Ballad’e Shoqerise

Bota ngjyra, ngjyra…
Qysh t’a shpreh nuk e dije:
Mbushur me fytyra
Qe, mbjellin menije!

Pse nuk mori pjese
Sa her’ ne defrime,
Mbeti ne harresë
Me plot perbuzime!

Te lozte, te pinte:
Te gjithe do t’a donjin…
Me “Elit” do rrinte
Dhe, do t’a levdonjin!…

Ja, keshtu, si shifet:
Njeriu ka ndryshuar;
Fjal’ e drejte fshihet
Rrena… perparuar!

Sa mister kjo bote:
Nuk’ i gjendet masë;
Shum kush rron’ per kote…
Dikush rren me thasë!

A jam vall ne gjume
O ndoshta ne t’herrë?…
Jemi prishur shume:
S’po ngel karakterë!?

Pse, se njerezija
Harroj dhimbshurine:
Valon hironija
Me pa-ndershmëninë!

Ah!… Sinqeriteti
Sa posht paska rene!
Dhe shoqerija mbeti
Si Qielli pa Hane!…

Gjaku u kullua…
Mëma po harrohet;
Dheu u copetua
Njeriu po marohet!

“Ç’ke qe shikon gjithmone
O vlla, i vetmuar?!
Pse s’na shoqerone
A mos je zemruar?!

S’te sjell gje vetmija;
S’fiton gje me heshtje.
Hyr tek shoqerija,
Mos te behesh çeshtje?…”

Me mir i vetmuar
Te pershkoj ca dite…
Se sa , keq shoqeruar
Prej shok hipokrite!

Shoqeri e prishur
Shemben male, fusha.
S’dua t’jem i grishur….
Gjer ne fyt…. u mbusha!

Kur halle e vojtje
Nisa t’i tregoje,…
Le qe s’gjeta mbrojtje…
Po, dhe me tradhetojë!

Po te rrijsh vetmuar
Vertet, zen t’urrejne:
Thon se je terbuar
Pra, dhe fort te vrrejnë!

Mu m’pelqen vetmija
Se, gjej te verteten.
Hiki nga shoqerija
Qe, ne bes te vretën!

Larg nga parazitat
Pse, jan fort te ndryre;
Mos lakmo pozitat
As barqet e fryre.

Kur s’mund te ndertonje
As nje gje me vlere,
Ven e shkaterrone…
Duke mbjelle vrerë!

Driten s’e pranonje
Se u vriten syte?!
N’herresire vrapojne
Qe, me von i mbyte!…

Jeta me kontraste
Mbushur perserij:
Mblidhen gure kraste
Dhe shiten per flori!…

Shume po shemtohet
Çeshtja shoqerore!
Por, qysh te mjekohet
Kjo pune themelore!?

Tek kjo varet jeta,
Aty rrin fuqija.
Shpallet e verteta
Shduket djallezija!

Nga Murat Labënishti
Kultura Islame , fq 156 (Viti III, Kallnur-Shkurt-Mars 1942)