Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 2

Faraoni dhe populli i tij (koptasit) kunder profetit Musa a.s.

Pasi ngjarjes me shkopin e Musait a.s. dhe magjistareve te cilet pranuan islamin, duke i paraqit Faraonit agrumente te qarte (1) Faraoni i thote Musait a.s.: “Mos na ke ardhur me magjin tende te na nxjerresh nga tokat tona?(Ta Ha, 49-57)

Musai a.s. u tha: “Kerkoni ndihme prej Allahut dhe kini durim. Ska dyshim toka eshte e Allaht, ia le ne trashegim atij qe do nga robt e Tij, e ardhmja e lumtur eshte per te devotshmit.” (El Araf, 128)
Ne kete kohe faraoni kishte si vezir apo kryeminister te quajtur Haman dhe Karunin  te cilet ishin besnik te faraonit. Ata sebashku me popullin i thane faraonit: “Te paret nga populli i faraonit thane: A do te lejosh Musain dhe ndjekesit e tij te bejne percarje ne toke dhe te braktisin ty dhe zotat e tu?Faraoni tha: do tua mbysim djemte e do ti leme te gjalla grate e tyre per sherbim, ne jemi dominues mbi ta.”(El Araf, 127) po ashtu ne suren Gafir kemi: “Faraoni , Hamani e Karuni i than musait: “Magjistar dhe genjeshtar.(Gafir ,24)

Pervec magjistareve thuhet se Musait a.s. i kan besuar edhe tre persona te tjere, Njeri qe ka ardhur nga skaji i qytetit, njeri qe ishte nga familja e faraonit (2) dhe gruaja e faraonit. Allahu xh.sh. thote: “Kur ua solli ai (Musai) te verteten nga ana Jone, ata thane: “Mbyteni djemte e atyre qe i besuan atij, e lini te jetojne grat e tyre..”(Gafir, 25)
Keshtu faraoni mori vendim qe ta mbyste Musain a.s.  duke thene: “Me lereni ta mbys Musain, e ai le ta therresa Zotin e vet, pse une kam frike se po ua ndryshon fene tuaj, ose po nxit trazira ne vend.” (Gafir. 26) ky besimtari i cili nga frika fshehte besimin tek Musai a.s. tha : Mendo mir per pasojat qe mund te vine nga ky veprim. Ne Kur’an kalon keshtu: “A doni te mbysni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte Allahu?Nese ai genjen e ka per veten e tij, nese thote te verteten atehere do tju godas dicka e madhe. Sot pushteti eshte i juaj, kush do te na mbroje prej denimit te Allahut nese ai na perfshin? Faraoni thote: Une nuk kam mendim tjeter pos atij qe ju thashe..” (Gafir, 28-29)
Nderkohe profeti Musa a.s. i thote faraonit: “Une iu kam mbeshtetur Zotit tim dhe Zotit Tuaj qe te me mbroje prej cdo kryeneçi, qe nuk i beson dites se pergjegjesise.”(Gafir,27)
Nderkohe ai qe kishte besuar tha: “O populli im, une kam frike per ju se po u gjen si i gjeti popujt e meparshem, si rasti i popullit te Nuhut, te Adit, te Themudit dhe te atyre qe ishin pas.Allahu nuk ben padrejte ndaj robereve. O populli im, une kam frike per ju diten e britmes (te mjeremit), Diten kur nga frika ktheheni te ikni, e nuk ka kush qe ta prapesoje prej jush denimin e Allahut, Ate qe Allahu e le te humbur, per te nuk ka ndonje qe e drejton.( Gafir, 30-33)
Faraoni tha: “O populli im a nuk eshte i imi pushteti i Egjiptit dhe i ketyre lumenjve qe rrjedhin nen pallatin tim?Une jam me i mir (me i zoti) se ky qyqar qe mezi flet” (ez Zuhruf, 51-52) Ne nje sure tjeter kemi: “I tuboi te gjithe te vetet dhe u mbajti fjalim duke u thene: Une jam zoti juaj me i larte.” (En Naziat, 23-24)

