Barbaros Hajredin Pasha

Barbaros Hajderin Pasha ka lindur ne vitin 1466 Lezbos (Midili) dhe ka vdekur ne vitin 1546. Ai eshte njohur dhe me emrin Hizer por Sulejmani i Madh (Kanuni) per shkak te sherbimeve te medha i vendosi emrin Hajredin (1) ndersa europa e quajti me emrin Barbaros (2). Babi i tij ka qene Spahi (d.m.th; trim, luftetar)(3) i quajtur Jakup Aga . Ka shkrime te cilat tregojne se Jakup Aga eshte Shqiptar ndersa nena e Barbaros Hajderin Pasha Katerina eshte me origjine greke. Edhe sot ne guidat turistike qe behen ne Truqi sidomos tek muzeu historik P.1453 u permendet vizitoreve se Barbaros Hajredin Pashe ka qene me origjin Shqiptare. Barbaros Hajredin Pashe  ka pasur tre vellezer te quajtur; Is’hak, Oruç dhe Iljas. Dy vellezerit ishim me te medhenje se Barbaros Hajredin Pashe e qe merreshin me tregti detare mire po kjo pune ishte mjaft e rrezikshme. Tregohet se nje dite vellau (Oruçi) u zu rob nga piratet e Rodosit. Vellau Barbaros Hajredin Pasha meson per ngjarjen dhe duke e ditur qe do te ndodhte kjo tha:

Do te ndodhte nje dite, pa kusht;
Ne daç behu zemergjer, ne daç zemerngushte!

Sado perpjekje ,te holla qe u dha per shpetimin e vellaut , Oruçi qendroj i zene rob per nje kohe te gjate , kjo edhe per shkak te genjeshtrave te pirateve te cilet nuk mbanin fjalen. Madje u perpoqen qe Oruçit tia ndryshonin edhe besimin. Per shkak te pergjigjes negative te Oruçit per ndryshimin e besimit piratet i thane: “Mire pra, le te vije Muhammedi te te shpetoje!” Oruçi tha: “Do e shikoni ju se si ka per te me ardhur ndihma e pejgamberit tim!” Tregohet se Oruçi beri lutje Allahut xh.sh. dhe se disa persona te veshur me te bardhe e me çallma jeshile e lirun Oruçin duke u hedhur ne dete. Ky ka qene shkaku qe Barbaros Hajredin Pasha te nis lufte kunder pirateve.

Barbaros Hajredin Pasha

Fama e Barbaros Hajredin Pasha u perhap ne gjithe europen. Gjate udhetimeve ne dete Barbaros Hajderin Pasha ariti ne Algjeri ku u shpall sulltan i saj. Vellau i Barbaros Hajredin Pasha , Oruçi vdiq gjate nje lufte me spanjollet, te cilet menduan se Barbaros Hajderin Pasha ka marr fund. Spanjollet afruan floten e tyre ne brigjet Algjeriane duke i kerkuar qe ta dorezonte kalan, por Barbaros Hajredin Pasha u tha: “O armiqt te islamit. Juve nuk ju jap kalan e Algjeris por as edhe nje gur rere nga bregdeti yne!” dhe filloj nje betej ku per nje kohe te shkurter armiku humbi. Duke e ditur shtimin e rrezikut por edhe te dobesise, me zgjuarsi ne vitin 1519 Barbaros Hajderin Pasha i dergon nje leter Sulltani Osman Selmit te Rrept  ku i thote per dorezimin e Algjerise. Sulltani Selimi i Rrept vlerson qendrimin e Barbaros Hajderin Pashes dhe e ben ate Bejlerbe te Algjerise, po ashtu Sulltani i dergon flamurin, rreth 2 mije jeniçer, armatime etj.

Tregohet se nje here Sulejmani Madheshtor e fton Barbaros Hajderin Pashen ne Stamboll ku e beri admiral te flotes dhe kishte per detyre modernizimin e saj. Pas fitores se betejes ne Preves me 1538 Barbaros Hajderin Pasha zoteronte gjithe mesdheun. Mendohet se rreth vitit 1545 Barbaros Hajredin Pasha ka lene punen per shkak te moshes, por edhe ne kete kohe ai tregon veten e tij ne nje fush krejtesisht te re ate te shkrimit. Ai ka shkruar ne nje liber jeten e tij te titulluar: “Gazavat Hajredin Pasha d.m.th Luftrat e Hajderin Pashes)
Ne vitin 1546 vdiq Barbaros Hajderin Pasha dhe ne lajmerimin e vdekjes se ti eshte thene: “Shefi i detit vdiq“.

Pergatiti
Gezim KOPANI

_______
1. Hajredin do te thote: I dobishem
2. Barbaros do te thote: Mjeker kuq
3. Spahi ka edhe ne zonen e Kukesi kryesisht ate te Lumes.