Hadithe mbi kurbanin

Nga Aishja r.a. transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Ai qe ben kurban per hir te Allahut, do te marr nga Allahu sevape te pa numerta. Kurbani eshte nje nder punet te cilat Allahu xh.sh i shikon dhe i vlerson.”

Profeti Muhammedi a.s. ka thene:
Ne diten e Kurban Bajramit, biri i Ademit nuk mund te beje ndonje veper me te mire se sa te therre kurban. Kurbani ne diten e kijamietit (si sevap) do te vije me briret, qimet, etj. Akoma pa rene gjaku i i kurbanit ne toke pranohet nga Allahu xh.sh. Prandaj ta keni zemren te kenaqur ne lidhje me kurbanin (te mos ju vije rend si pune apo veper)” (Tirmidhi)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Allahu ka kerkuar qe cdo pune te behet mire. … Keshtuqe edhe kur te therni ndonje kafshe, bejeni ne menyren me te mire. Ta mprehni thiken mir dhe ta qetesoje kafshen qe do te therre.”  (Muslimi, Ebud Davud)

Xhabir b. Abdullah tregon se: I derguari i Allahut a.s. nje dite bajrami beri kurban dy deshe dhe kur i shtriu ne drejtim te qabes tha :
E kthej fytyren time nga Ai (Allahu) qe ka krijuar qiejt dhe token, duke qene besimtar i vertet dhe jo nga idhujtaret. Vertet , namazi im, kurbani im , jeta ime dhe vdekja ime i perkasin vetem Allahut. Zotit te boteve. Ai nuk ka asnje ortak. Keshtu jam urdheruar dhe jam i pari qe i nenshtrohem Atij (Allahut). Zoti yne ky kurban eshte prej Teje, dhe per hatrin Tend, i flikuar nga Muhammedi dhe pasuesit e tij. (Ibn Maxhe, Ebu Davud)

Zejd b. Erkami tregon: Shoket e Pejgambderit a.s. iu drejtuan atin duke i thene: O i Derguari i Allahut! Cfare jane keto kurbanet? Muhammedi a.s. u pergjigj: “Keto jane sunneti i babait tuaj , Ibrahimit a.s.” (Ibn Maxhe, Ibn Hambel)

Bera thote se e kam degjuar te Derguarin e Allahut a.s. ne hytbe te thote: “Puna jone e pare sot eshte te falim namazin e bajramit, pastaj te kthehemi dhe te therrim kurbanet. Kush vepron keshtu e ka ndjekur sunnetin tim.” (Buhari)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Kush e ka therr kurbanin para namazit te bajramit, ne vend te tij le te therre nje dele. Ndersa kush nuk e ka therrur ende, le ta therre duke permedur emrin e Allahut xh.sh. (Muslim)

Shoket e pyesin profetin Muhammed a.s.: Sa sevap kemi ne nga kurbanet? Muhammedi a.s. ka thene: “Nje sevap per cdo qime.” Shoket thane: Po nese eshte ndonje kafshe me lesh si delja? Muhammedi a.s. tha: “Nje sevap per cdo qime leshi.” (Ibn Maxhe)

Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Kushdo qe ben kurban per hatrin e Allahut xh.sh, ai eshte me afer Allahut. Pa ra ne toke gjaku i kurbanit ngritet dhe lartesohet nga Allahu xh.sh (pranohet). Prandaj ju keshilloj qe te beni kurban.”  (Tirmidhi)

Aliu r,a, thote: Me ka foluar i Derguari i Allahut a.s. per kater gjera: “Allahu e mallkon ate qe ther kurban jo per Allahun. Allahu e mallkon ate qe mallkon prinderit e tij. Allahu e mallkon ate qe strehon kriminelin, dhe Allahu e mallkon ate qe ndryshon kufijte e tokes.” (Muslimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI