Jeta e Profetit Shuajb a.s.

Profeti Shuajb a.s. vjen prej familjes se profetit Ibrahim a.s. Shuajbi a.s. u rrit tek nje fshat i quhej Medjen po ashtu edhe fisi. Banoret e ketij fshati kan qene arab(1). Ata kan jetuar pas popullit te Lutit a.s.(2) Medjeni ndodhej afer nje qyteti te quajtur Mean, afer liqenit te Lutit, ai liqen u formua pasi Allahu xh.sh ndeshkoi popullin e Sodomes. Si populli i Lutit a.s. edhe populli i Shuajbit a.s. ishit jobesimtar dhe njerez kriminel, ata vendosnin gjoba ne rruge e ne shumicen e raste i plackisnin njerezit. Ky popull ne vend te Allahut, ishin idhujtar qe adhuronin pemen e quajtur Ejk, qe ishte i rrethuar me shkurra te dendura.
Allahu xh.sh. thote:
Edhe populli Ejkes te derguarit i konsideronin genjeshtar.” (Esh Shuara; 176) (3)


Ata ishin te njohur ne tregetin e tyre, ku bie ne sy mashtrimet qe benin ne shitblerje dhe jo vetem. Shuajbi a.s. njihet si nje nder pejgamberet me elokuent, kishte fjalor shume te pasur, shprehi shume te bukura etj. Shuajbi a.s. filloj te keshilloj qe te jene njerez te mire, e te mos benin vrasje, te mos shtypnin njerezit. Nje nder njerezit qe ishin shume te mire dhe me te shtypurit ishin atate cilet quheshin Anza.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Sa i bukur eshte vendi Anza. Banoret e tij kan qene te shtypur e kan fituar. Ata jane populli i Shuajbit a.s. dhe vjeherria e Musait a.s.” (Ebu Umer b. Abdulberi ne El Istiab duke folur per jeten e Selem b. seid el Anziut thote se ai eshte paraqitur tek Muhammedi a.s. dhe e ka pranuar islamin duke i thene se eshte prej vendit te quajtur Anza)

Banoret e Medjenit ishin jobesimtar te cilet ishin ne shkallen e krimineleve, hajduteve dhe mbi te gjitha adhuronin pemen e quajtur ejke. Per kete dhe shume arsye te tjera Allahu u dergoj si udhezues pejgamberin Shuajbin a.s. i cili i thirri ato qe te adhurojne vetem Allahut, te mos bejne crregullime e padrejtesi ne toke. Shuajbi a.s. u thoshte: “Ne Medjen derguam njerin prej tyre, Shuajbin i cili u tha: O populli im, adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjeter pos Tij…” (El Araf; 85)
Shuajbi a.s. thirri popullin e tij qe te punojne e te fitojne ne hallall dhe jo duke bere vjedhje ne peshore , plackitje etj. Shuajbi a.s. u thoshte: “O populli im, veproni drejte gjate matjes dhe peshimit, mos demtoni njerezit ne asgje dhe mos shkaktoni trazira (rremuje) ne toke. Ate pjese qe ju lejoi Allahu eshte shume me e mire per ju, nese jeni besimtarer, e une nuk jam roje juaj.” (Hudë 85-86)
Jobesimtaret i thane Shuajbit a.s.: “O Shuajb, ne nuk po e kuptojme shumicen nga ajo qe thua dhe ne te konsiderojme ty te dobet ne mesin tone, dhe sikur te mos ishte ai grup yte, ne do te gurezonim ty, ngase ti nuk je i çmuar nder ne.” (Hudë, 91)
Shuajbi a.s. u tha: “O populli im, kundershtimi ndaj meje te mos u dergoj qe te ju gjeje ajo qe e gjeti popullin e Nuhut, popullin e Hudit ose popullin e Salihut.E populli i Lutit nuk eshte larg prej jush.” (Hudë, 89)
Disa e besuan profetin Shuajb a.s. duke filluar nga nje person te quajtur Mulgini i cili ishte i njohur. Kjo gje shqetesoj jobesimtaret dhe kercenuan Shuajbin dhe ndjekesit e tij duke u thene: “Paria qe ishte kryelarte nga populli i tij tha: O Shuajb ne do te debojme ty dhe sebashku me ty edhe ata qe besuan nga fshati yne, ose pa tjeter te ktheheni ne fene tone. Shuajbi tha: A edhe nese nuk e deshirojme ate (kthimin)(El Araf, 88) “Kreret e popullit te tij qe nuk besuan i thane popullit: Nese shkoni pas Shuajbit , atehere ju jeni me siguri te deshperuar.” (El Araf, 90)

