Shpend Kapllan Laçi i Pukes 1925 – 2017

Shpend Kapllan Laçi 1925 - 2017

Shpend Laçi lindi ne Puke viti 1925 dhe eshte djali i Kapllan Ismail Laçit. Gjate jetes se tij ai njihej si burre i mencur duke ndjekur shembullin e babait te tij Kapllan Laçit. Ashtu si dhe babai i tij Shpendi u angazhua vullnetarisht ne Misionin e Pajtimeve.
Keshtu ai me vullnetin e mire dhe perkushtimin qe kishte ka luajtur rol te rendesishem ne Parandalimin dhe Pajtime te ndryshme ne rastet ku ka pasur probleme duke zoteruar ne menyre korrekte te drejtat zakonore. Kjo beri qe Misioni i Pajtimeve Mbarkombetare ti jap te drejte te marr pjese ne te gjithe territorin e Shqiperise e jasht saj e kudo qe ndodhen shqiptare e deri ne diaspor si pajtimtar.”(1)

Certifikate “Pensionist i Nderuar” Shpend Kapllan Laçi leshuar nga Bashkia Kamez-Tirane

Po ashtu Shpend Kallan Laçi si figure e larte e popullit dhe te Atedheut ne lufte kunder pushtuesit nazifashit , ka gezuar statusin e Veteranit te Luftes.(2)
Ndersa ne vitin 2012 per shembullin e lart si qytetar , Bashkia Kamez e vlerson si “Pensionist te Nderuar“. (3)
Shpend Kapllan Laçi vdiq ne vitin 2017 dhe ceremonia e varrimit u be ne Puke u u krye edhe falja e namazit te xhenazes nga Myftiu Gezim Kopani me kete rast Prof.Xhemal Meçi mbajti nje fjale mbi jeten dhe veprimtarin e Shpend K. Laçit.

Pergatiti
Gezim Kopani

__________
1. Shkres; Shkoder date; 21.08.1999.
2. Sipas nr.vendim 34, dhe nr. i Regjistrtit Themeltar 6/175 te Ministrise se Mbrojtjes.
3. Bashkia Kamez, date; 21.11.2012