Xhamia Kampung Hulu në Malajzi tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj

Xhamia Kampung Hulu - Malejzi

Xhamia Kampung Hulu, një ndër strukturat më të lashta të shtetit Malacca të Malajzisë, magjeps vizituesit e qytetit me pamjen e ndryshme arkitekturore, shkruan AA. Ky monument, ndërtimi i së cilës është filluar në vitin 1720 dhe ka zgjatur për 8 vite, është kompozuar nga shembuj arkitekturorë të kulturave të ndryshme.
Kampung Hulu është xhamia e parë e ndërtuar në këtë shtet, ndërsa është edhe ndër xhamitë më të lashta të Malajzisë.
Sipas burimeve historike thuhet se xhamia është ndërtuar me udhëzimet e udhëheqësve holandez të Malacca-s.
Për herë të parë është restauruar në vitin 1892 pasi ka pësuar dëme në mesin e shekullit të 19-të.

– Kombinim i kulturave malajzeze, budiste dhe hindu

Personat të cilët për herë të parë e shohin xhaminë Kampung Hulu, përderisa nuk dëgjohet zëri i ezanit nga minareja mund të kenë vështirësi që të kuptojnë se kjo ndërtesë është xhami.

Xhamia është kombinimin i kulturave malajzeze, budiste dhe hindu.

Kubeja e saj është bërë duke u frymëzuar nga kulla në formë të shkallëzuar e quajtur “pagoda”, e cila ndërtohet pranë tempujve budistë në shtetet e Azisë juglindore.

Ndërsa minareja e ndërtuar më vonë, i përngjanë kullave të rojeve në historinë malaje e njohur si “Balai Nobat”.

– Tërheq vëmendjen e vizituesve nga religjionet e ndryshme

Shatërvani i xhamisë është ndërtuar si një pishinë, nga e cila abdesti merret me anë të mashtrapës.

Mihrabi, i ndërtuar nën ndikimin e kulturës hindu po ashtu tërheq vëmendjen. Që të mos dëmtohet, rregullisht i nënshtrohet mirëmbajtjes. /https://islampress.ch/