Omeri r.a. pershkruan shtepin e Profetit Muhammed a.s.

Keshtu mendohet se ka qene shtepia e Profetit Muhammed a.s.

Nje dite Omeri r.a. shkoi tek shtepia e Profetit Muhammed a.s. Kur hyri brenda shikoj rreth e perqark te dhomes dhe vuri re se ne dhome nuk kishte asnje gje (mobilje), pervec nje hasre te thurur me gjethe hurmash mbi te cilen ishte ulur Profeti Muhammed a.s. Hasra e thate kishte lene gjurme ne trupin e Muhammedit a.s ndersa ne nje qoshe gjendej pak miell elbi, e prane tij nje kacek i vjeter uji, i varur ne mur.
Kur Omeri r.a. e shikoj kete gjendje, mori fryme thelle duke mos e mbajtur veten filloj ti binin lote. Profeti Muhammed a.s. e pyet:
-Pse po qon o Omer?
Omeri i thote: Si te mos qaj o i Derguari i Allahut! Kajseri dhe Kisra (Mbret) notojne ne miresit e kesaj bote, nderkohe qe i Derguari i Allahut jeton mbje haser te thate!
Profeti a.s. duke e qetesuar Omerin r.a. i thote:
“Mos qaj! A nuk eshte me mire qe te gjitha miresit dhe keanqesist e kesaj bote te jene te tyre, ndersa ato te Ahiretit te jene tonat?” (Ahmedi, Taberani)

Ndersa ne nje rast tjeter tregohet se Profetit Muhammed a.s. kishte fjetur mbi nje haser. Kur u ngrit nga gjumi, hasra kishte lene gjurme ne trupin e Profetit a.s. Per kete arsye shoket i thane:
-O i Derguari i Allahut! A te gjejme nje dyshek per ju?
Muhammedi a.s. tha:
-“E cfare lidhje kam une me kete bote? Ne kete bote, une jam si ai udhetari qe pushon ne hijen e nje peme, e me pas i hipen kafshes se vet dhe largohet prej aty.” (Tirmidhi)

Pergatiti
Gezim KOPANI