Kushtet e mbulesës në islam

Mbulesa është një nga dhuntitë e Zotit dhuruar njeriut. Si në çdo gjë tjetër, Zoti e mësoi njeriun edhe për rolin dhe rëndësinë e veshjes dhe të mbulimit të avretit.

Më poshtë kemi shënuar disa kushte sa i përket veshjes së femrës, ndonëse një pjesë e tyre vlejnë edhe për meshkujt.

– Mbulesa duhet të mbulojë çdo pjesë të trupit, duke filluar nga koka deri te këmbët, përveç fytyrës dhe duarve.

– Ajo nuk duhet të jetë e tejdukshme.

– Duhet të jetë e gjerë dhe jo e ngushtë.

– Të mos jetë me ngjyra të ndezura (të jetë me ngjyra serioze).

– Të mos i ngjajë veshjes së burrave dhe veshjes së jobesimtareve.

– Mbulesa nuk duhet të ketë për qëllim afirmimin në popull.

– Mbulesa të mos jetë e parfumosur.

Nga ilmihali
Burimi: /Islampress.ch/