi se Musai a.s. kishte mbytur njer njeri. Ai nxitoj per ti treguar faraonit se Musai kishte mbytur nje njeri. Faraoni dergon njerezit per te marr Musain a.s. mirepo nje person i tregon Musai a.s. per cfare kishte urdheruar faraoni.Musai a.s. u largua nga qyteti e rruges thoshte: “O Zoti im! Me shpeti prej popullit zullumqar!“ (El Kasas; 21)
Kurre me pare Musai a.s. nuk kishte dal jasht Egjiptit, dhe duke u larguar filloj ta ze frika dhe me shume pasi nuk dinte asnje rruge, dhe druhej se ndoshta do bie ne duart e ushtareve. Ne kete gjendje Musai a.s. duke ecur ne drejtim te Medjenit tha: “Shpresoj qe Zoti im te me orientoje rruges se drejte.” (El Kasas; 22) Kur arriti tek uji i Medjenit, gjeti nje grumbull njerezish qe po i jepnin bagetive uje, e pak me larg prej tyre shikoj dy vajza qe po i ndalonin (kafshet e tyre) e u tha: Cfare eshte kjo pune e ju dyjave, pse nuk u jepni uje dhe ju bagetive? Ata i thane: Ne nuk u japim uje deri sa te largohen barinjte (ishin besimtare, nuk bashkoheshin me meshkujt). Atehere Musai a.s. mori bagetit e dy grave dhe u dha uje te pin. Gjate rruges Musai a.s. ishte lodhur shume. Ka nga ato qe thone: Musai a.s. nuk kishte ushqim, dhe gjate udhetimit ka ngrene barishte pasi uria e kishte lodhur tejet mase, pastaj u largua anash nen nje hije e tha: “O Zoti im! Une kam nevoje per cfardo qe te me japesh!” (El Kasas; 23-24) Kur dy vajzat e degjojne kete, me nxitim i tregojne babait te tyre, dhe njera nga vajzat me koken ulur erdhi tek Musai a.s. e i thote: Babai im te therret qe te paguaj ty shperbilimin qe u dhe uje bagative tona. Musai a.s. pranoj, dhe gjate gjendrimit me burrin e moshuar i tregon ngjarjen e ndodhur. Plaku i moshuar (8) i thote: “Mos ke frike, paske shpetuar nga populli zullumqar.” (El Kasas; 25)
Dy vajzat teksa degjuan per ngjarjet qe i kishin ndodhur Musai a.s. i thone babait te tyre: “O babai im! Merre kete burre, dhe kundrejt pages te punoje per ne, pasi eshte njeri i mir dhe besnik.” Ai (Shuajbi) i thote Musait a.s: “Une deshiroj te martoje ty me njeren prej ketyre dy vajzave te mija, me kusht qe te me sherbesh tete vjet, e nese i ploteson dhjete, ai eshte vullneti yt, e une nuk deshiroj te rendoj ty, e ne dashte Allahu , ti do te gjejsh tek une mirekuptim. Musai a.s. tha: “Kjo le te mbetet mes meje dhe teje, e cilindo afat qe do ta kryej nga keta te dy, nuk do kete pergjegjesi per mua. Per kete qe themi Allahu eshte garant.” (El Kasas; 26-28)
Keshtu profeti Musa a.s. kaloi dhjet vite duke plotesuar keshtu afatin me te gjate. Sipas transmetimeve profeti Muhammed a.s. ka thene:
“E kam pyetur Xhibrilin se cilin prej afateve ka permbushur Musai a.s?Dhe me ka thene: Me te gjatin dhe me te plotin.” (Taberani, Hakimi etj)
Ne nje transmetim tjeter profeti Muhammed a.s. pasi ka cituar thenjet e mesiperme mbi afatin nder te tjera ka thene: “Nese ndonje te pyet se me cilen vajze eshte martuar Musai a.s , thuaju me vajzen e vogel.” (Nga Ebu Dherri r.a.)