Ndeshkimi me: Vershime, karkaleca, rriqa, bretkosa dhe gjak

Musai a.s, u tha: Cfare eshte keshtu, une ju therras ne shpetim, e ju me thirrni per ne zjare. Me thirni te mohoj Allahun dhe ta adhuroj ate qe nuk di asgje per te , e une ju therras per te i gjithfuqishmi mekatefalsi.Do tju bjere ndermend cfare po u them.(Gafir, 41-44)
Faraoni i thote Hamanit: Ndertoma nje ndertese (ndertese te madhe)e ndoshta do ti gjeje rruget. e ta shoh Zotin e Musait pse une mendoj se ai eshte genjeshtar.(Gafir,36-37)
Keshtu Allahu xh.sh. e ndeshkoj popullin e faraonit me vite urie dhe me paprodhueshmeri (3)qe ato te kthehen ne rrugen e drejte. Kur ishin mir thonin, kete e kemi merituar, e kur i vinde donje e keqe thonin kete e kemi nga Musai. Keshtu Allahu xh.sh. u dergoj vershima (4), karkaleca(5) , bretkosa (6), edhe gjak (7), rriqa(8), etj , shenja te qarta por ata nuk besuan, ishin prej krimineleve , te pabindur. Te gjitha vuatjet kaplonin vetem faraonin dhe ndjekesit e tij, ndersa ato te Musait a.s. jo, duke u tregouar qartazi se Musai a.s. ishte i derguari i Allahut xh.sh.
Vuatjet u shtuan shume dikush ju drejtua profetit Musa a.s. duke i thene: Lute Zotin per ne, e nese na largon kete vuajte do te besojme ty. (Araf,134) Profeti Musa a.s. ju drejtua Allahut xh.sh me lutje dhe vuatjet u larguan, por ata shkelen premtimin duke mos e besuar perseri profetin Musa a.s.

Tregohet se profeti Musa a.s. ishte udheruar qe te shkonte tek nje goder rere e ta godas ate me shkopi nga ku dolen rriqrat te cilat pushtuan shtepit, ushqimet e jo besimtareve. Per shkak te hallit qe i kaploi i kerkuan perseri ndihme profetit Musa a.s, dhe se do ta besonin ate. Perseri profeti Musa a.s. e luti Allahun xhs.sh dhe perseri ua lagoj vuatjen por ata perseri nuk e besuan si te derguar profeti Musa a.s. keshtu ndodhi me te gjitha vuatjet.
Allahu xh,sh thote ne Kur’an:
Sa here qe u kaplonte belaja ata thane: O Musa lute per ne Zotin tend me ate merite qe e ke, nese ne e largon denimin ne do te pranojme ty dhe do ti lejome beni israilet te jene me ty. E kur e larguam nga ata denimin per deri ne nje afat qe do te arrinin, ata e thyen besen.”(El Araf, 134-135)
Edhe pse Allahu xh.sh. ua solli argumente te nje pas njeshme, u tregoj se Musai a.s. ishte i derguari i Allahu xh.sh, ata vec sa talleshin me te, por kur faraoni i thote Hamanit me piq qerpiçet e ma nderto nje ndertes te gjate deri ne qiell qe te shkoj tek zoti i Musait pasi zoti i tij eshte genjeshtar. Me kete faraoni dhe ndjekesit e tij vulosen fatin e tyre. Allahu xh.sh faraonin dhe gjith ushtrin e tij e mbyti.

Disfata e Faraonit dhe ushtrise se tij dhe ngjarje e detit

Disfata e faraonit ka ndodhur diten e dhjete te muajit muharrem qe ndryshe njihet si dita e ashures. “Kur profeti Muhammed a.s. arriti ne medine, hebrenjte agjeronin diten e ashures, per kete Muhammedi a.s. i pyeti per arsyen e agjerimit ata than: Kjo eshte dita ku Musai a.s. fitoj kunder faraonit. Me kete rast Muhammedi a.s, tha: “Musai eshte me afer me ju sesa per ata, prandaj agjeroni edhe ju(Buhari, Muslimi)

Faraoni dispononte nje ushtri te madhe, ata mbaheshin me te medhenj ne toke (9), kjo beri qe ato ta ndijenin vete te forte aq sa faraoni e quante veten zot. Keshtu nje dite Musait a.s. i vjen lajmi nga njeriu i cili nga skaji i qytetit shkon dhe i thote: “Dhe erdhi nje njeri qe ngutej nga ana me e larget e qyteti e tha: O Musa, paria eshte duke biseduar  me te mbytur ty, pra ti ik, une jam keshilluesi yt.”
E profeti Musa i friksuar doli duke thene: O Zoti im, me shpeto nga populli zullumqar.”(El Kasas, 20-21)
Tregohet se vendimi per mbytjen e Musait a.s. u mor gjate nje feste te madhe. Kur ndjekesit e degjuan kete , u shqetesuan njeri shkoji tek Musai a.s. per ti treguar. Keshtu edhe ato pak ndjekes te Musait a.s. u pergatiten qe te largoheshin nga festa, mire po edhe fraoni kishte pergatitur ushtrin e tij.
Lajmetari i tregon Musait a.s. per pasuesit e tij dhe filloj te lus Allahun xh.sh dhe ta mallkoj faronin , dhe sic tregohet kur Musai a.s. bente lutjen dhe mallkimin vellai i tij Haruni thoshte: Amin.
Ky mallkim zuri faraonin dhe ndjekesit e tyre, ate gje qe kishim me qef si arin, alkolin Allahu xh.sh i ngurtesoj te gjitha. (11) Ne kete nata ata u nisen drejt shamit.Allahu xh.sh thote:
Ec bashke me robt e mi nate, pasi ata do ju djekin.” (Duhan 23)

Kur faraoni degjoj per ta saqe menjehere thirri ushtrin e tij neper qytet. Faraoni u tha, ky grup i vogel po na lodh prandaj kapeni. Keshtu faraoni sebashku me ushtrin e tij ndoqi gjurmet e tyre. Gjate rruges, duke u larguar nga faraoni dhe ushtria e tij, Musai a.s. bashke pasuesit e tij rruga i nxori perbal detit. Nga larg Musai a.s. vuri re se ushtria i kishte zene. “Keshtu ne agim faraoni me ushtrin e tij i zuri.“(12) Shoket i thane Musai a.s.: Na kapen! Musai a.s. u tha: Jo, ne asnje menyre.Me mua eshte Zoti im, ai do na tregoj rrugen. Pasuesit e profetit Musa a.s. i zuri frika, dhe filluan ti kerkon Musait a.s. se cfare do benin. Ne keto çaste shume te veshtira, aty ky shprese nuk kishin, Allahu xh.sh i thote profetit Musa a.s: “Bjeri me shkop detit.”(Shuara, 63) dhe Musai a.s. ashtu beri dhe deti menjehere u nda ne dy pjese, secila i ngjante nje mali te larte.Rruga ishte e tha, qe populli te kalonte lirshem. Musai a.s. u thote ndjeksve te tyre: Ja ku eshte rruga, vazhdoni. Por ato kishin frike pasi gjith ai dete mendonin se do te mbyteshin, por perseri profeti Musa a.s. u thote: “Mos frikesoheni se do ju kap kush, dhe as do te mbyteni.”(Taha, 77)
Kjo mrekulli kaq e madhe mahnit pasuesit e Musait a.s. por edhe ushtrin e faraonit te cilet nga larg u habiten me ate qe shikuan, dhe ashtu qendruan duke shikuar. Kur menduan se cfare vuajtjesh kan kaluar me pare, dhe se si Musai a.s. u ka larguar, hezituan qe te ndjekin Musain a.s. Faraoni i tha ushtirs: Shikoni se si u hap deti per mua qe ti ze ata , prandaj ecni kapini ato . Keshtu ata filluan ti ndjekin(13) Keshtu kur Musai a.s. doli ne anen tjeter te detit , Allahu xh.sh e urdheroi perseri qe me shkopin e tij te godas detin dhe ai mbuloj faraonin dhe ushtrin e tim me dallge. (Ta Ha, 78-79) Kur po mbytej faraoni tha: “Besoj se ska zot tjeter pervec Atij qe i besonje bijte e izraelit, dhe une jam nder myslimanet. Por faraonit nuk ju pranua kjo deshmi, ky pendim, dhe ne keto caste Allahu xh.sh iu pergjigj: Tani po me beson? nderkoh qe me pare nuk me besoje. Sot po te shpetojme ty me trupin tend , qe te sherbej si argument per ata qe vijne pas teje…(Junus 90-92)
Tregohet se nje rast teksa Xhibrili a.s. po bisedonte me profetin Muhammed a.s. , Xhibrili i ka thene: “Nuk ka urryer ndonje me shume se sa faraonin. Teksa po mbytej vec tme shikoje o i Derguari Allahut , se si ia mbushja gojen me uje me qellim qe te mos deshmonte se nuk ka zot tjeter pervec Allahut. Kisha frik se mos e meshiron Allahu.(Hadith daif, Ahmedi)
Ajo qe nuk mendohej ndodhi, pas kesaj ndodhi disa qe e besonin faraonin than se ai nuk ka vdekur pasi eshte i pavdekshem, keshtu thuhet se Allahu xh.sh urdheroi detin qe ta nxjerr ate ne nje vend. Ne trupin e tij kishte shenja (pazmoren) qe konfrimonin se eshte faraoni.

