Ne xhennet ka shtepi per falenderuesit e Allahut ne te cilat shkruhet “Bejtul hamd”

Ne islam falenderimi ndaj Allahut xh.sh. ze vend shume te vecante dhe te rendesishem. Myslimani duhet te jete durimtar dhe rob falenderues ndaj Allahut xh.sh. per miresit qe Allahu ia ka dhene dhe ate cfare Allahut xh.sh. ka percaktuar nuk ka kush qe mund ta anulloje. Nje nder keto eshte vdekja. Kur te vdes dikush, myslimani duhet te thote: “Te Allahut jemi dhe kthimi yne eshte tek ai.”
Ne lidhje me kete na vjen nje trasmetim profetik ku Muhammedi a.s. na ka treguar:
“Kur meleku (meleket) me urdher te Allahut xh.sh. ia marrin shpirtin nje femije.
Allahu xh.sh, edhe pse e di mir, i pyet: -O meleket e Mi! Ia moret shpirtin filan femije? Meleket pergjigjen: -Po, ia morem me urdherin tend!
Allahu xh.sh. thote: -Ia moren shpirtin, i cili ishte zemer e filan personi (prinderi)?
Meleket pergjigjen: -Po, me urdherin tend ia morem shpirtin!
Allahu xh.sh. edhe pse e di fort mire , pyet meleket: Kur ia moret shpirtin femijes, cfare tha robi im? Cfare thane prinderit?
Meleket thane: O Allah! E habitshme puna e ketyre prinderve (apo e ketij robi). Ai te falenderoj dhe tha: “Te gjithe te Allahut jemi, e te gjithe tek Allahu do shkojme. Ai na dha femijen dhe Ai na e mori.”
Atehere Allahu xh.sh. urdheron meleket e tij dhe u thote: O meleket e mi! Ndertojani atij (atyre) personi (prinderi) nje shtepi ne xhennet dhe siper deres se kesaj shtepi te shkruani: “Bejtul hamd” d.m.th; shtepia e falenderimit (apo e falenderuesit).”
(Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI