Jeta e imam Shaban Rexha

Imam Shaban Rexha

Shaban Rexha ka lindur me 09 nentor 1901 ne fshatin Lajthize afer qytetit te Pukes.Ai ne menyre te vazhdueshme ka marr pjese ne ceremonite fetare qe zhvilloheshin ne Xhamite e rrethit Puke.

Deri ne moshen 15 vjecare ka jetuar afer familjes se tij. Ne vitin 1916 ai u regjistrua ne Mejtepin e Kabashit ku mesues dhe imam (hoxhe) ishte Sadik Prishtina i cili vuri re tek Shaban Rexha zgjuarsine dhe deshiren e madhe per mesim e besim.
Keshtu imam Sadik Prishtina pervec mesimeve fetare si ilmihal, histori islame dhe abetaren e Kur’anit i mesoj Shaban Rexhes edhe lexim dhe shkrim ne gjuhen Shqipe. Mesimet ne Mejtepin e Kabashit i mori deri ne vitin 1921. Nga rezultatet e larta Shaban Rexha merr graden e Imamit dhe te Muezinit, ai ka ushtruar kete detyre ne shume Xhami si: Ne Lajthize, Rrape, Kryezi dhe Micoj.

Ne vitin 1921 Shaban Rexha punesohet ne administraten e neprefekturen Puke ku punon deri ne fund te po ketij viti pasi thirret per ushtare. Per 22 muaj ai perfundon sherbimin ushtarak.

Myftinia e rrethit Puke ne vitin 1923-24 emron Shaban Rexhen Imam ne Xhamine e fshatit Micoj. Pas nje viti ai hapi edhe Mejtepin ne fshatin Micoj rreth 30 m larg Xhamise.

Ne vitin 1925 krahas Mejtepit Islam Imam Shaban Rexha kerkon leje per hapjen e shkolles Shqipe ne kete fshat. Pas kerkeses se imam Shaban Rexhes Drejtoria e Arsimit Puke e mbeshtetur edhe nga Prefektuara e Shkodres dhe e Pukes pranojne kerkesen e imamit dhe keshtu hapet edhe shkolla e pare Shqipe ne fshatin Micoj.

Kopje e difteses leshuar nga Imam Shaban Rexha

Nder nxenesit qe kan marr mesim ne Mejtepin e xhamise Micoj jane: Hysni Bajrami, Arif Islami, Zeqir Selimi, Brahim Sadira, Syl Elezi, Hasan Osmani, Halil Cana, Veli Betja, Uke Sahiti, Mehmet Bajrami, Adem Brahimi, Mustaf Rexhepi, Ahmet  Idrizi etj. Ndersa vajza ishin: Aishe Kadria, Sinane Sadiku, Raze Sahiti dhe Hate Idrizi.

Imam dhe Mesues Shaban Rexha mbahet mend si mesuesi i pare qe ka hapur shkollen e Micojit dhe Mejtepin e Micojit. Sic shikohet edhe nga nje deftes e leshuar nga Imam Shaban Rexha shihet se ne ate kohe besimi ka qene si lende neper shkolla.
Imam Shaban Rexha disa here ka bere imam ne Xhamine e fshatit Qerret po ashtu edhe ne Xhamine e Koder Hanit.

Ne vitin 1931 emrohet  ne zyren e adminstrates prane Komandes Mbrojtjes Kombetare ne Tirane detyre te cilen e vazhdoi deri me 7 prill 1939.

Ne vitin 1944-1946 Punon si sekretar i administrates prene Nenprefektures se rrethit Puke.  Pas kesaj ai emrohet nenpunes i gjendjes civile detyre qe e vazhdoi deri me 31 dhjetor 1957.

Nga viti 1958 deri 31 dhjetor 1966 u emerua nga Myftinia e rrethit Puke imam ne Xhamine e Lejthizes.Shaban Rexha sipasoj e nje semundje te rende me date 18 qeshor 1976 i dorzon shpirtin Allahut xh.sh.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani fotografi me te afermit e familjes se Imam Shaban Rexhes pas promovimit te libirit., viti 2013

Ne respekt te punes se imam Shaban Rexha autori Idriz Ahmetaj ka botuar librin monografi me titull: “Shaban Rexhe Ahmeti Njeriu i Puneve te mira” ku pjese kontribuese nder te tjere ka qene edhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili nder te tjera ka thene “Dy fjale” ne hapje te ketij libri te cilat jane: “Ne emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit! Me rastin e botimit te librit “Njeriu i puneve te mira”, qe flet mbi jeten e imam Shaban Rexhes, shpreh falenderimet me te mira per autorin, i cili me deshiren e tij sjell ne kujtesen tone dhe jo vetem, punet e hajrit qe ka bere Shaban Rexha. Ky botim nxjerr ne pah vlerat dhe kontributin e hoxhallareve te rrethit te Pukes, te cilet dhane kontribut fetare dhe jofetare. Imam Shaban Rexha me deshiren e tij u arsimua fillimisht ne mejtepet e Pukes dhe nuk kalon shume kohe kur ai do te fillonte sherbimin e tij si hoxhe ne disa xhami te rrethit te Pukes. Dashuria qe kishte per shkollen Shaban Rexha beri qe te hape per here te pare shkollen ne fshatin Mecoj, ku emerohet mesues. Keto dhe shume vepra te tjera vine te lexuesit fale perkushtimit te autorit Idriz Ahmetaj. Veprat e imam Shaban Rexhes çdo here do te mbeten frymezim per teologet islame te Pukes, si dhe te besimtareve myslimane. Myftinia e rrethit Puke dhe Keshilli i saj pergezojne autorin per librin dhe lusim Allahun xh.sh. qe vepra te tilla te jene nje arsye me shume per ne qe te mos lihen ne harrese.”(Puke,korrik 2013, Libri “Shaban Rexhe Ahmeti Njeriu i Puneve te mira” fq.03

Ne lidhje me temen mund te lexoni gjithashtu kete artikull: http://gezimkopani.com/2019/07/20/shaban-rexha-mesuesi-shembullor-i-mejtepeve-te-pukes-2/

                                                                                                        Pergatiti
                                                                                                    Gezim Kopani

Shenim: Informacioni perpunuar dhe grumbulluar pergjate vitit 2005-2013