Cila do jete mosha e xhennetlive?

Hadith i trans prej Vehebit e prej Harithi se Derxha Ebu Semhit i ka treguar Ebu Hejthemi, e ketij Ebu Sieid se Profeti Muhammed a.s. ka thene:
Ata qe vdesin, si banore te xhennetit, te vegjel apo te medhenje, ne xhennet do te jene njerez te moshes tridhjete (30) vjecare dhe nuk do ta kalojne kurre kete moshe. Po ashtu edhe banoret e zjarrit (xhehenemit).”

Ndersa ne nje trasmetim te Adem ibn Ebu Ijasi tregon se Mubarek ibn Fudal e ky nga Hasani se Muhammedi a.s. ka thene: “Nuk do te hyje ne xhennet asnje e moshuar.” Kur nje grua e moshuar e degjoj kete nisi te qaj. Atehere Profeti Muhammed a.s. tha: Njoftoheni se ate diote nuk do te jete e moshuar por do te tjete vajze e re, sepse Allahu xh.sh. thote: Ne i kemi krijuar ato me nje krijim forme te re.”

Ndersa prej Aishes r.a. tregohet se nje here i vjen Profetit Muhammed a.s. nje ensare (grua) e moshuar dhe i thote: “O i derguari i Allahut! Lutju Allahut te me fuse ne xhennet.” Profeti Muhammed a.s.i thote: “Vertet ne xhennet nuk futet asnje e moshuar.” Profeti Muhammed a.s. pasi dha kete pergjigje u ngrit per tu falur ne xhami. Kur u kthue Aishja r.a. i thote: Gruja e moshuar u merzit shume nga pergjigjia juaj.Atehere Profeti Muhammed a.s. tha: Ate qe thash eshte e vertet. Kur Allahu ti te moshuarat ne xhennet do ti kthej vajza te reja e te pasterta.”

Pergatiti
Gezim KOPANI