Nuk ndodhemi thjesht përpara një ndryshimi besimor, por ndryshim i plotë i mënyrës së jetës

Jetojmë në kohën e ndërthurjes së rrymave fetare dhe laike të udhëhequra nga dy rryma të mëdha. Rryma islame e mbartur prej njerëzve të varfër, të dobët dhe të mposhtur në çështjet e tyre dhe rryma laike e mbartur prej njerëzve të fortë, të zgjuar, tiranë, mbizotërues dhe të shthurur. Plaçka të mira të mbartura prej tregtarëve të mjerë, këmbëzbathur me rroba zhul që nuk dinë t’i bëjnë reklamë plaçkave të tyre. Ata e hapin madhin në trotuar ku rrinë mizat.Dhe, plaçka të këqija të mbartura prej tregtarëve të pasur dhe shumë të zgjuar, me dredhi të mëdha dhe që dinë mirë t’i bëjnë reklamë madhit të tyre.Plaçka e këqija, ato janë masive, të përhapura dhe mbizotërues për shkak të zgjuarsisë së pronarëve dhe madhështisë së pozitës së tyre. Këto janë plaçkat laike.Ndërsa plaçkat e mira janë të pavlera për shkak të dobësisë së pronarëve dhe zhvleftësimit së punëve të tyre. Kjo është gjendja e Islamit.Ky është realiteti i gjendjes së sotme. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër.. çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt… pastaj në atë të largët.

Nuk ndodhemi thjesht përpara një ndryshimi besimor, por ndryshim i plotë i mënyrës së jetës nga pikëpamja e sjelljeve dhe mendimeve mes shoqërive pa Zot që udhëhiqen nga mendja dhe shoqërive hyjnore, pjesëtarët e së cilave besojnë në Zotin e Urtë dhe të Drejtë që çdo gjë e sjellë me urtësi absolute

Autor: Dr. Mustafa Mahmud (libri “Rruga per ne ferr”)
Pershtati: Lavdrim Hamja

Pergatiti
Gezim KOPANI