Pasi kaluan dhjet vite, Musai a.s. kishte vendosur qe te largohej dhe i thote bashkeshortes se tij: “Te kerkojme dicka nga babai yt (Shuajbit a.s.) qe kur te largohemi te kemi me cfare te jetojme”. Keshtu ajo i kerkon babait te saj, dhe Shuajbi a.s. u jep disa dele te cilat do te lindnin ate vite, Musai a.s. mori nje shkop, dhe u jep te pi deleve uje.(9)
Ngjarja e zjarrit ne malin e Turit
Na trasmetimeve kemi se: Nje nate te fohte diku afer imsakut (para linjdes se diellit), Musai a.s. sebashku me bashkeshorten e tij dhe dy femijet, po ashtu dhe delet, nisen per ne udhetim. Gjate udhetimit ato humbet rrugen. U munduan te gjejne rrugen por nuk ia arriten. Teksa Musai a.s. po perpiqej papritur ne drejtim te kodres Tur, veren nje zjerr (10) qe ndizej. Ne kete moment Musai a.s. i thote familjese se tij: “Qendroni ketu, une kam verejtuar nje zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonje lajm, ose nje ure nga zjarri qe te ngrohemi.” (El Kasas , 29)
Ndersa ne nje ajet tjeter Kur’anor Allahu xh.sh. thote:
“Kur ai shikoj nje zjarr, i tha familjes se vet: Rrini ku jeni, se shikova nje zjarr, e une ndoshta do tu sjelle ndonje gace prej tij, ose do te gjeje te zjarri ndonje udherrefyes.”(Ta Ha, 10)
Duke ju afrua zjarrit Musai a.s. shikoj nje dru gjembash te gjelber qe po ndizej dhe sa me shume qe ndizej zjarri aq me shume gjelberohej, kjo e habiti pa masa ate. (11) Kur Musai a.s. ju afrua zjarrit, degjoj nga zjarri zerin qe i thote: “O Musa! Vertet, une jam Zoti yt, hiq ate qe ke mbathur (kepucet) se je ne luginen e shenjte Tuva.“(Ta Ha,11-12) Nders ne ajetin 30 te sures El Kasas Allahu xh.sh, thote: “Kur arriti tek ai (zjarri) nga ana e djathte e lugines se atij vendi te bekuar me peme u thirr: O Musa, s’ka dyshim se Une jam Allahu, Zoti i boteve.” po ashtu kjo gje permendet edhe tek surja Nemel, ajo 09.
Per ti dhene zemer, Allahu xh,sh, ia beri te qarte se kjo bote eshte kalimtare, po ashtu Allahu xh.sh e inkurajoi ne rrugen e tij duke i thene se Une jam me ty. Per tia treguar kete Allahu xh.sh pyet Musain a.s. “O Musa, cfare eshte ajo qe ke ne doren e djathte? Musai a.s. tha: Eshte shkopi im qe mbahem ne te, dhe me te shkund (gjethet nga drunjte) bagetive te mia dhe me te kryej dhe pune te tjera. Atehere Allahu xh.sh i thote: Hidhe ate, o Musa! Ai e hodhi ate, kur ja, ai u be nje gjarper i madh qe levizte me shpejtesi.(12) Allahu xh.sh i tha: Kape ate, e mos u frikeso, se Ne do ta kthejme ate perseri ne gjendjen e meparshme! Dhe fute doren tende nen sjetullen tende e do ta nxjerresh ate te bardhe pa asnje te mete. Kjo eshte nje mrekulli tjeter. Kete e beme ne menyre qe te mundesojme te shohesh disa nga argumentet Tona te medha.” (Ta Ha, 17-23)
Pervec ndodhis me shkopin, Allahu xh.sh i thote Musai a.s. qe kur te kete frike te vendos doren e tij ne kraheror , ne Kur’an thuhet: “Fute doren ne xhep e ajo do te dale e bardhe pa ndonje te mete dhe shtrengoje per krahun tend kur te frikesohesh. Keto dy argumente nga Zoti yt per te faraoni dhe rrethi i tij, se me te vertet ata jane popull i prishur.” (El Kasas; 32)
Pas kesaj Allahu xh.sh e urdhero Musain a.s. duke i thene: “Shko te faraoni se ai ka ngritur koke” (Ta Ha, 24). Musai a.s. i thote: “O Zoti im! Une kam mbytur nje njeri prej tyre, dhe friksohem se do te me mbysin!” (El Kasas,33) Musai a.s. gjithashtu tha; “Ma zgjero (me ndihmo) gjoksin tim.” (Ta Ha, 25-26), “Do me shtrengohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do te me leshohet gjuha (13) ime (te flas rrjedhshem), prandaj beje pejgamber Harunin. Kam nje faj ndaj tyre e kam frike se do te me mbysin (per hakmarrje) Allahu xh.sh i thote: Kurrsesi (nuk do te mbysin), po shkoni ju te dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju veshtruesit tuaj (ju degjojme e ju ndihmojme). Shko dhe faraonit thoni: Ne jemi te derguar nga Zoti i te gjithe boteve.” (Esh Shuara; 12-16)
Pervec ketyre dy mrekullive Allahu xh.sh. i kishte dhene Musai a.s. edhe shtat te tjera, kjo e qartesuar ne suren Isra ku thuhet: “Ne i patem dhene Musait nente argumente (mrekulli) te qarta…” (El Isra, 101)
Musai a.s. i gezuar u kthye tek familje e tij, ku i tregon se Allahu xh.sh eshte me te dhe se Allahu me ka urdheruar: “Shko te faraoni se ai ka ngritur koke (eshte bere arrogant)”.
![]() |
Ilustrim |
Tregohet se Musai a.s. kthehet tek nena e tij ku e gjen dhe vellaun etij Harunin dhe nenen e tij duke gatuar supe. Me pas Musai a.s. i tregon Harunit a.s. se cfare e kishte urdheruar Allahu xh.sh. Keshtu Musai a.s. sebashku me Harunin shkuan tek pallati i faraonit por e gjejne te mbyllur, atehere Musai a.s. u drejtohet rojeve qe ta lajmerojne faraonit per pranin time ketu, mirepo rojet filluan te tallen me te. Disa thone; Kjo gje u perseri disa dite pasi nuk i lejonin qe te hynin brenda.. Disa thone se ata te dy u lejuan te futen pas dy viteve. Disa thone se Musai a.s. eshte paraqitur tek pallati dhe me shkpin e tij ka trokitur ne dere, gje qe e shqetesoj faraonin dhe urdheroj qe ta sillnin ate.
Kur dolen para faraonit i thane faraonit: “Ne jemi te derguarit e Zotit te boteve, te kerkojme te lejosh beni israilet te vijne me ne (ti lirosht nga dhuna). Faraoni tha: A nuk te rritem ty si femije ne mesin tone, ku i kalove disa vjet te jetes tende. Dhe ti e bere ate punen tende qe e bere (14), ti je mohues. Musai a.s. tha: E bera ate, atehere kur isha i pavetedijshem. Prandaj, dhe ika prej jush kur u frikesova nga ju, e Zoti im me dhuroi urtesi dhe me beri nga te derguarit.”(Esh Shuara,17-21)
Faraoni e pyet Musain a.s.: “E cili eshte ai zot i boteve (qe ju dergoi)?
Musa a,s, tha: Zoti i qiejve dhe i tokes dhe cfare ka ndermjet tyre, nese bindeni!
Ai (faraoni) personave per rreth u tha: A nuk e degjoni?
Musai a.s. tha: Zoti juaj dhe i prinderve tuaj te pare!
