Disa rregulla mbi namazin

Disa rregulla mbi namazin 

Kur flitet per namazin gjeja e pare qe duhet te dije cdo mysliman eshte: “Namazi eshte obligim (farz) per cdo mysliman.”  Namazi eshte obligim qe te falet ne kohen caktuar mu ashtu sic permend Allahu xh.sh ne Kur’an ku thote:
“...Namazi eshte obligim te falet ne kohen e caktuar.” (En Nisa; 103)

Namazi eshte i ndare ne 5 kohe te cilet jane: Sabahu, Dreka(Yleja), Ikindia (Pas dreka), Akshami dhe Jacia.

Koha e namazeve

1.Koha e namazit te Sabahut eshte nga fillimi i agimit deri ne lindjen e diellit.(Muslim)
2.Koha e namazit te Drekes eshte kur dielli kallon mesin deri sa hyn koha e ikindise.(Muslim). Sqarim: Kur hija e nje trupi eshte rritur dy here me shume nga vete hija e trupit do te thote qe ka dal koha e namazit te drekes.
3.Koha e namazit te Ikindis eshte koha kur hija e nje trupi te jete rritur dy here. (Taberani) Koha e namazit te ikindis perfundon me perendimin e diellit.
4.Koha e namazit te Akshamit fillon me te perenduar dielli dhe vazhdon deri humbet bardhesia , pra qe behet erresire.(Muslim, Taberani)
5.Koha e namazit te Jacise fillon me humbjen e bardhesis pra me fillimin e erresires dhe vijon deri me lindje e agimit.(Ahmedi)
Sqarim: Jane tre kohe ne te cilat nuk lejohet falja: 1.Kur lind djelli, 2.Kur dielli ndodhet ne kup te qiellit, 3.Kur dielli fillon te kuqet pra te prendoje.(Muslim)
Namazi falet pasi te jete thirre Ezani, ndersa para farzit behet ikameti.Pervec 5 koheve te namazeve jane eshte namazi i Xhumase qe kryhet ne kohen e drekes por qe nuk falet dreka por namazi i xhumase. Jane namazet e dy Bajrameve (Fiter Bajram dhe Kurban Bajram), namazi i eklipsit te diellit ose te henes, namazi i lutjes per shi , namazi me rastine lidhjes se kurorezimit, namazi i Teravive.

Obligimet (farzet) e namazit

Obligimet ose farzet e namazit jane:
1.Tekbiri fillestar.
2.Qendrimi ne kembe
3.Leximi i Kur’anit
4.Ulja ne ruku
5.Berja e sexhdes
6.Ulja e fundit (teshhudi pra et-tehijatu..)
Ndersa vazhibet e namazit jane:
1.Thenja e fjales Allahut Ekber
2.Leximi i sures El Fatiha
3.Pas Fatihas leximi i nje sureje tjeter
4.Leximi i Kur’ani ne rekate
5.Leximi i Kur’ani ne te gjitha rekatet  e viterit.
6.Ne vendet ku lexohet Kur’ani me ze te behet ashtu, dhe e kunderta.
7.Plotesimi i plote i rukus
7.Ulja e pare
8.Ne kohen e sexhdes hunda sebashku me balli te has token.
9.Dhenia e selamit

Forma e namazit

1.Tekbiri, 2.Lidhja ne namaz (pra vendosja e duarve), 3.Qendrimi ne kemb (qendrimi ne kembe dhe drejtimi nga Qabja),4.Berja e rukus, 5.Berja e Sexhdes, 6.Thenia e teshehudit pra Et-tehijatin, 7.Dhenia e selamit , 8.Berja e dhikrit pas namazit

Gjerat (levizjet) qe nuk duhen bere (Mekruhet e namazit)

1.Te luash me rrobat gjate namazit, 2. ose te numeroj me gishta ajetet,3.te kryqezosh gishtat, 4. te lidhesh floket, 5. te shikuarit e te tjereve, 6. te kthyerit e kokes pas ose majtas apo djathtas, 7. te hapesh gojen, 8, te pertypesh, 9. te falesh me veshtirsi psh kur ke nevoja fiziologjike, 10. ti besh fresk vetes apo te tjereve, 11. te falesh namazin vetem teksa rreshti ka vend, 12. te kryesh veprima para se imami ti kete bere psh ulja ne sexhde para imamit, 13. te falesh para zjarrit, 14. te falesh para varrit, 15, te tundesh kohen per te shprehur pohim ose e kunderta, 16. nese i pergjigjesh selami duke bere shenja me dore, 17.te lexosh Kur’an ne ruku apo sexhde etj.

Veprimet qe e prishin namazin

1.Ai qe flet ne namaz
2.Kthimi i selamit duke qene ne namaz
3.Nese jep selam para imamit
4.Nese i pergjigjesh tjetrit pas teshtitjes  duke thene jerhamukallah.
5.Nese gjate faljes ben ofsham (“ah” apo “oh”) sa te degjohet
6.Kryeraj e ndonje akti fiziologjik, veprim i till prish automatikish namazin dhe abdestin
7.Te qeshurit
8.Ngrenja ose pirja
9.Nese ndokush vjell
10.Nese ndokush falet para imamit
11.Nese ndonje kreh floket ose mjekren
12.Te falurit pran mashkulli dhe femra pa pasur ndarje (i vencant eshte rasti mes bashkeshortit e bashkeshortes, por peseri edhe ne kete rast bashkeshortja qendron pas)

