Profeti Muhammed as. ka thene: “Mesojeni suren Bekare dhe suren Ali Imran sepse ato te dyja jane si lulet. Ato do ti bejne hije Diten e Gjykimit atij qe i lexon njelloj si dy re, dy hije apo dy krahe te shtrire te nje zogu. Kur’ani me pamjen e nje burri te zbehete, do ta takoje lexuesin e vet kur varri i tij te hapet Diten e Gjykimit dhe do ta pese:
-A me njeh?
Ai do te thote:
-Jo , nuk ju njoh!
Kur’ani do ti thote:
-“Une jam ai qe te kam sjelle etje ne kulmin e vapes dhe te kam lene pa gjume gjate gjithe nates. Cdo tregtar do te shkoje pas tregtise se tij dhe ti sot do te jesh pas nje tregtie (do jeshe me mua).”
Lexuesit do ti jepet mbreteria ne te djathten e tij, perjetesia ne te majten e tij. Do ti vendoset kurora e nderit mbi koke, ndersa dy prinderve te tij do te veshin dy stoli qe nuk vlersohen sa e gjithe bota (dynjaja) dhe (ata te dy prinderit) do te thone:
-Me ç’merite i kemi keto stoli, e miresi?
Dikush do tu thote:
-Me meriten e femijes tend qe ka lexuar Kur’an.
Me pas lexuesit te Kur’anit do ti thuhet:
-Lexo dhe ngritu lart te shkallet e xhennetit dhe ne dhomat e tij.
Ai do te vazhdoje ngjitjen lart per aq kohe sa do te lexoje me ze te forte.”
(Ahmedi)
Pergatiti
Gezim KOPANI