Jeta e Profetit Musa a.s. pj. 3

Udhetimi per ne token e shenjte, token e premtuar.

Pas mbytjes se faraonit dhe ushtrise se tij ne dete, shoket e Musait a.s. (Israilet) falenderonin Allahun xh.sh , dhe keshtu ata filluan rrugen drejte Jerusalemit.(1.) Gjate rruges ata filluan te kishin probleme me ujin e pishim. Pas nje mundimi jo te vogel , thuhet sa ata gjeten pus, por qe ujit nuk pihej per shkak te papastertise.(2) Duke ecur Musai a.s. takoj nje popull i cili adhuronin idhujt.(3) Ketu Allahu xh.sh. i dergon Musait a.s. udheresat per te udhezuar njerezit ne rrugen e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh thote:Beni israilet i kaluam pertej detit, e ata u takuan me nje popull qe adhuronte disa statuja te tyre, dhe thane: O Musa, na e bej edhe ne nje zot (statuj)si zotet qe i kane ata (ai popull), Ai (Musai) tha: Ju jeni popull qe nuk dini. Vertet , ai popull (qe po adhuron idhujt) eshte i shkaterruar ne ate (adhurim) dhe ajo qe vepruan eshte e asgjesuar (ska dobi).( El Araf,138-139)
Gjate rruges popullit te Musait a.s. i perfundoj ushqimi. Situata u be mjeft e veshtire. Vazhdimish ate i kerkuan Musait a.s. qe ti lutej Allahut per lehtesimin e situates. Profeti Musa a.s. u tha qe te me besoni ne ate qe me eshte shpallur (Tevratin) nese me premtoni i bej lutje Allahut xh.sh. Keshtu profeti Musa a.s. ju drejtua Allahut xh.sh. me lutje. Allahu xh.sh. e pranoj lutjen e profetit Musa a.s.
Allahu xh.sh. thote:
O bijt e israilit, Ne ju shpetuam prej armikut tuaj, ua percaktuam anene e djathte te Turit (per shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me Men (rreshire si mjalti) dhe me shkurteza.”(Ta Ha,80)
Keshtu Allahu xh.sh. beri qe nga qielli tu leshoj Men (4) Sikur te mos mjaftonte kjo, ata cdo bremje (para akshamit) Allahu xh.sh u dergonte zogje shtegtar te quajtur shkurteza (shkurte) te cilat i kapnin pas asnje lloj mundi dhe ushqeheshin me mishin e tyre.
Allahu xh.sh, thote:
Dhe ne beme qe rete tu bejne juve hije, ju furnizuam me rreshire (te embel) dhe me shkurteza. (Ju thame) Hani nga te mirat qe ju furnizuam!(ata nuk qene mirenjohes) Po neve ata nuk na bene kurrfare demi, por ata demtuan vetveten.(El Bekare, 57)
Pervec kesaj tregohet se Musai a.s. me shkopin e tij godiste gurin (qe e kishin me vete) dhe aty buruan ploit 12 burime uji, aq sa ishte edhe numri i fiseve. Populli i kerkoi profetit Musa a.s. qe ti mbroj nga dielli, keshtu pas lutjes se Musait a.s. Allahu xh.sh u dergoj re mbi ta te cilat i mbronte nga vapa.

