Namazi i Xhenazes pj.3

Fotografi e bere tek varrezat myslimane ne fshatin Hadroj Puke

-Percellja e xhenazes 

Hz. Muhammed a.s. kur percillte nje xhenaze ecte para xhenazes. Ndersa ai qe eshte ne kal ec pas xhenases ne rastin tone me makin ecet pas xhenazes, pra ne fund. Ai qe ec ne kemb ec afer xhenazes djathtas ose majtas.
Hapat duhen te jete disi te shpejt dhe jo te behet nje ecje duke u lekundur.

Transmetohet prej Ebu Bekri r.a. te kete thene: “Me te vertet me hz.Muhammedin as. ecnim me hapa te shpejtuar gjate percjelljes se xhenazes.” (Davudi 3182 , Nesai 883)
Ibn Mesudi ka thene: “E kam pyetur hz.Muhammed a.s. mbi percjelljen  e xhenazes e ai tha: “Vetem mos te jete vrapim”
Ai qe merr pjes ne percjelljen e nje xhenazje merr sevape dhe kjo eshte e vleshme per burrat. Ne percjelljen e nje xhenazje marrin pjese edhe Meleket e Allahut xh.sh. (Tirmidhi 1011, Ebu Davudi 3184)

Kur niset percellja e xhenazes nuk behet ulje derisa nuk leshohet ne leshimin e fundit . Pra nuk duhet te ndalohet xhenazja kur eshte bere edhe nisje per ne banesen e fundit. (Buhari, Muslim 959)

Eshte sunnet qe te vdekurin ta mbajne kater persona. Gjate kesaj kohe nuk lexohet apo kendohet ndonje pjese nga Kur’ani po ashtu as ndonje lutje.

Cfare duhet bere kur kalon nje xhenaze ne rruge?

Kur kalon nje xhenaze ne rruge eshte mir te tregohet respekt dhe Hz.Muhammed a.s. kete respekt e ka bere duke u ngritur ne kembe, por ka pas raste qe nuk eshte ngritur ne kembe.

-Pergaditja e varrit (kaber)

Varri mund te jete i thell jo me pak sa gjysma e shtatit te njeriut ne kraheror. Sa me thell te jete varri edhe me mir. Ne fund te varrit hapet nje pjse e vecante . Kjo pjese e vecante hapet nga ana e Qabes qe quhet “lahd” ku vendoset i vdekuri.

-Leshimi i xhenzes ne varr

Duhet patur kujdes qe varrimi nuk behet gjate perendimit te diellit. Muhammedi a.s. kur leshonte xhenazen ne varr thoshte: ” Ne emer te Allahut, ne rruge te Allahut e sipas praktikes se te Derguarit” ose
Bismilahi ve ala mil’leti resuli-lahi sel-lallahu alejhi ve sel-lem.” Fillimisht leshohet ana e djathte para ne varr.
Ky eshte edhe riti fetare islam ne rast te nje vdekje.
E lus Allahun e Madheruar qe te na bej rrisk qe te vdesim si krijesa te udhezuara ndaj Allahut xh.sh.

Pergatiti
Gezim Kopani

 

Per te lexuar pj.2 kliko ketu: http://gezimkopani.com/2019/11/05/namazi-i-xhenazes-pj-2/