Dijetari i cili u be mysliman per shkak te sjelljes se Profetit Muhammed a.s.

Mekke - "Pikture e bere nga Hubert Sattler", viti 1897

Transmetohet se nje dijetar çifut i quajtur Zejd bin Sane deshironte qe te njoh nga afer Profetin Muhammed a.s. me qellim saktesimin se a eshte ai Pejgamber i fundit sic thote Teurati apo jo. Tregohet se nje dite teksa Profeti Muhammed a.s. po dilte nga shtepia bashke me Aliun r.a. Zejdi vendos ti ndjek nga pas. Gjate rruges nje burre u del perpara dhe i thote Muhammedit a.s.: “O i derguari i Allahut ! U kam thene njerezve te filan fisi se nese beheni mysliman Allahu xh.sh do ju shtoj bereqetin dhe miresite. Ata u ben mysliman por ne fakt ata po vuajne per buken e gojes. Duke shpresuar ne ate qe u kam thene, ka frike se do kthehen mbrapsh tek besimi qe kishin. Nese deshiron tu japesh ti ndonje ndihme dhe une ua dergoj.”
Pasi Zejdi degjoj kete bisede vendosi te shfrytezoj rastin dhe nderhyri duke i thene Muhammedit a.s; “O Muhammed ! Nese mendon qe ti ndihmosh, une mund te te jap te holla borxh dhe kjo sipas nje kontrate te perbashket.”
Muhammedia a.s. pranoj dhe mori nga Zejdi 30 dinar borxh dhe ia dha shokut (sahabit) qe tua dergon fisin ne fjale duke i thene: “Shpejt shko te ata dhe ndihmoj!”
Pas nje kohe teksa Profeti Muhammed a.s. i shoqeruar nga Ebu Bekri r.a. dhe Omeri r.a. dhe disa shoke te tjere  po kryenin ritet e nje xhenazje ne varrezat e xhennetul Baki, dhe pasi Muhammedi a.s. fali namazin e xhenases paraqitet Zejdi (personi qe i kishte dhene te hodha borxh) i cili i terhoqi Muhammedi a.s. nje rrobe (apo shall) qe kishte ne shpin e cila ra ne toke. Muhammedi a.s. nuk e kuptoj arsyen e ketij veprimi dhe me habi shikoj fytyren  e varur te Zejdit. Zejdi i thote:
-A nuk do e paguash borxhin qe te kam dhene? Ne fakt ju bijt e Abdulmutalibit e keni zakon qe te vononi larjen e borxhit.
Ne fakt kohe per shlyrjen e borxhit sipas kontratesh ende nuk kishte perfunduar.
Zejdi i cili tregon vete ngjarjen thote: U ktheva te shikoj Omerin r.a. Kur e shikova se si ishte fryer gati sa nuk po plaste, u friksova shume sa mendova se zemra me doli nga vendi. Omeri r.a. duke me shikuar ashper dhe me nje ze te fuqishem me tha:
-O armik i Allahut! A i thuhen keto fjale Profetit Muhammed a.s.? Ki respekt per te dhe fol me edukat. Betohem se nese nuk do ishte ajo qe na ka sjell Profeti Muhammed a.s. (islami) dhe nese nuk do te kishe borxh Profeti a.s. do ta tregoja une ty.
Kur Profeti Muhammed a.s. e shikoj se sa ishte nxehur Omeri r.a. nderhyri menjehere pasi nuk e duroj dote fjalet e renda qe mori Zejdi.
Ne keto çaste Profeti Muhammed a.s. me qetesin e tij i thote Omerit r.a.;
-Qetesohu o Omer! Si une edhe Zejdi presim nje sjellje tjeter nga ti. Ti duhesh te me thoje qe tia paguaj borxhin ne nje menyr te bukur , ndersa kete (Zejdin) duhej ta keshilloje qe ta marr borxhin me nje gjuhe te pershtatshme. Ne te vertet sipas kontrates ka edhe tre dite borxhi im kohe per tu lare, por ti Omer ngrihu dhe paguaja borxhin per mua dhe jepi ati me teper per shkak se e trembe!
Zejdi pasi mori borxhin me shume se kishte dhene i thote Omerit r.a.;
-O Omer! Sa here qe shikoj Profetin Muhammed a.s. dalloj tek ai gjitha shenjat e Profetesise, por deri me sot nuk e kisha pasur mundesin ta vija re nese i ka apo jo dy cilese qe ishin; 1. A thua i fal ata qe sillen keq me te? 2. A i shtohet butesia aq sa i shtohen veshtiresist? Ja keto i provova sot, dhe tani u binda ploteisht se Muhammedi eshte Pejgamberi qe pritej. O Omer ! Ji deshmitar se une sot deshmoj Shehadetin e pranoj Allahun si Zot, Islamin si fe dhe Muhammedin a.s. Pejgamber dhe gjysmen e pasurise time e jap sadaka per ndjekesit e Muhammedit a.s.
Omeri r.a. u gezua shume qe Zejdi u be mysliman por e qortoj Zejdin duke i thene:
-Te gjithe myslimaeve (ndjekesve te Muhammediti) nuk u mjafton ajo qe dhe sadaka te pakten thuaj e dhuroj sadaka per disa nga myslimanet.
Zejdi tha: Ke te drejte, gjysmen e pasurise time ua jap disa myslimave.”
(Hakimi)

Pergatiti
Gezim KOPANI