Namazi ne kohe lufte

Vetem disa here Profetit Muhammed a.s. i ka rastis qe te mos e fal namazin ne kohen e vet, dhe nje nga keto ishte koha e zhvillimit te betejes se Bedrit.
Lidhur me rregullin e namazit gjate luftes Allahu xh.sh. thote:
Kur te qetesoheni (apo te kete kaluar lufta) atehere fale namazin ne menyre te rregullt.” (En Nisa; 103)
Per shkak te mos faljes se namazin ne kohen e caktuar si pasoj e luftes beri qe Muhammedi a.s. te zemerohet. Sipas haditheve te Nesaiut kemi se:
“Gjate betejes se Hendekut Abdullah b. Mesudi r.a. pershkruan keshtu hidherimin e profetit per mosfaljen e namazeve ne kohen e vet: “Ishim bashke me Profetin Muhammed a.s. ku e patem te pamundur falejn e namazit te drekes, ikindise, akshamit e jacise. Kjo qe me rendoj, duke pasur parasysh qe isha me te Derguarin e Allahut xh.sh. dhe nuk arrijme te falim namazin ne kohen e vet. Pas kesaj Muhammedi a.s. urdheroi Bilalin te kendoj ikametin ndersa Muhammedi a.s. na beri imam ne faljen e namazit te drekes, pastaj Bilali kedoj perseri ikametin dhe profeti beri imam duke fal ikindin dhe vazhduam keshtu deri ne falejn e namazit te jacise.” (Nesai)
Nese ndonje per shkak te harreses apo gjumit nuk e fal namazin, atehere kur ti kujtohet le ta fal namazin. “Tregohet se nje here per shkak te nje udhetimi te gjate e te veshtir Profetin Muhammed a.s. e ze gjumi dhe nuk mundi te fal sabahun edhe me deshiren e tij Bilali kishte vendosur qe ti zgjonte nga gjumi por edhe ate e ze gjumi. Kur u zgjuan dielli kishte lindur. Bilali r.a. u merzit shume, por profeti Muhammed a.s. i thote: “Ska dyshim se kur deshiroj Allahu xh.sh. na vuri ne gjume dhe po ashtu kur deshiroj Ai na rizgjoj.” Namazin e falen pasi zbardhi dita plotesisht.” (Buhari)

Shkurtimi i namazit

Si ne rast lufte po ashtu edhe udhetimi myslimani nuk lirohet nga falaja e namazit porse ka lehtesim. Me lehtesim kuptohet shkurtim i namazit farz (obligim). Shkurtimi behet per namazet qe kan kater rekate namaz pra duke u shkurtuar prej kater rekate ne dy rekate ndersa namazet e tjera kryhen sic jane.
Udhetar konsiderohet personi i cili udheton tre dit ose tre nete ne kembe, kafshe. Kjo kohe eshte llogaritur per rreth 81 km (ketu ka mendime te ndryshme). Nje udhetar i till ka te drejte te; shkurtoj namazet, te mos fal xhuman, bajramet e te mos agjeroje porse ato i ploteson kur arrin ne shtepi psh agjerimi ose per namazin kur arrin tek vendi i caktuar i udhetimit.
Personi humbet te quajturit udhetar kur ai kalon ne vendqendim pas udhetimi me shume se 15 dite.
Duhet sqaruar se; Kur udhetari falet pas imamit te vendit e fal namazin e plote duke mos u ndare nga imami e nese udhetari behet imam atehere ai shkurton namazet qe jane per tu shkurtuar, normalisht duke njoftuar xhematin , por udhetari nuk behet imam ne xhami pasi jo gjith xhemati eshte udhetar, e nese ai behet imam i grupit qe eshte bashkeudhetar , atehere eshte ne rregull.
Nje rast Profeti Muhammed a.s. pas clirimit te Mekes ishte bere imam, u kishte thene te pranishmeve: “O banor te Mekkes, plotesoni banazin tuaj sepse ne jemi udhetar.” (Ebu Davudi)

Namazi kaza

Me namaz kaza kuptohet falja e namazit jo ne kohet e caktuar. Nese nje besimtari per shkak te udhetimi i ka ngelur pa falur ndonje namaz, atehere ate e fal kaza normalisht duke shkurtuar ata namaze qe lejohet si dreka, ikindia e jacia, pra ne dy rekate.

Bashkimi i namazit

Udhetari ka mundesi te bashkoj dy kohet e namazit, psh; ne kohen e drekes bashkon edhe ikindin ose e kunderta. Me bashkim nuk kuptohet falja bashke por jep ikamet dhe fal dy rekatet farz (te shkurtuara te drekes), pastaj jep perseri ikamet dhe fal ikindin dhe perseri si udhetar duke e shkurtuar nga kater ne dy rekate, po ashtu e njejte eshte per akshamin (namazi i akshamit dhe i sabahut nuk shkurtohen) e jacin, pra ne kohen e akshamit jep ikamet e fal akshamit, me pas jep perseri ikamet dhe fal jacine dhe e kunderta.(2)

Namazi i harreses

Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush harron nje namaz pa e falur, ta fal ate sapo ti kujtohet pasi keshtu behet plotesimi i tij.” (Buhari)

Ne lidhe me namazin Profetit a.s. i eshte bere nje here kjo pyetje: “Cila eshte vepra me e mire? Muhammedi a.s. ka thene: “Namazi i falur ne kohen e vet.” (Buhari, Muslim)

Pergatiti
Gezim KOPANI

________
1. Kaza; falja e namazin jo ne kohen e vet
2. Namazi i sabahut dhe i akshamit nuk shkurtohen

 

Shenim: Per te mesuar me shume mbi namazin klikoni ketu: http://gezimkopani.com/category/namazi/