Shpallja e Tevratit , ndodhia e kodres

Per nje kohe rreth 40 ditore Musai a.s. nuk ndodhej pran njerezve, por qe kishte lene si zevendesues vellain e tij Harunin a.s. Gjate kesaj kohe Musai a.s. adhuronte Allahun xh.sh. madje edhe agjeroj per 40 dite. Gjate kesaj kohe tregohet se Musai a.s. ka pertypur koren e nje peme e cila linte aromte te kendshme ne goje. Kjo prejudhe ishte koha kur profeti Musa a.s. bisedonte me Allahun xh.sh. Madje sipas transmetimeve tregohet se: “Kur Musai a.s. degjoj zerin e Allahut xh.sh i kerkoj qe ta heq perden (pengesen, Profeti Muhammed a.s. teksa ka shpjeguar perden ka thene:
Perdja e Allahut xh.sh eshte drite, sikur ta ngrinte ate, drita e Fytyres se Tij do ti shkaterronte te gjitha krijesat deri ku do te shkonte shikimi i Tij.“(Buhari, Muslim etj) me qellim qe ta shikoj Allahun xh.sh, duke thene: O Zoti im, me mundeso qe Te Te shikoj. Allahu xh.sh. i thote: “Nuk mund te me shikosh, pasi nuk do mund jetosh nese kjo gje ndodh. Per tia treguar kete, Allahu xh.sh i thote Musait a.s.: “Shiko ate koder atje, e nese ajo do qendroj, nuk do shkaterrohet, atehere edhe ti do Me shikosh Mua.”
Musai a.s. teksa po shikonte kodren, ajo ne sekonda u be rrafsh me token. Nga kjo qeshikoj Musait a.s. i r te fiket. Profeti Muhammed a.s. thote: “Kur Allahu xh.sh iu shfaq kodres, ajo u rrafshua me token.” (Trans,Ibn Xheriri etj, deri tek Enesi r.a.)
Ndersa tek Ibn Abbasi kemi: “Allahu xh.sh i eshte shfaqur kodres vec sa gishti i vogel, nga e cila u rrafshua kodra.”
Kur, Musai a.s. erdh ne vete, tha: “Qofsh i lavderuar e i Madheruar o Allah!” Ketu Allahu xh.sh, i thote Musait a.s. qe do sjell nje popull ,me te cilin nuk do te kem perde dhe ky popull eshte ai i profetit Muhammed a.s., dhe kjo do jete ne muajin e Ramazanit.
Disa thone se kur Musai a.s. u kthye te populli i tij u tregoj per shpalljen dhe ngjarjen e kodres. Keshtu ato i thane  Musaia a.s.: “Nuk te besojme ty derisa ta shikojme Allahun haptazi.”(El Bekare,55), po ashtu mund te lexoni suren Araf nga ajeti 142)

Rikthimi ne idhujtari, adhurimi i viçit

Njerezit filluan ti ktheheshin besimeve te meparshme duke adhuruar viçin. Ata me stolit e tyre ndertuan nje te till. Arsye e mungeses se Musait a.s. ishte se Allahu xh.sh. i kishte dhene profetit Musa a.s. Librin Tevratin. (Te tjetert nder emrat e tjere e quajne Testameti i vjeter) Musai a.s. edhe pse ishte shume i merzitur dhe i shqetesuar me idhujtarin e njerezve, i ftoj ato qe te pendohen pasi Allahu xh.sh. do ua fale gjynahet.
Allahu xh.sh. thote:
Dhe kur Musai popullit te vet i tha: O populli im, me adhurimin e viçit (ne vend te Zotit), ju i bete zullum vetes tuaj…(El Bekare, 54)
Por ata i thane: “O Musa, ne nuk te besojme ty derisa te shikojme Allahun haptazi…(El Bekare, 55)
Sipas dijetareve islam si Ibni Abbasi tregohet se kjo ngjarje ka ndodhur ne 30 netet e muajit dhul kade, ndersa 10 net ishin te muajit dhul hixhe.(5)
Nuk duhet te harrojme faktin se isralitet para se te arrinin ne Jeusalem,  i thane Musait a.s. kemi frik te hyme pasi aty ndodhen shkaterruesit dhe zullumqar te shume. (6)
Allahu xh.sh thote:
O Musa, aty eshte nje popull i fuqishem (dhunues), prandaj ne nuk do te hyjme aty kurre derisa ata te mos dalin nga ajo (te na lirojne) e nese dalin ata nga ajo, ne do te hyjme.” (El Maide; 22) (7)
Profeti Musa a.s. u tha: “Hyni ne token e shenjte, te cilen Allahu ua premtoi, dhe mos u ktheni mbrapa, pse atehere ketheni te deshperuar.” (El Maide. 21)
Nderkohe dy burra prej mesit te tyre u munduan ti bindnin qe te futeshin.(8) Allahu xh.sh thote: “Dy burra prej tyre qe Allahu i kishte pajisur me bindje dhe kishin friken e Tij, thane: Hynju atyre nga dera, e kur tu hyni nga ajo, atehere ju jeni ngadhenjyes. Dhe vetem Allahut mbeshtetjuni, nese jeni besimtare te sinqerte.”(El Maide, 23)
Thuhet se per shkak te ketyre fjaleve Musai a.s. dhe Haruni rane ne sexhde duke falenderuar Allahun xh.sh. Por perseri ata kundershtuan , dhe keshtu ata u ndeshkuan. Thuhet se gjate kesaj prejudhe asnjeri prej tye qe ka hyre ne shkretetire nuk ka dalur me, duke vdekur aty.(9)

Profeti Musa a.s. duke parasur parasysh miresit e mrekullit qe Allahut xh.sh. u kishte dhene ndjekesve te tij, dhe kur shikoj ato qe ishin rikthyer idhujtaris, dhe kur shikoj ata qe nga stolit e tyre kishin ndertu (10) nje figure viçi,i cilu ju thue ne dore, Musai a.s. u tha: “Sa keq me paskeni zevendesuar pas largimit tim. Nuk mund te prisni urdherin e Zotit tuaj? Musai hodhi pllakat (ku ndodhesh Tevrati) dhe kapi per koke vellain e vet duke i terhequr. Haruni tha: O bir i nenes sime, populli me mundi dhe gati sa me mbyti, mos me konsidero mua me njerezit mizore. Musai tha: Zoti im, me fal mua dhe fale vellain time dhe na dhuro meshiren Tende, se Ti je meshirues i meshiruesve.” (El Araf,148-151)
Musai a.s. ju afru ndertuesit te vicit dhe ti tha: Cfare te shtyri qe ta besh?Ai i ka thene: Kam shikuar ate qe keto nuk e kan shikuar, shikova Xhibrilin duke kaleruar, keshtu mora nje grush dhe e hodha mbi kete. Tregohet se Musai a.s. pasi i ka kerkuar  te zhduket , ka bere nje mallkim per te duke thene: “Meqenese ke prekuar ate qe nuk duhet, per kete jete askusht te mos te te prek ty!” Me pas Musai a.s. iu afrua viçit dhe e dogji ne zjar, ndersa pluhrin qe ngeli e hodhi ne dete.(11)
Musai a.s. sebashku me 70 njerez, perfshi ketu edhe vellan e tij filluan ti kerkojne falje Allahu xh.sh. per isralitet qe adhuruan vicin. (12) Po ashtu qendron se Musai a.s. zgjodhi nder 70 personat me te mire dhe u tha qe ti kerkojne Allahut xh.sh. falje, po ashtu edhe te agjeroni. Keshtu profeti Musa a.s. i dergoj atao ne malin Turi Sina, dhe se thuhet se Musai a.s. u kishte premtuar se do te degjonin Allahun xh.sh, por tek mali Allahu xh.sh vendosi nje perde resh te cilat rrethuan te gjithe malin.

Rrufeja

Gjate bisedes me Allahun xh.sh, Allahu xh.sh e kishte mbuluar me drite fytyre e Musait a.s., dhe njerezit nuk e shikuan, keshtu ato sapo u afruan rane ne sexhde. Kur profeti Musa a.s. perfundoj biseden me Allahun xh.sh. dhe drita, perdja, ret u larguan, disa nga njerezit i thane Musait a.s. “Nuk do te besojme ty derisa te shikojme Allahun.” (El Bekare, 55)
Allahu xh.sh. thote:
Kur i thate: O Musa, ne nuk te besojme ty derisa ta shohim Allahun haptazi, atehere juve u rrembeu rrufeja (zjarri) dhe ju e shihnit.(El Bekare, 55)
Po ashtu Allahu xh.sh thote:
Musai zgjodhi nga populli i vete 70 veta per kohen qe Ne i caktuam takimin. E pasi qe i kapi ata dridhja e tokes, ai tha: “Zoti im! Sikur te kishe dashur Ti, i kishe zhdukur me pare ata dhe mua. A po na zhduk per ate qe bene te marret nga ne? Kjo eshte vetem sprove e Jotja,, qe me te e bene te umbur ate qe do , dhe e ve ne rruge te drejte ate qe do. Ti je mbrojtesi yne, pra falna e meshirona, se Ti je me i miri qe fale (gabimet.)‘” (El Araf, 155)

Ndodhia e lopes

Nder pasrardhesit e israilit ishte nje person i pasur i cili kishte nipa te vellait, mire ata deshironin ta mbysnin ate ne menyre qe tia merrnin pasurin. Nje nate njeri prej tyre e vrau ate duke e lene trupin e ti ne rruge, diku para deres se nje personi. Te nesermen njerezit filluan te flisnin per vrasjen e pasanikut, duke pyetur se kushe e ka bere kete, ndersa nipi vrases erdh tek xhenazja dhe filloj ta vajtonte. Dikuesh tha shkoni tek profeti Musa a.s., keshtu nipi shkoj tek Musai a.s. dhe pasi i tregoj cfare ka ngjare. Musai a.s. i thote qe do bisedoj me Allahun xh.sh dhe cfare do te me thote do ju tregoj. Pas kesaj Musai a.s. i thote se “Allahu xh.sh ka urdheruar te therni nje lope. Ata pyeten: Po tallesh me ne? Musai a.s. tha: Allahut i mbeshtetem te me ruaj e te mos behem nga injorantet! Ata i thane: Lute Zotin tend per ne te na sqaroje cfare eshte ajo? Ai tha: Ai thote se ajo eshte nje lope e vjeter as e re, eshte e mesme, zbatoni pra ate qe urdheroheni! Ata thane: Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare ngjyre ka?Ai tha: Ai thote se ajo eshte nje lope e verdhe, ngjyre e saj eshte e forte qe kenaqe shikuesit. Ata i thane: Lute Zotin tend per ne qe te na sqaroje cfare eshte ajo, se lopet na jane perzier (jane bere te ngjashme) e ne do te gjejme te verteten ne dashte Allahu. Ai tha: Ai thote se ajo eshte lope je e lodhur duke leruar token as duke ujitur bimet, ajo eshte pa te meta dhe ne te nuk ka shenje (ngjyre tjeter) Ata thane: Tani na e sqarove sakte dhe e therren ate…” (El Bekare, )
Keshtu duke kerkuar , ato e gjeten lopen qe kerkonin tek nje njeri i cili i bente mir babait te tij, pra qe ishte njeri i mire. Ai refuzoj tju jepte lopen. Por ato i ofruam cmime te larta, disa thone cmim ne flori aq sa ishte e rende lopa, mire po njeriu i mire perseri e rrefuzoj oferten.Mire po i ofruan flori 10 here sa pesha e lopes, ne kete raste pranoi qe tjua jepte.
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Nese pasardhesit e israilit nuk do te kishin thene: “Ne dashte Allahu” kurre nuk do ta gjenin nje te tille.(Ebi Hatimi, Ibn Kethir)
Keshtu me lope u paraqiten tek Musai a.s. i cili i urdheroi qe ta prisnin ate,duke ju bere te qarte se cfare duhet te benin me te; Musai a.s. u tha: nje pjese te saj ta prekni te vrarin (13) Kur e bene kete Allahu xh.sh. beri qe i vdekuri qe ishte vrare te ngjallet duke u ngritur ne kembe. Ne kete rast Musai a.s. e ka pyetur: Kush te vrau? ai i eshte pergjigjur: “Me ka vrare nipi im”, dhe perseri ra i vdekur.

Pergatiti
Gezim KOPANI

Shenim: Teksti nuk eshte i korrektuar
_________
1.Ne kete vend jetonin njerez idhujtar qe adhuronin statuja te ndryshme. Musai a.s. u dha israliteve qe ti largojne ata, duke i larguar nga Jerusalemi sepse Allahu kete vend e kishte premtuar atyre permes Ibraimit a.s. dhe Musait a.s. por ata kundershtuan, si pasoj Allahu xh.sh ua vendosi friken dhe thuhet se ata per dyzet vjet kan bredhur neper shkretetire, ku rrotulloheshin ne te njejtin vend edhe pse ata mendonin se po udhetonin. (Shiko suren Maide, ajeti 20 e ne vazhdim)
2.Sipas disa trasmetimeve thuhet se Allahu xh.sh. e ka urdheruar Musain a.s. i cili mori nje cope druri dhe e vuri ne uje, i cili u be i pijshem.
3.Thuhet se keto idhuj (statuja) ishin ne formen e lopes.
4.Meni i ngjante Mjelit, i bardh dhe shume i shishem.
5.Nga ky argument kuptohet se Allahu xh.sh ka biseduar me profetin Musa a.s. ne festen e Kurban Bajramit.
6.Thuhet se ato quheshin Fezarinje, Hetite dhe Kenane.
7.Ka disa tregime te cilat jane cilesuar si te paverteta. “Nder arsyhet se pse nuk degjuan Musain a.s. ishte se ky popull ishte gjigante. Thuhet se kur hyne aty , nje gjigante i more njezet njerez dhe i paraqiti tek i pari i tyre, ngase njerezit ishte te vegjel ai pyet cfare jane keto?” Po ashtu eshte nje shenim nga Iben Abbassi qe: “Thuhet se ishte njeri prej ketyre i quajtur Ivexh i cili per ti treguar fuqin e popullit te tij shkoj tek nje mal te cilin e shkuli dhe filloj ta mbaj ne dore me qellim qe tia hidhte popullit te Musait a.s., por ne kete kohe vjen nje shpend i cili e shpoj ate duke u be grimcane doren e ivexhes, thuhet se Musai a.s. iu afrua dhe me shkopin e tij kerceu dhe ju afrua dhe e mbyt ate.” (Trans Ibni Xheriri nga Ibn Abbasi)
8.Thuhet se keto quheshin Jusha bin Nuni dhe Kalib bin Jofni. (Ibn Abbasi)
9.Sipas ehlil kitabeve qendrose se: “Musai a.s. ka pergatitur nje grup njerezish me ne krye nje te quajtur Jusha te cilet luftuan ata qe kundeshtuan Musain a.s.. Thuhet se Musai a.s. sebashku me Harunin te vendosur ne nje koder kan shikuar dy luftimin, dhe se Musai a.s. me doren ne te cilin mbate shkopin u jepte udhra atyre se cfare duhete te benin, dhe kjo ka vazhduar per nje deite te tere deri ne perendimin e diellit. Nga luftimi doli i fituar Jusha. Vjehrri i Musait a.s. i quajtur Jethoni i cili bashke me vajzen e tij te quajtur Safura vajti tek Musai a,s. dhe e pergezoi per fitoren. Musai a.s. u martua me Safuren. Po ashtu sipas tyre thuhet se  kjo ngjareje ka ndodhur ne malin Sinai , tre muaj pas largimit nga Egjipti. Ne kete koder Musaia .a.s foli me Zotin duke i urdheruar Musaian a.s. qe tju kujtoje njerezve per miresit qe Zoti u ka dhene. Po ashtu thuhet se Zoti urdheroi Musain a.s. qe ndjekesit e tij (isralitet) qe te pastroheshin trupin dhe rrobat e tyre dhe diten e trete ti mblidhen afer malit,kjo ndales ishte edhe per kafeshet derisa sa te degjonin zerin e bririt (burisë). Thuhet se kur erdh dita e trete nje re e madhe qendroi mbi malin Sinaj ku murmuronte dhe nga e cila u degjua zeri. Isralitet u frikusuan dhe fullun te fshihen, ndersa po benin kete nje tym i dendur ku ne mesin e tij qendronte nje drite, dhe ne keto memonte i gjithe mali filloj te dridhej. Tregohet se ne maje te malit qendronte Musai a.s. dhe zeri sa vinte e shtohej. Pas nje kohe Musai a.s. zbriti nga aty dhe thirri njerezit qe te afroheshin.”
10.Tregohet se kete statuj e kishte ndertuar nje qe quhet Harun es Samiri i cili me florite qe kishte dhe ndertoi viçin. Per te shpjeguar se si ka mundesi qe pelliste viçi? Thuhet se Samiri kishte mar nje grush pluhur tek xhurmet e kalit te Xhibrilit, kur ai qe paraqit para Faraonit, dhe kur e hodhi pluhurin mbi vicin ai filloj pelliste.Ndersa disa te tjere thone se kjo nuk eshte e vertet , porse era qe hyne nga prapa leshonte para nje ze te tille.
11.Tregohet se kur Musai a.s. hodhi ne dete pluhurin (hirin) urdheroj ato qe adhuruan vicin qe te pin ujin e detit, kur ndodh kjo atyre u zverdh trupi, fytyra etj si shenje ndeshkimi por edhe per ta kuptuar te tjeret se cfare gjynahu kan bere.
12.Ibn Abbasi
13.Disa thone se ka qene nje pjese e kokes, disa te tjere thone nje pjese e kofshes.