Allahu xh.sh. kenaqet me ate qe i drejtohet me pendes

Eshte percjell transmetimi i hadithit te njohur kur nje njeri per shkak te gezimit te madh gabon ne menyren e artikulimit te lutjes drejtuar Allahut xh.sh., por Allahu xh.sh. duke e ditur qellimin e lutjes ia pranoj ate.
Profeti Muhammed a.s. ka treguar se: “Nje person sebashku me deven e tij te mbushur me ushqime ishte nisur ne nje udhetimGjate rruges neper shkretetire ulet te pushoj. Udhetarin e ze gjumi. Kur zgjohet shikon se i kishte ikur deveja. Cfare eshte me e keqja edhe ushqimi. Tashme udhetari nuk kishte as buke, as uje. Cfare do bej ai ne mes te shkretetires. Kur e kuptoj se nuk ka cfare te bej ulet poshte hijes se nje peme (peme shkretetire) e me mendje per te pritur vdekjen. E ze gjumi (apo lodhja) perseri. Kur zgjohet shikon se nuk kishte vdekur, jo vetem kaq por i ishte kthyer edhe deveja sebashku me ushqimet. Ne keto momente gezimi te madh ai ne vend qe te thote: “O Zot ! Ti je Zoti im e une jam robi yt” tha: “O Zot ti je robi im e une jam zoti yt.” Allahu xh.sh. keshtu kenaqet me pendimin e robit te tij me shume se kenaqesia e robit te tij ne keto momente (flet per kenaqesin e robit te cilit iu kthye deveja ne shkretetire)” (Buhari, Muslim)

Pergatiti
Gezim KOPANI