Nga kujtimet e udhetimit te Kryetarit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Dr. Behxhet Shapati

Behxhet Shapati (1875-1950)

Reportazh mbi viziten e Kryetarit te Komunitetit Mysliman Shqiptare ne Kosove

Nga; Sadik Bega (Redaksia e “Kultura Islame” , nentor-dhjetor 1941, f1.74-82)

“Nje pamje poetike na paraqitet kah do qe kalojshim. Shkelqim dhe madhesti shfaqeshin malet dhe fushat qe veturat tona çajshin. Nje panorame e kendeshme shtrihej perpara nesh, te cilen e verejshim te habitur nga xhamat e maqinavat t’ona. Sensibilitetet dhe intuitat t’ona tashti me ishin ecituare, shpirterat t’one ishin frymezuar, intelekti aresyetonte dhe gjykonte si me mir mbi cdo objekt qe verejshim. Era e kendshme dhe e paster rihte pa prere fytyrat t’ona, Ishim ende ne fillim te udhetimit. Po udhetojshim prej Tirane per ne Shkoder. Rruga e gjate na dukej e embel dhe plot shije. Kjo, kur kaperzehet me shoke te zgjedhur, disa pleq e disa te rinje si ishte tufa jone e vogel, te ben te harroçe te gjitha vuajtet dhe pengimet qe mund te hasen ne te. Pamja pittoreske shfaqeshin kudo perpara suyve tone. Rruga ishte e drejte disa here e dredharake e here te tjera, por se i cila pjese kishte shijen e saj. Aty ku rruga dredhinte si ndonje gjarper i therisnja Shoferit, perçesit te maqines ku kishnja hypur une me disa nga shoket e mi, mbaje maqinen me terezi Shofer! Na kaluane shoket me pergjegjej, prandaj duhet t’a ngasim pak me shpejt. Mbaj terezine Sefer, i pergjigjesha perseri, le te bejne si te duan shoket! Ne kete rase shoket e mi i a shperthejshin gazit si ne qesti!
Te gazmuare ne kete menyre, pas pak minutave e kaluan fushen e Krujes… Me ne fund arritem ne Shkoder, ne Shkodren historike te Teutes. Ishte e para here qe e shihnja me syte e mi kete qytet te madh, me gjithe se kishnja lexuar shume mbi lashterine e tij dhe mbi ngjarjet luftarake te fameshme qe kane ndodhur rreth e perqark tij. Kortezhi i veturave t’ona u ndal para Kryemyftinise se Shkodres. Disa nga ne i bame nje vizite Hiresise se tij H. Sabri Begut Kryemyftiut te Zones se atij vendi. Te tjeret shkuan bashke me shoket e tij Kryetarin drejte per drejt per ne shtepin e Hiresise se tij Salih Myftiut per t’u shlodhur. Bisedova disa here me shume shkodrane  mbi qytetin e Shkodres dhe mbi Historine e saj. Te gjithe rame mysafire ne shtepin e hiresise se tij Salih Myftiut ne Shkoder. Kjo eshte nje nga shtepit me fisnike shqiptare, e permendur per bujari e per mikpritje…. Mbasi mbarume se ngreni dhe mbasi biseduame edhe pak, une sebasku me disa shoke shkuam te fleme ne shtepi te Z. Myrto Krajes, sekretar-arketar i Vakfit ne Shkoder, aty nga ora 11 para mesnate. Edhe te ky Zotni gjetem mikpritjen me te madhe dhe nderimet me te shquara.
-Prej Shkodres per ne Prizrend
Ne mengjesin e dites se marte 18 nentor 1941 ishim mbledhur perseri ne dhomen e pritjes se Hiresise se tij Salih Effendiut, te cilin do t’a merrshim me vehte per ne Kosove. Vetem disa nga shoket t’one mungojshin. S’kishin ardhur ende nga tregu….
U nisem prej Shkodres aty kah ora 11 dhe kadal po e leme prapa qytetin e madh e trimeror te shqypes. Rruga çante fushen deri diku. Pasi kortezhi i tri maqinave t’ona e kaloi kete cope rruge, filluan te ngjitemi perpjete malesh. Po shkoshim per ne Puke. Filluane dredhinat dhe gjarperimet e zakonshme te malevet t’ona. Mos i jep shume vetures ketu i bertita shoferit! Ketu nuk vihet bast me njeri Serfer! Dhe maqina qe kisha perpara po fluturonte. Ne kete maqine qe ishte e dyta pas asaje te Kryetarit, kishin hypur Hiresite e tyre Muharrem Mullahi dhe Salih Myftiu. Ne maqinen t’ime ndodheshin tre djelmosha: Z. Elez Hoxha , Vexhehi Buharaja dhe Xhevdet Zylja. Keta te dy te fundit jane kengetore te mire, here i a thoshte njeri e here tjetri. Kendojshin kengera qe pikturonje hollesisht zakonet, karakteret dhe traditat shqiptare. Disa here te tjera kendojshin trioleta fetare e sidomos asish qe lavderojshin Profetin e Madh e fisnik H.Muhammedin a.s. Udhes shihnim punetore, shqipetar e italjane, qe punojshin vellezerisht per reparimin e rruges. Te gjithevet rruges u terhiqte verejtjen vetura e Kryetarit, tek e cila ishte ngrehur Flamuri me symbol te Islamit. Ky valonte duke i dhenur nje pamje te shkelqyer kortezhit te maqimevet. Te gjithe punetoret na nderojshin…
Tashti, pasi kaluam nje seri kodrash e malesh te bukura, arrijtem ne Puke, te cilen e gjetem te mbuluar prej nje çarçafi te bardhe dbore. Kjo shfaqete nje panorame krejt poetike. Z.Elez Hoxha , tashti Nenmyfti i Delvines qe na shoqeronte deri ne Puke, kishte telegrafuar qysh kur na ndodheshim ne Shkoder qe te na pergatitej dreka. Dreka e atyshme na erdhi mjaft e kendshme dhe mjaft e shijshme. Pastaj, pas gjyshme ore, zume perseri rrugen. Nje nga shoket z.Hasan Yahsinin, na e kishte trubulluar maqina… Gjithe rruges male te larte na shfaqeshin, here merrshim rrugen tposhte e here perpjete…. Aty kah ora 6.5 pasi kaluame qytetin e Kukesit arritem ne Prizrend. Rame mysafir ne shtepin e Nusret Efendiut (Eshte per shenuase se ky personalitet fetare i madh, nderroi jete tashi vone, pasi na patem qene kthyer pre udhetimit t’one) Ky, zotni i ndjefte shkelqente midis nesh. Ishte jov etem nje mikprites i mir, por edhe nje teolog i mprehte. Fillo te bisedonje me Shkelqesin e tij Kryetarin e ne te gjithe ndegjonim me bindje e respekt…. Pastaj u shtrua darja be shtepin e te nderuar Nusret efendi. Jemi ne diten e marte te 18 nentorit. Te merkuren me 19, erdhen me radhe te tere autoritetet qeveritare te vendit per ta vizituar Shkelqesin e tij Kryetarin ne Zyren e Vakfit te Prizrendit: Midis atyre qe duhet permendur jane Momiseri i Nalte per vende e liruara Shkeq, e tij Fejzi Alizotit, te Prefketit te Prizrendit Sami Koka, Komandati i Ushtrise e tjere. Mendej u paraqit i tere kleri i vendit, te cilet i spjeguan Kryetarit gjendjen fetare te vendit… ”
Shenim: “Me pas Reportazhi vijon me viziten ne Xhamin Sinan Pasha, Medresen e Prizrenit, Banesen e Lidhjes se Prizrenit per te vijuar me viziten e Kryetarit te Komunitetit Mysliman ne Gjakove, vizite ne Peje, Ne Prishtine e me pas ne Gjilan.”

Pergatiti
Gezim KOPANI