Duke shikuar talljen qe populli i benin Shuajbit a.s., ai filloj te adhuronte aq shume Allahun xh.sh saqe cdo here ibadetin e tij e shoqeronte me lot ne sy. Sipas Ibn Abassi r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Nga dashuria ndaj Allahut, qante aq shume saqe u verbua. Pastaj Allahu xh.sh ia ktheu shikimin dhe e pyet: O Shuajb! Po qane nga frika prej xhehenemit apo nga deshira per xhennetin ? Shuajbi a.s. i thote: Jo, por nga dashuria ndaj Teje. Sikur te te shikoja nje here!Allahu xh.sh i thote: “O Shuajb! Atehere le te jete i kendshem takimi yt me Mua...”

Shuajbi a.s. e luti Allahun xh.sh duke thene: “Zoti yne, vendos mes nesh dhe mes popullit tone gjykimin tend te drejte, se Ti je me i miri gjykates.!” (El Araf, 89)

Denimi i popullit te Medjenit e Ejkes

Pasi kaluan disa vite qe Shuajbi a.s. ftonte banoret e Medjenit e Ejkes qe te adhuronin Allahun xh.sh dhe pasi Shuajbi a.s. ju drejtua Allahu xh.sh me lutje, Allahu xh.sh. ia pranoj lutjen dhe ndeshkimi ndodhi per keta banore. Nderkohe qe Shuajbi a.s. bashke me familjen e tij ishte larguar.(4)
Allahu xh.sh thote: “E kur erdh urdheri Yne, Ne me meshiren Tone e shpetuam Shuajbin dhe bashke me te edhe ata qe e besuan.” (Hudë, 94)

Sic pershkruhet ne Kur’an , ky popull u denua me termet dhe me nje ze klitherues. Allahu xh.sh. thote:
Ata (popullin e padegjueshem) i kapi termet i forte dhe aguan ne shtepite e tyre kufoma te gjynjezuara.” (El Arafe, 91)

Allahu xh.sh thote:
Ndersa zullumqaret i kapi britma e tmerri, duke gdhire ne vendin e tyre kufoma te gjunjezuara. ” (Hudë, 94)

Sipas tregimeve thuhet se per nje kohe jo te shkurter kete popull i zuri nje vap e madhe. Diku thuhet per 7 dite, apo 7 vjet nuk ka fryre ere . Nuk gjenin dot uje as vend ku te vendoseshin. Keshtu te vendosur neper vendbanimet e tyre , ndodh nje klithme e tmershme e cila nuk i la qe te leviz nga vendi po ashtu nje termet i fuqishem. Ndeshkimi ka qene aq i rendes saqe ai vend u kthye germadh e madhe sikur te mos ishte i banuar.  Keshtu Allahu xh.sh. thote: “Sikur te mos kishin ekzistuar fare aty.” (Hudë, 95) (5)

Pergatiti
Gezim KOPANI

______
1.Ebu Dherr ne trans e tij tregon se Muhammedi a.s. ka thene: “Kater vete jane arab: Hudi, Salihu, Shuajbi dhe i derguari yt o ebu Dherr, Muhamedi a.s.”
2.Disa thone se vajza e Lutit a.s. ka qene gjysha e disa te tjere thone nena.
3.Fjala Shuara do te thote ; Poet
4.Shuajbi a.s. u largua bashke me dy vajzat e tij.
5.Hudë, eshte emri i profetit Hudë a.s.