Allahu xh.sh. i dha tre miresi per shkak te faljes se namazit te xhumas

Tregohet se nje here diten e xhuma nje person i quajtur Hamid ishte pergatitur qe te shkonte ne xhami per te fal namazin e xhumas, por per shkak te disa puneve u gjet ne dilem si te veproj. Gomari i kishte humbur, mielli i kishte mbetur ne mulli dhe ate dite kishte rradhen e ujit per te ujitur token.
Filloj te mendoj; Nese shkoj ne xhami, do humbas te gjitha keto. Pastaj tha me vete: Punet e ahiretit jane me te rendesishme se keto dhe vendosi ti le punet e dynjas e te fal namazin e xhumas. Pasi fali namazin e xhumas shkon ne shtepi. I habitur ai shikon se toka e tij ishte ujitur, po ashtu edhe gomarin e shikon te lidhur dhe kur hyn ne shtepi gjen gruan e tij duke gatuar buke me miellin e sapo ardhur nga mulliri.
I habitur pyet bashkeshorten e tij per te gjitha keto dhe ajo i thote:
Degjova nje britme jasht shtepise dhe kur dola shikoj hienen duke ndjekur gomarin tone, e ai duke ikur nga ajo hyri ne stalle. Komshiu yne duke ujitur token e tij e kishte zen gjumi dhe uji kaloj ne token tone, ndersa komshiu tjeter shkoj te marr miellin e tij por ne vend se te marr te vetin ai mori miellin tone. Kur e kuptoj se nuk ishte mielli i tij, por i yni e solli tek ne. Hamidi ne shenje mirenjohje ngriti duar nga qielli dhe tha:
“Zoti im! Une per ty kam kryer vetem detyrimin (faljen e xhumas) ndersa Ti o Zoti  mi kompensove me tri te mira.”

Pergatiti
Gezim KOPANI