Pergatiti
Gezim KOPANI
Lexo pjesen e fundit (3) duke klikuar ketu: http://gezimkopani.com/2019/07/13/jeta-e-profetit-musa-a-s-pj-3/

______
1.Allahu xh.sh thote: Ne e derguam Musain me agrumenta tona te qarta (te faraoni), Hamani dhe Karuni e ata thane: Ky eshte magjistar dhe genjeshtar.” (Gafir 23-24)
2.Disa thone se ishte djali i xhaxhait te faraonit,disa thone qe ai quhej Sheman (Es Suhejli) disa te tjere thone se ka pasur emrin Hajr.Gjithsesi Allahu xh.sh ne lidhje me kete thote: “Nje besimtare nga familja e faraonit qe e fshehte besimin e vet tha: “A doni ta mbytni nje njeri vetem pse thote Zoti im eshte Allahu e ai u ka sjell argumenta prej Zotit tuaj. Nese ai eshte genjeshtar, per veten e tij genjen, nese thote te verteten, juve do tju godas dicka nga ajo qe ai ju premton. Ska dyshim se Allahu nuk udhezon ne rruge te drejte ata qe tejkalon edhe eshte genjeshtar.(Gafir, 28)
3.Shiko suren Araf, 130 e ne vazhdim
4.Sipas Ibn Abassit thuhet se vershimet ishin per shkak te shirave te medha te cilat vershuan dhe shkaterronin te gjitha te mbjellat. Kjo kjo dodhte here pas here.
5.Sipas nje hadithi kur eshte pyetur profeti Muhammed a.s. per karkalecat ka thene: “Ajo eshte ushtria me e madhe e Allahut xh.sh.(Ebu Davudi), po ashtu ka mendime se ato ishin miza, dikush tjeter thote se jane insekte te vogla deri tek ato qe mendoj se kan qene pleshta.
6.Thuhet se Allahu xh.sh u kishte leshuar aq shume brekosa saqe kur fillonin ne hanin, bretkosat kercenin tek goja e tyre per te hyre brenda.
7.Tregohet se Allahu xh.sh. lumin Nil ua kthej ne gjak, e ato nuk pinin dot uje. Po ashtu kur merrnin uje nga bunari, uji kthehej ne gjak.
8.Tregohet se profeti Musa a.s. ishte udheruar qe te shkonte tek nje goder rere e ta godas ate me shkopin e tij. Musai a.s. shkon tek godra dhe i bie asaj me shkopin e tij.Nga ajo filluan te dalin masivish rriqa (ngjaj pak me buberrecat, kan bark petashuq, pro qe jane shume te demshme) duke u versulur shtepit e jobesimtareve, ushqimet e tyre madje derisa ata nuk flinin dot gjume.
9.Shiko suren El Kasas, 36 e ne vazhdim
10.Sipas Ibn Abassit etj deri tek Ed Dahaku
11.Kjo sipas Ibn Abassit,Muhammed b. Kabit etj
12.Shuara, 60. Shpjegim shtese: “Pas lajmit , Musai a.s. vendosit te braktis Egjiptin. Thuhet se me vete moren edhe varrin e Jusufit a.s., dhe teksa ata po udhetonin nje re i shoqeronte. Thuhet se tek kjo re dallohesh dy dy gjera. Gjate dites dallohesh nje si tip shkopi prej drite e gjate nates nje shkop prej zjarri.” Sipas besimeve te tjera ky vit quhet viti i shpetimit te quajtur Pashke.
13.Tregohet se ne kete caste eshte paraqitur  para kalit te faraonit Xhibrili a.s. me pamjen e nje kalorsi i hipur mbi nje pele te re , kali i faraonit filloj te ndjek pelen, keshtu Xhebraili u largua ne drejtim te detit dhe keshtu kali i faraonit filloj te ndjek. Kur ushtria e shikoj se faraoni hyri ne det edhe ata e ndoqen nga pas