Çfare eshte Talkini?
Talkin do te thote: Ti pirkujtosh te vdekurit Shehadetin apo Njesimin e Allahut. Prej shume kohesh por edhe sot ceshtja e “takinit” i ka ndare ne qendrime te ndryshme teologet e fese islame. Ne shume raste populli mysliman “Talkinin” e mendojne se eshte lutje e vecante qe hoxha duhet thene afer xhenazes. Disa te tjere mendojne se “Talkini” eshte lutje e vecante qe hoxha duhet thene pasi te varroset xhenazeja.
Ne fakt “Talkini” eshte dicka krejteisht e thjesht. Ai ka te bej me ate njeri qe eshte afer personit i cili ndodhet ne agonin ose momentet e vdekjes dhe ai qe ndodhet afer eshte mire ti kujtoj me ze shqiptimin e shehadetit apo njesimin e Allahut xh.sh. duke thene: “LA ILAHE ILALLAH” d.m.th; “Ska Zot tjeter pervecse Allahut!”.
Dihet thenja e Profetit Muhammed a.s. ku thote: “Lekkinu meutekum la Ilahe il Allah.” d.m. th. “Kujtojani te vdekurit fjalen “Nuk ka Zot tjeter vecse Allahut.”
Muadhi r.a. tregon se e degjova Profetin Muhammed a.s. te thote: “MEN KALE LA ILAHE ILALLAH DEHALEL XHENNEH” d.m.th: “Per qe thote si fjale te fundit “Nuk ka Zot tjeter pervecse Allahut futet ne xhennet (parajse).” Edhe Neveviu ka shpjeguar se “Talkini” eshte perkujtim qe duhet bere personit i cili ndodhet ne agonin e vdekjes.
Ai qe ndodhet afer personit i cili eshte duke dhene shpirt duhet te thote ne forme perkujtimi “LA ILAHE ILALLAH” ku veprim quhet Talkin. Pasi te jete bere larja dhe qefinosja e xhenazes dhe te jete fal namazi i xhenazes dhe me pas te jete vendosur ne varr dhe te jete mbulur me dhe, eshte mir qe te lexohet ndonje pjese nga Kur’ani i bekuar dhe kete mund ta bejn meshkujt e afert te xhenazes dhe nuk eshte e thene vetem hoxha.
Eshte nje tradit e Tabiineeve si Rashid Ibn Sadit, ose Hamaza Ibn Hubejbi te cilet ne rastet e varrimeve pasi te mbulohej varri i te vdekurit e te jene larguar njerezit ato deshironin te thonin tek varri i te vdekurit lutje si: “O fil, thuaj “Ska Zot tjeter vec Allahut xh.sh. O Filani thuja Zoti im eshte Allahu. Feja ime eshte Islami , Profeti im eshte Muhammedi a.s.” e kete e benin tre here. Po thuajse e njejta gje vjen hadithi prej Ebi Emames tek Taberani po ashtu edhe tek Abdul Azizi Hanbeliu.
Ne lidhje me qendrimin e Rashit Ibn Sadit eshte kunder Ibn Hazmi duke vendosur si te dobet po ashtu imam Ahmedi kur eshte pyetur per talkinin qe behet pas varrimit kane thene: “Nuk kam pare njeri qe ta veproje keshtu me perjashtim te popullit te Damaskut kur vdiq Ebul Mugrireja.” Ndersa ato qe e kan mbeshtetur eshte Ibn Salahu dhe Imam Nevevi. Ndersa imam Imam Malik thote: “Eshte dicka qe nuk vertetohet se e ka bere Profeti a.s.” ndersa Shafiu thote se eshte pune e pelqyeshme, ndersa Imam Ebu Hanife thote: “Talkini nuk eshte as sunnet as pune e papelqyer, pra as urdherohet as ndalohet.”
Per ta mbyllur kemi trasnmetimin e Ebu Davudit r.a. i mbeshtetur ne fjalen e Othmanit r.a. i cilit tregon se: “Kur perfundonte varrimi i te vdekurit Profeti Muhammed a.s. qendronte afer varrit dhe urdheronte qe te kerkoni ndjese per vellaun tuaj, kerkoni prej Allahut ti jape qendrese dhe durim atij sepse ai tani eshte duke u pyetur.”
Burimi: “Kultura Islame”
Pergatiti
Gezim KOPANI
Ju mund te mesoni me shum ne lidhje me kete teme duke klikuar ne temat si me poshte: