Arkitekt Sinani dhe modestija e tij

Xhamia Sulejmanije , Istnabul

Kur flasim per arkitektet qe kane jetuar gjate perandorise Osmane padyshim i pari qe vjen ne mendje per shkak te gjenialitetit dhe aftesise se tij eshte i madhi arkitekt Sinani. Ne kete artikull do trajtojme modestin e arkitekt Sinanit i cili ne punet e tij ka lene kete shenim: “Muri Natuvan” d.m.th; “milingona e paafte”. Cfare do te thote kjo?

Mimar Sinan

I madhi Mimar Sinan(1) Pasha ose Koxha Sinan ishte gjeni ne arkitekture. Ai kishte shume suksese ne ndertim, por para Allahut xh.sh. ai e konsideronte vete rob i thjeshte duke lene kete shenim: “Muri Natuvan” d.m.th “milingonja  e paafte”, sepse ai ishte nje edukues i pashoq ne modesti. Arkitetk Sinani eshte munduar shume qe xhamia Sulejmanije te qendroje ne kembe deri ne kiamet , e per kete ai ka bere shume lutje Allahut qe ti jap dije e te beje nje pune madheshtore dhe kete ai me miresin e Allahut xh.sh ia arriti te ndertonte nje veper madheshtore dhe te papare, nderkohe qe diku ne cep te oborrit te kesaj xhamie ai beri tyrben e tij te vogel. Edhe pse ai kishte ndertuar nje xhami te shkelqyer dhe me emer (fame) ai nuk mburrej dhe nuk ishte mendjemadh. Ne vulat dhe firmat e tij ai vendoste emrin: “Mimarani Has’sa” ose “Muri Natuvan” si dhe “El Fakirul Hakir”. Kur perfundoj ndertimin e xhamise Selimije e cila eshte vepra me e madhe e tij, ai iu pergjigj keshtu propozimeve qe iu ben per te shkruajtur ne murin e xhamis e tij:
-“Kush jam une qe te shkruaj emrin tim ne shtepin e Allahut!“(2) Kjo ishte modestija e te madhit Koxha Sinan.
Ne nje ajet Kur’anor Allahut xh.sh. thote: “Roberit e Zotit jane ata qe ecin neper toke me modesti, e kur atyre me fjale u drejtohen injorantet , ata thone: Selam, Paqe!” (El Furkan 63)

Pergatiti
Gezim KOPANI

______
1. Ekzistojne mendime te ndryshme per origjinen e arkitekt Mimar Sinan Pasha por mendimi me i njohur dhe me i pranuar qe njihet ne Turqi eshte se ai ka lindur ne vitin 1490 ne fshatin Sinanaj te Tepelenes, Shqiperi.
2. Ditet ne vijim do publikojme artikuj te tjere ne lidhje me Mimar Sinanin