Si u mblodh Kur’ani i shenjte?

Si u mblodh Kur’ani i shenjte?

Profeti Muhammed a.s. dhe sahabet i kan kushtuar interesim te madhe per mesimin e Kur’anit, qe zbriti brenda 23 vitesh. Kur Xhibrili a.s vinte tek Profeti a.s. me versete Kur’anore, ia lexonte atij dhe pasi i degjonte mire, Profeti i lexonte vete para Xhibrilit, ato verste.
Me pas kur largohet Xhibrili a.s. Profeti thirrte ndonjerin nga ata, qe i kish caktuar per te shkruar Kur’anin dhe pasi ia lexonte atij, ky i fundit e lexonte para Profetit a.s. ne menyre qe te evitoheshin gabimet, ne degjim e shkrim.
Pas kesaj, ato shkrime, Profeti a.s. i ruante ne shtepin e tij. Kush deshironte, nga sahabet , i shkruante ato, e te pashkolluarit i mesonin permendesh, pa i shkruar.
Keshtu qe pak nga pak, brenda 23 vjetesh u plotesua dhe u regjistrua Kur’ani famelarte.
Zbritja e Kur’anit nuk ka qene sic gjejme sot, te radhitur, me emra kapitujsh e me numra te posaçem! Mirepo Xhibrili a.s. i tregonte Profetit a.s. se cili eshte numri dhe vendi i cdo verseti (Ajeti).
Heren e fundit Profeti a.s. e lexoi Kur’anin me rregull kapitujsh, para shokeve te tij.

Si u mblodh Kur’ani ne liber (mus’haf)?

Pas vdekjes se Profetit a.s. u zhvillua per shkaqe te caktuara  nje lufte kur u vrane 70 hafiza te Kur’anit. Me kete ndodhi Umeri r.a. u friksua se mos ndodhe ndonje lufte tjeter dhe vriten ne te edhe ata hafiza qe mbeten, dhe humbet keshtu Kur’ani. libri i Zotit. Erdh Umeri r.a. tek Ebu Bekri (ne ate kohe Halif) dhe i tregoj per friken e tij dhe i propozoi te mbledhe doreshkrimet e Kur’ani ne shtepin e Profetit a.s. dhe ato te sahabeve dhe t’i mbledhnin ne nje liber te vetem (mus’haf). Ebu Bekri r.a. iu pergjigj duke i thene: “Si te bejme dicka qe nuk e ka bere Profeti a.s.? Umeri tha: Profeti a.s. tani qe nderroi jete, Kur’ani na mbeti neve amanet.
Ketu Ebu Bekri r.a. u bind per kete mendim te madh dhe thirri Zejdin r.a. djalin e Thabitit r.a. dhe i foli per mendimin e Umerit r.a. Ne fillim edhe ky kundershtoi si Ebu Bekri , por pastaj u bind.
Ebu Bekri r.a. i tha: Ti je dal i mencur dhe besnik, nuk akuzohesh per ndonje pune te keqe. Ti ke qene njeri nga shkrimtaret e revelates nga goja e Profetit a.s. dhe e ke degjuar leximin e fundit te Profetit a.s. Keshtu u caktua Zejdi r.a. si mbledhes i Kur’anit. Kete pune ai e vlersoi me te rende se levizja e nje mali nga vendi i tij.
Te nesermen doli tek dera e xhamise se Profetit a.s. duke mbledhur nga sahabet pjeset e Kur’anit. Prej kushteve te pranimit te pjeseve te Kur’anit te tij ishte: te vinte personi me pjeset e Kur’anit te shkruara ose permendesh dhe me vete te kishte dy deshmitare qe vertetonin saktesin e tij.
Keshtu, brenda nje kohe te shkurter u mblodhen versetet Kur’anore dhe pasi u shikua edhe doreshkrimi, qe ndodhej ne shtepin e Profetit a.s. u regjistruar Kur’ani ne nje liber te vetem, i plote dhe pa asnje gabim, duke marre emrin “Mus’haf” qe do te thote: “Faqe e mbledhur.”
U regjistrua dhe u mblodh sic ka zbritur ne rregullin e Zotit xh.sh dhe u vertetua thenia e Zotit ne Kur’an: “Ne me madherin tone e shpallem Kur’anin dhe Ne gjithesesi jemi mbrojtes se tij.” (El Hixher , 09)
Mbledhja e Kur’anit ne liber (mus’haf) ndodhi ne vitin 12 te emigrimit te Profetit a.s…
Autor: Vehbi Sulejman Gavoçi
“Njohuri rreth Kur’anit Syneti e Bidati, fq.40-44)

Pergatiti
Gezim KOPANI