Ibrahimi a.s. dhe kater shpendet

Si ringjallen te vdekurit?

Pergjigjen e kesaj pyetje e kemi ne Kur’an ku Allahu xh.sh. na tregon se Profeti Ibrahim a.s. ishte interesuar se si do ringjallen te vdekurit?
Allahu xh.sh. thote:
Perkujto kur Ibrahimi tha: Zoti im, me mundeso te shoh se si i ngjall te vdekurit? Zoti tha: A nuk je i besueshem (a nuk e beson kete)? Ai (Ibrahimi) tha: Po, por desha qe zemra ime te ngopet (te bindet)! Ai (Zoti) tha: Merri kater shpende prane vete (therri e coptoi), e pastaj ne çdo koder vendos nga nje pjese te tyre, pastaj thirri ato, do te vijne ty shpejt, e dije se Allahu eshte i gjithefuqishmi, i Urti.” (El Bekare; 260)

Me te vertet Ibrahimi a.s. veproi mu ashtu siç Allahu xh.sh. e urdheroj. Keshtu Ibrabimi a.s. mori kater shpend i therri dhe i coptoi dhe me pas i perziu ato e me pas  i shperndau neper kodra. Mbasi perfundoj kete, Ibrahimi a.s. thirri (1)shpendet (2). Ne kete moment Ibrahimi a.s. shikoj se si copat levizen duke kerkuar pjesen tjeter pa u ngaterruar me copat e tjera, dhe vijoi keshtu derisa u formuan e me pas shpendet nxitimithi fluturuan per tu paraqitur tek profeti Ibrahim a.s. Ne nje version tjeter kemi se profeti Ibrahim a.s. pasi i therri dhe i coptoj shpendet mbajti ne dore kokat e tyre dhe kur shpendet u kthyen asnjeri nga ata nuk pranonin koken e huaj.

Pergatiti
Gezim KOPANI

 

_______
1. Thuhet se ne fillim te thirrjes Ibrahimi a.s. ka permend emrin e Allahut pastaj ka thirr shpendet.
2. Thuhet se Ibrahimi a.s. ka zgjedhur shpend te ndryshem dhe nga kjo ai i ka thirrur me emra ne emer.