Dy vellezer

Tregohet se nje here e nje kohe, jetonin dy vellezer te cilet e siguronin jetesen duke punuar token e tyre te perbashket. Njeri nga vellezerit ishte i martuar dhe kishte familje te madhe, ndersa tjetri ishte akoma beqar.
Secili kishte shtepin e tij ku mblidhej bereqeti. Ata e ndanin fitimin ne menyre te barabarte. Nje dite vellai beqar mendoi me vete: “Kjo qe bejme nuk eshte e drejte. Ne e ndajmë bereqetin ne menyre te barabarte, edhe pse nevojat e mia nuk jane te barabarta me nevojat e vellait qe ka familje te madhe.”
Teksa ne mendje i vinin mendime te tilla, i lindi nje ide. Qe ate nate, filloi te çoje ne depon e dritherave te vellait nga nje thes me drithe. Nga ana tjeter, edhe vellai i martuar filloi te mendoje per te ardhmen e vellait beqar. “Kjo qe po bejm nuk eshte aspak e drejte. Ne i ndajme te ardhurat ne menyre te barabarte, nderkohe qe une jam i martuar dhe me femije, ndersa im vellau eshte ende beqar. Ai eshte i vetem dhe i duhet te krijoje familje.” mendoi ai.
Qe aty, vendosi qe çdo nate te çoje nje thes me drith tek depoja e vellait te tij. Vazhduan dy vellezerit ta respektojne çdo nate kete pune, gje e cila zgjati per disa vite. Nderkohe, ne depot e secilit nuk vihej re asnje mungese ne sasine e dritherave.

Nje nate te erret dy vellezerit u takuan ne mes te rruges, secili me thesin ne shpin. Kur e njohen njëri-tjetrin, e kuptuan se çfare kishte ndodhur. Ata i leshuan thaset pertoke dhe u perqafuan me dashuri dhe lot ne sy.

Ky tregim na meson per menyren e te jetuarit me pasterti, dashuri dhe respekt ndaj njeri tjetrit.

Pergatiti
Gezim KOPANI