Disa rregulla mbi Kurbanin

Ne fene islame therja e kurbani tregon sinqeritetin e besimit te myslimanit ndaj Allahut, po ashtu edhe solidariteti ndaj njerezve te pa mundur , te cilet nuk kan mundesi te bejne kurban. Prandaj Allahu xh.sh thote: “Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre (kurbaneve), por tek Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nenshtroi ato juve qe ta lartesoni, adhuroni Allahun per udhezimet qe u beri. Bemiresve merru myzhde.” (El Haxh; 37)
Kurbani eshte nje nga gjerat e rendesishme e fese islame. Disa dijetar e quajne vaxhib berjen e Kurbanit e disa te tjere thone se nuk eshte vaxhib. Ai eshte synet i forte per ate qe ka mundesi berjen e tij. Kurbani sic e kemi permendur edhe ne xhumane e kaluar eshte synet i Profetit Ibrahim a.s.


Per ke behet Kurbani ?

Kurbani behet vetem per Allahun xh.sh dhe kur fillon te besh prerjen te thuash “Bismilah Allahu ekber, dmth: Ne emrin e Zotit, Zoti eshte me i madhi!”

Allahu xh.sh thote: 

Fale namazin dhe bej kurban per hir te Allahut xh.sh.” ( Kevther; 2)

Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Allahu xh.sh e mallkon ate qe ther kurban jo per Allahun.” (Muslimi)

Sa sevap ka berja e Kurbanit?

Muhammedi a.s. thote: “Kushdo qe ben kurban per hir te Allahut xh.sh, ai eshte me afer Allahut. Pa ra ne toke gjaku i Kurbanit ngritet dhe lartesohet nga Allahu xh.sh . Prandaj ju keshilloj qe te beni kurban.”  (Tirmidhi)

Kush e ka detyre berjen e Kurbanit?

E ka detyre (vazhib) Ai qe ploteson keto kushte: 1. Te jete mysliman  2. nuk ka probleme psikike 3. qe ka mbush moshen e pjekurise 4. qe eshte i lire 5. qe gjendet ne zonen ku jeton kohen e kurbanit (pra qe nuk eshte udhetar) 6.Myslimani qe eshte i kamur.
Ai qe ploteson keto kushe e ka vazhib kurbanin.

Kush jane kafshet qe bejne per kurban?

Jane keto: dashi, delja, dhija, cjapi,
Lopa, mzati, deveja.

Nga keto kafshe qe permendem per sa persona eshte i vleshem nje kurban?

1.Dashi dhe delja – per nje person
2.Cjapi dhe dhija – per nje person
3.Mzati dhe lopa – per 1 deri 7 persona.
4.Deveja            – per 1 deri 7 persona.

Cfare kushtesh duhet te plotesoj Kurbani?

Keto kafshe duhen te plotesojne keto kushte:  Te jene ne gjendje te shendetshme pa semundje.Nuk duhet te jene te verber. Nuk duhet te kene dhembe te rene. Po ashtu permenden: nuk duhet vesh, bish te keptur apo te mos jet i sterilizuar (jo i tredhur, po ashtu majat e sisave). E çal qe nuk mund te ec deri tek vendi i therjes. Te mos jete shume e dobet. Eshte e papelqyr: kafsha te kete veshet e shqyer, apo te shpuar, apo me nje pjes te veshit te keput, kafsha e qethur.

Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Mos beni kurban pervec ate qe eshte ne moshen e duhur, por nese kjo gje eshte e veshtir per ju, atehere therni qengj (jo ma te vogel se 6 muajsh) nga delet.(Muslim)
                                                                    
Kush jane kushtet e berjes se Kurbanit?

Personi qe ther kurbani duhet te jete: Mysliman. Personi qe e ka bere nijet berjen e kurbani duhet te kete mundesi materiale ne berjen e tij (85 gram ari), te jete i lir, te jete i shendosht mentalisht, te jete ne mosh madhore, te mos jete udhetar, dhe kur te ther kurbanin te bej nijetin.

Kushtet e kurbanit jane: Te shtrihet kurbani mbi krahun e majte, te drejtohet nga kibla, te lidhen 3 kembet (njere lihet e lir qe te cliroj gjakun me levizjen e saj), i çelet fyti duke thene: “Bismilah Allahu ekber” eshte synet te thuhet edhe kjo lutje:
Inne salati ve nusuki ve mahjaje ve mematil Lahi rabbil alemijn.” d.m.th “Pa dyshim, namazi im, kurbani im jane per Allahun Zotin e Boterave.” dhe ne fund permend se ky eshte kurbani im apo personit qe e ka.
Lekura e kurbanit nuk shitet. Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush e shet lekuren e kurbanit ai nuk ka kurban.” (Hakimi & Bejhakiu)

Shperndarja e mishit te Kurbanit

Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Nje te treten e mishit per familjen tuaj, nje te treten per te afermit tuaj, dhe nje te treten per te varferit.” (El Hafidh ebu Musa el Esfehani)

                                                                                                Pergatiti
                                                                                            Gezim Kopani

Hytbe e mbajtur ne xhamin e qytetit te Pukes
Date: 28.10.2011