Faraoni tha: Vertet,i derguari juaj qe u eshte derguar juve, me siguri eshte i cmendur.
Musai tha: Ai eshte Zoti i lindjes e i perendimit dhe cfare ka ndermjet tyre, po qe se kuptoni.
Faraoni tha: Nese ti beson zot tjeter pos meje, do te gjendesh ne mesin e te burgosurve.
Musai tha: Dhe nese te sjell ndonje argument te qarte?
Faraoni i tha: Sille pra, nese e thua te verteten.
Atehere Musai a.s. e hodhi shkopin e vet, i cili u shnderrua ne gjarper te vertet. Nxori doren prej xhepi (15), kur ajo ne sy te shikuesve flakeronte nga bardhesia.
Faraoni u drejtua paris qe e rrethonte: Vertet ky qenka magjistar shume i afte , qe me majin e vet deshiron t’ju deboje nga toka juaj, cfare me propozoni?
Paria i thote faraonit: Shtyje kete ceshtje qe te sjellim magjistaret e te dijshmit ketu. Magjistaret u tubuan ne kohen e caktuar. Therrasin popullin qe te tubohen qe te mbeshtesnin magjistaret e tyre.
Kur erdhen magjistaret i thane faraonit: A do te kete shperblim per ne nese dalim fitimtar? Ai u tha: Po , madje pervec shperblimit do jeni prej njerezve te afer.
Musa a.s. u tha: Hidhmi ate qe keni per te treguar.
Magjistaret hodhen litaret dhe shkopinjte e tyre te cilet u bene gjarperinje duke thene: Per hir te madherise se faraonit, ne me siguri do te jemi fitimtare.
Atehere dhe Musai a.s. hodhi shkpin e tij i cili menjehere u kthye ne gjarper duke gelltitur te gjithe te tjeret.
Te habitur magjistaret u perkulen , ran ne sexhde (16) e thane: Ne i besuam Zotit te boteve, Zotit te Musait e te Harunit.
Faraoni tha: I besoni atij , para se tju them une cfare do benit? Musai ju paska mesuar magjin, keni per ta marr vesht ma vone, do u shkurtoj duart dhe kembet…
Magjistaret thane: Ska rendesi, ne kethehemi tek Zoti jone, shpresojme tek Zoti i jone meqenese jemi dhe besimtaret e pare, dhe Zoti i jone do na fal mekatet tona.(Lexo suren Esh Shuara ajeti 23-51)
Ndersa ne suren Ta Ha thuhet keshtu: Ai faraoni tha: Kush eshte Zoti i ju duve o Musa? Musai a.s. tha: Zoti yne eshte Ai qe cdo sendi i dha formen e vet, pastaj e udhezoi ate. Faroni tha: Si eshte gjendja e popujve te meparshem. Musa a.s. tha: Dija per ata eshte te Zoti im, e shenuar ne nje liber. Zoti im nuk gabon e as nuk harron. Zoti im i cili per ju e beri token si djep, per te miren tuaj hapi rruge neper te, leshoi shi prej se larti, e kjo qe te mbije bime te llojeve te ndryshme. Hani ju dhe kullotni kafshet tuaja nga ato bime. Vertet per te gjitha keto ka argumenta per ata qe kane mendje te shendoshe. Prej tokes ne u krijuam ju, e ju do tu kthejme perseri ne te, e prej saj do tju nxjerrim per nje here. Ne ia beme te mundshme atij qe ti shohe te gjitha argumentat tona por ai genjeu ato dhe i refuzoi. Faroni tha: O Musa, a mos na ke ardhur qe me magjine tende te na nxjerresh prej tokes tone?(Ta Ha, 49-57), po ashtu mund te lexoni dhe suren Araf nga ajeti 103-126), suren Junus ajeti , 75-82, etj
Keshtu faraoni dhe populli i tij nuk besojne Musain a.s. duke e kthyer kete ceshtjen me te rendesishme.
