Cilat jane me te mira; Hyrite apo grat e kesaj bote?

Transmeton Taberani se ka treguar Afani e ky nga Hamad ibn Seleme e ky nga Junus ibn Muhammed ibn Shirjani se Ebu Hurejra ka thene se Profeti Muhammed a.s. eshte pyetur nga Umu Seleme duke i thene: O i derguari i Allahut xh.sh. cilat gra do jene me te mira Hyrite apo grat e kesaj bote (bashkeshortet tona) Profeti Muhammed a.s. ka thene:
-“Grat e kesaj bote do jene me te mira se hyrite. Sic eshte puna e dukshme me e mire se padukshme.
-O i derguari i Allahu, cfare i ben me te mira?
Profeti Muhammed a.s. ka thene:
-Ata i ben me te mira adhurimi i tyre si; falja e namazit, agjerimi.
Me pas profeti Muhammed a.s. vazhdoj duke thene: “Allahu xh.sh. ketyre grave ua ka zbardhur fytyrat me drite, trupat e tyre mendafsh me ngjyre te bardhe, me veshje te gjelbert, me perla te vogla. Do kete drure aromatik , e perla dhe kreher e tyre do jene prej ari. Ato thone: Ne jemi te perjetshmet dhe nuk vdesim, ne jemi ato qe kenaqemi e nuk zemerohemi kurre. Ne jemi ato qe sjellim miresi dhe nuk bejme kurre keq. Ne jemi ato qe qendrojme perjetesisht dhe nuk perngulemi kurre. Lume per ate qe jemi dhe qe eshte per ne.”
Me pas pyetesi, pyet perseri Profetin Muhammed a.s.:
-Nje gura e kesaj bote mund te martohet disa here e me pas hyn ne xhennet, po ashtu edhe bashkeshortet e saj. Cili prej tyre do jete burri i saj ne xhennet?
Profeti Muhammed a.s. tha:
-O Umu Seleme! Ajo do zgjedh per burre ate i cili ka pasur sjelljen me te mire me te (ne kete bote) e do te thote: O Zot! Prej tyre, ky burre ka qene me i sjellshmi me mua ne jeten e dynjase, prandaj me leje te qendroj (apo martohem) me te.
Me pas Umu Seleme tha: “Njeriu me sjellje te mire merr me vete miresist e kesaj bote dhe te botes tjeter.”

Pergatiti
Gezim KOPANI