Mjekesia Islame Pj. 4

Tema mbi mjeksin islame ka per qellim informimin e pergjithshem te menyres se jeteses se Profetit Muhammed a.s.. Te keshillave te tij per shendetetin dhe jo per te zevendesuar mjeksin shkencore pasi qe te dyja jane te lidhura me njera tjetren.

Ne nje hadith qe e tregon Aishja r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. e kishte vizituar dhe ajo iu ankua per shendetin, ndersa Muhammedi a.s. i ka thene:
Njeriu eshte mjeksia, ndersa barku shtepia e semundjeve.”

– ARRA

Ne literaturen islame vihet re sidomos nga Ibn Sirini se arra eshte ilaç, dhe se arra e njome eshte me e dobishme se ajo e thata. Po ashtu arra e perzier me mjalt ndikon ne lehtesimin e dhimbjeve te fytit.

Ibn Sirini per arren ka thene: “Ngrenia e arrave, fiqve, ullinjeve eshte ilaç per shume semundje.”

Ne librin e dr. Halid Faik El Ubejdi kur flet per arren nder te tjera shkruan:

Hulumtimet e fundit kane treguar se arrat jane nder burimet me te mira te antioksidanteve, luftetare te fuqishem kunder kancerit e semundjeve te tjera, gjithashtu arrat kane nje permbajtje te larte acidesh yndyrore omega 3 te njohura si yndyra te mira, te cilat mbrojne zemren dhe ulin kolesterolin.”

Ne librin el Visila kemi transmetimin e el Mehdiut qe ka thene:

Hyra ne shtepin e  el Mensurit   dhe e shikova duke ngrene djath me arra, dhe e pyeta; Cfare eshte kjo ? Ai mu pergjigj: Babai im me ka treguar per dike qe e ka pare profetin Muhammed a.s. duke ngrene djath me arra, dhe e kan pyetur ne lidhje me kete, ndersa ai eshte pergjigjur: Djathi eshte semundje, ndersa arrat ilaç. Nese i kombinoni atehere keni ilaç.

Ilaç eshte edhe arra e kokosit e cila lehteson dhimbjet e kurrizet etj.

– BUKA

Buka eshte nje nder miresit e Allahut. Mjeket thonte se buka eshte e mir kur ajo piqet ne furre e ndertuar me tjegulla ose qerpiq.

Aishja r.a. transmeton hadithen qe thote:

Çmoni buken, sepse Allahu xh.sh ka bere sherbetor te saj qiejt dhe token.

Muhamedi a.s. ka thene;

Ne diten e Gjykimit, toka do te duket sikur nje cope buke ne te cilen do ta pergatise Allahu xh.sh si nje banese per banoret e xhennetit.”

Ndersa Ebu Davudi transmeton nga ibn Abasi se ka then:

Ushqimi me i preferuar i profetit Muhammed a.s. ka ene therideja e gatuar me buke e hurma.

Ndersa ne nje tranmetim tjeter po nga Ebu Davudi e ky nga Ibn Omeri kemi se Muhammedi a.s. ka thene:

Do te doja te kem pak buke te gatuar prej gruri te zi, te lyer me gjalpe dhe me qumesht.”

– ÇIKORJA

Çikorja ndryshon ne vartesi te stines. Ne ver eshte e nxehte ne dihmer e ftohte. ÇIkorja parandalon semundjet e melçise apo tendosjet e shkaktuara nga diabeti etj.

Ebu Nuami tregon se: “Bani cikoren per cdo dite dhe mos goges”

– MISHI

Allahu xh.sh thote:

Ne atyre u shtojme te mirat me peme e me mish qe ata deshirojne.” (Et Tur; 22)

Nga ibn Maxhe transmeton nje hadith prej Ebu Derda se profetit Muhammed a.s. ka thene;

Ushqimi me i mire i njerezve ne kete bote dhe ne Ahiret eshte mishi.”

Mish i vecant permendet ne Kur’an edhe ai i shpezeve duke thene:

Edhe mish shpezesh , cilin ta duan.” El Vakia ; 21

Mish i vecante eshte ai i: dhisë, cjapit, deles, lepurit.

Per mishin e dhisë profeti Muhammed a.s. ka thene:

Te jeni te kujdesshem ndaj dhive, se vertet ato jane kafshe te xhennetit.” (Nesaiu)

Per mishin e lepurit kemi hadithen qe thote:

Enesi r.a. tregon: “E gjuajtem nje lepur pas nje ndjekjeje te gjate. Pasi pergatitem Ebu Talha mori kofshen (pjesa me e mir e lepurit) e tij dhe ia dergoi Muhammedi a.s. i cili e pranoi ate.”

po ashtu mishi i lejlekut, lopes, pates, pules, thellezes, roses, shkurtave, zogu. Ndersa Ibn Siani kathene se mishi i deves, kalit gomarit jane mishrat me te keqij.

Ne lidhje me mishim kemi  edhe disa transmetime per menyren e gatimit ku nder te tjera mi ne sy;
a) mishi i thateb) mishi i pjekur

Nga Taberani kemi se:

Thera nje dele per Muhammedin a.s. derisa ishim ne nje udhetim dhe ai me tha; Thaje mishin e saj. Ai hengri prej saj derisa arritem ne Mendine.”

Ne lidhje me mishin e pjekur Allahu xh.sh thote:

Edhe Ibrahimit i patem ardhur te derguarit (meleket) tane me myzhde dhe i thane “Selam”. Ai u pergjigj: “Gjithnje paçi selam” dhe nuk vonoi t’ju sjelle nje viç te pjekur (te ferguar me gure)” (Hude; 69)

Pergatiti
Gezim Kopani