Lexo pjesen e dyte duke klikuar ketu: http://gezimkopani.com/2019/07/13/jeta-e-profetit-musa-a-s-pj-2/
_________
1.Disa thone qe nena e Musait a.s. quhej Ajarihe e disa te tjere Ajadhih.
2.Disa shpjegues thone qe Allahu xh.sh ka dashte qe Musai a.s. te shkoj tek pallati i faraonit
3.Thuhet se Asia ishte vajza e sundimtarit te egjiptit ne kohen e Jusufit a.s. ndersa disa te tjere thone se ishte prej fisit te israliteve prej se ciles i perkishte edhe Musai a.s. Ka disa te tjere qe thone se ajo ishte halla e Musaita.s. (Trns, Es Suhejl)
4.Per shkak te mbrojtes se Musai a.s. Allahu xh.sh e shenoi emrin e Asias prej banoreve te xhennetit.
5.Ngjarja e profetit Musa a.s. i eshte treguar gjeresisht profetit Muhammed a.s. nga meleku Xhibril.
6.Para profetit Musa .a.s qyteti i Medjenit u shkaterruar nga Allahu xh.shpasi njerzit e ketij qyteti adhuronin Ejken, e jo Allahun xh.sh., dhe ky ishte populli i profetit Shuajb a.s.
7.Disa thone qe Musai a.s. e ka goditur me shkop, disa te tjera me grusht etj.
8.Plaku i moshuar ishte profeti Shuajb a.s.
9.Tregohet se keto dele ishin te races samirije, dele te cilat prodhonin sasi te vogel gjumshti, aq sa pothuajse nuk mund te milej me dore.
10. Ka mendime qe shpjegojme se vetem Musai a.s. e ka shikuar zjarrin, pasi ky zjarr ne realitet ishte drite. te cilen jo cdokush mund ta shikonte.Kete e bazojen tek ajeti i sures El Kasas 29 ku thuhet: “Ndoshta do tju sjell nga ai ndonje lajm.”
11.Disa thone se drita e zjarrit ia kishte marr per momentin shikim e syve, per shkak te drites se forte.
12. Musai a.s. u friksua dhe zuri te largohet, por Allahu xh.sh e urdheroi qe te kthehet e ta kapte gjarprin nga bishti.(El Kasas; 31) Dhe kur e kape ate, gjarperi u kthye ne shkop.
13.Thuhet se kur Musai a.s. ishte i vogel faraoni ia kishte vene nje gace ne gjuhe, nderkohe qe ai tentonte te thoshte fjalet e para. Ne kete kohe ka nderhyre Asia duke i thene se eshte femije i vogel dhe nuk ka cfare te bej. Ne nje version tjeter kemi se faraoni kishte vendosur Musait a.s. te vogel para ti nje frut dhe nje gace zjarri. Kur u rrit Musai a.s. belbezon, keshtu Musai a.s. iu lut Allahut xh.sh qe tia heq belbezimin, ne Kur’an thuhet keshtu: “Ndersa, faraoni thirri popullin e tij e u tha: Populli im, a nuk eshte i imi pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjeve qe rrjedhin nen pallatin time, a nuk e shikoni. Pra , une jam me i mire se ky qyqar se mezi flet.”(Ez Zuhruf, 51-52)
14.Me pare Musai a.s. teksa po ndante dy persona, njerin duke e goditur me grusht, vdiq.
15.Tregohet se kur Musai a.s. nxori dorej nga kraherori ajo rrezatonte drite, si te ishte nje pjese e henes. Njerezit u habiten. Musai a.s e futi per here te dyte doren ne kraheror dhe e nxori duke treguar pamjem e zakonshme te saj.
16.Sipas disa dijetareve thuhet se kur magjistaret jane ne sexhde ato kan shukuar vendbanimet e tyre ne xhennet.(Seid b. Xhubejri etj) prandaj magjistaret nuk ia vun veshin faraonit.