Namazi i Xhenazes pj.1

Gur i vjeter tek varrezat mysliman ne fshatin Rrype
Ne kete hytbe do predikojme ne lidhje me ritet e namazit te Xhenazes.

Namazi i xhenazes eshte nje nga momentet qe e ndan njeriun nga kjo bote dhe e kalon ate ne jeten e varrit. Ky eshte nje moment qe asnje here nuk duhet harruar, pasi ashtu na ka urdheruar edhe Profeti Muhammed a.s. i cili ka thene:
Kujtojeni shpesh ate qe ua prish lezetet,qefin, dhe ajo eshte vdekja.” (Buhari,Muslim)

Cfare duhet bere kur nje person eshte i semuar, ose shihet qe eshte ne prag te vdekjes?
Kur nje person eshte i semuar aq shume saqe pritet qe te ndroj jete, atehere duhet me i than “La Ilahe il-lallah” pra duhet tia kujtojme kete. Te njeten gje duhet te bej edhe ai mysliman qe ben vizite nje te semuri i cili eshte ne gjendjen qe permendem me siper.

Muhammedi a.s. thot: “Ai qe thote “La ilahe il-lallah” ne momentin e fundit te kesaj bote pra ne momentin e dorzimit te shpirtit do te hyje ne xhennet.” (Ahmedi 5/233)

Ja disa veprime qe duhet bere nga momenti i dorzimit te shpirtit te nje personi

Kur te vdes nje person duhet ti lidhet nofulla. Duhet ti mbylles syt duke thene kete dua:
Bismil-lah ve ala mil-leti resulil-lah. Allahummme jessir alejhi emruhu, ve sehhil alejhi ma baduh ve es-id-hu bi likaike, vexh al ma harexh ilejhi hajren mimma harexh anhu.”

Pastaj mbulohet me dicka  i gjithe trupi. Duart duhen te ulen posht, pra jo te vendosen siper kerthizes.

-Larja e xhenazes

Fillimisht duhet zgjedhur vendi ku te lahet xhenazja. Duhet te kete nje “teneshir” ose si me than nje derras mbi te cilen te lahet. Duhet patjeter te mbulohen pjese e turpshme . Me pas i jepet istinxha. Me pas i jepet abdest pa ia shperla gojen.
Lahet me uje te voket (disi te nxehete) se bashku me ujin e lajme edhe me sapun , shapo. Lahet fillimisht ana e djathte duke e mbeshtetur trupin ne te majte dhe e kunderta. Nese xhenazes i del dicka duhet thjesht vetem me e shperla , pra ska nevoj te lahet edhe nje here nga fillimi.
Tek pjeset e turpshme , larsi xhenazes nuk duhet te heq mbulesen qe ndodhet mbi ato pjese e plus kesaj duart duhen te jen te mbeshtjellura me nje mbulese a peshqir e me pas te laj keto pjese.
Muhammedi a.s. udheronte qe i vdekuri te shperlahet tre here madje ka transmetim qe thote edhe pese here.Ne shperlarjen e fundit Muhammedi a.s. keshillonte qe ti jepej pafrum “miskul Kafur” lloj parfumi. Ndersa Shehideve nuk lahen (Ahmedi). Shehidet varrosen me rrobat e tyre. Argumenti eshte transmetimi i Bejhakiut nga Iben Abbasi qe tregon : “I Derguari i Allahut ka urdheruar qe nga deshmori te zene ne Uhud te hiqen te gjitha mjetet e hekurta, dhe mburojat dhe ti varrosin te pergjakur ne rrobat e tyre.”
Ai qe vdes gjate Haxhit me ihram i lahet xhenazja.

Xhenazja lahet nga njerzit e shtepis, pra si vellai, daja,nipi etj ose nga te afermit prej xhaku.

-Disa rregulla qe duhet pasur parasysh

Gruja mund te laj burrin, por burri nuk mund ta laj grun. Nese ajo gruja vdes ne mes te burrave atehere kerkohet nje grua per ta la e ne kete rast nese nuk xhenet i jepet tejmum po nga nje grua.Burri ne kete rast nuk mund ta laj. E njeta gje eshte edhe per burrin. Ne rastin kur ska njeri femer per femren dhe burri per burrin atehere i jepet tejmum duke ken duart e mbeshtjellura.
Femijen e vdekur e lan edhe burri edhe gruja, behet fjale per femijet e vegjel.

Shpenzimet e varrimit e kan per detyre prinderit. Nese vdes gruja shpenzimet ia heq burri, burrit ia heq familja deri tek kujdestari i tij.

Pergatiti
Gezim Kopani