Sulejmani a.s. ndalon ushtrin per shkak te milingones

Allahu xh.sh. ne Kur’an na tregon se nje here Sulejmani a.s. i cili ishte trashegimtari i Profetit Davud a.s. dhe i cili u tha njerezve qe kuptoj gjuhe e shependeve vendos te tuboj ushtrin e tij te perbere nga njerez, exhine, shpende etj.
Rruga i dergoj mbi luginen e milingonave, nje milingon tha: O ju milingona! Hyni ne vendet tuaja qe te mos u coptoje Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju verejtur.
Kur Profeti Sulejman a.s. e degjoj kete buzeqeshi e i gezuar prej fjales se milingones ndaloj ushtrin dhe tha: Zoti im! Me mundesi qe te te falenderoj per te mira e Tuaja qe mi ke dhuruar mua dhe prinderve te mi dhe me mundeso qe te bej vepra te mira te cilat Ti i pelqen, e me meshiren Tende me bej pjestar te roberve Tuaj te mire!
(En Neml 16-19)

                                                                                                          Pergatiti
                                                                                                          Gezim KOPANI