Profeti Muhammed a.s. e donte dhikrin dhe lutjen e shkurter

Trasmetohet se nje dite, pasi Profeti Muhammed a.s. fali namazin e sabahut, dhe e nena jone Xhuverije r.anha ishte e ulur ne vendin e saj te faljes se namazit, Profeti Muhammed a.s. doli heret nga shtepia. Pasi kaloj nje kohe e gjate (e paradites) profeti a.s. u kthye ne shtepi dhe shikoj serisht te nderuaren Xhuverijen duke u lutur. Per kete Profeti a.s. e pyeti:
-Qe kur u largova je duke bere dhiker (ibadet,adhurim e falenderim Allahut xh.sh) ?
Ajo tha:-Po!
Atehere Profeti Muhammed a.s. tha:
-Jane kater fjale (apo fjali) qe i kam thene tri here pasi u ndava nga ti, nese i peshojme ato me dhikrin qe ke bere i qe nga mengjesi, jane barazim me to nga aspekti i sevapit, dhe Profeti Muhammed a.s. tha:
Subhana-Allahi ve bihamdihi adede halkihi ve rada nefsihi ve zinete arshihi ve midade kelimetihi” qe dmth:  “E falenderoj dhe e larteson Allahun e Madheruar sa numri i krijesve, aq sa te kenaqet, aq sa pasha e Arshit dhe sa numri i faljeve te Tij qe nuk mbarojne dhe nuk perfundojne.” (Muslim)

Ne nje hadith tjeter Profeti Muhammed a.s. ka thene:
“Jane dy fjale qe per gjuhen jane te lehta, por ne peshoren e Allahut jane te renda dhe kenaqet me to dhe tha: “Subhana-Allahi ve bihamdihi . Subhana-Allahil adhim” d.m.th: “E lartesoj dhe e falenderoj Allahun xh.sh. E lartesoj dhe e falenderoj Allahun xh.sh i cili eshte i Madherishem.” (Buhari etj)

Pergatiti
Gezim KOPANI