Njohja e te drejtes se tjetrit

Nga Sajid Sabik

Njohja e te drejtes se tjeterit

Islam, pasi flet per parimin e paqes dhe marredheniet mes njerezve i ve mbi bazen e paqes dhe sigurise, respekton njeriun dhe e nderon ate si njeri, pa marr parasysh gjinine , ngjyren, fene, gjuhen, vendlindjen, kombesin dhe poziten shoqerore. Allahu xh.sh. thote ne Kur’an: “Ne i kemi nderuar femijet e Ademi e i mbartem ata ne toke e det, i funizuam me te mirat dhe i privilegjuam ata me shume se krijesat e tjera.” (El Isra; 70)
Shenja e ketij nderimi jane faktet se vete Allahu i Lartesuar e krijoi ate me doren e Tij, fryu ne te prej shpirtit te Tij, beri qe meleket t’i peruleshin atij, nenshtroi per te cfare ka ne qiej e ne toke, e beri ate zoterine e planetit te tokes, e vuri ate zevendes per ta ndertuar dhe rregulluar ate, qe ky nderim te jete nje e vertet reale dhe menyre jetese. Islami ia garanton atij te gjitha te drejat dhe ka vene detyre mbrojtjen e tyre, qofshin keto te drejta fetare, qytetare apo polikte. Keto te drejta jane:
1.E drejta e jetes
Secili individ ka te drejten e jetes dhe mbrojtjen e saj. Cenimi i saj nuk lejohet ne asnje menyre, me perjashtim te rastit kur vret apo ben veprime ne toke qe detyrojne vrasjen e tij. Allahu i Lartesuar thote: “Per hir te saj, ne detyruam ndej bijve te Izraelit se kush vret nje njeri pa vrare dike tjeter, apo pa bere ndonje krim ne toke, ai (konsiderohet dhe ndeshkohet) sikur ka vrare tere njerezine, e kush e sjell ate ne jete, (konsiderohet e shperblehet ) sikur i ka sjell jete tere njerezimit.” (El Maide; 32)
Profeti a.s. ka thene: “Derdhja e gjakut te myslimanet nuk lejohet ne asnje rast tjeter me perjashtim kur ai vret dike tjeter, ben imoralitet dhe njekohesisht eshte i martuar, dhe duke i shtir si besimtare i sjell deme fese.(Buhari, Muslim)
2.E drejta e ruajtjes se pasurise
Ashtu si jeta qe eshte e mbrojtur, ashtu eshte edhe pasuria. Nuk lejohet te merret pasuria e dikujt ne asnje menyre te paligjshme. Allahu xh.sh. thote: “O ju qe besuat, mos i hani pasurit tuaje mes jush padrejtesisht, por vetem nese eshte fryt i nje tregtie me deshire prej jush.(En Nisa; 29)
Profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush merr padrejtesisht pasurin e vellait te tij, Allahu do e bej prej banoreve te zjarrit dhe e ka privuar ate nga xhenneti. Nje person tha: Edhe ne qoftese eshte dicka e vogel? Muhammedi a.s. tha: Po, edhe ne qofte shkop.” (Muslimi)
3.E drejta e nderit
Nuk lejohet prekja e nderit te tjetrit, qofte edhe me fjale. Allahu i Lartesuar thote; “Mjere per ate qe ofendon e perqershe (njerezit)(El Humeze; 01)
4.E drejta e lirise
Islami nuk mjafton te miratoje thjeshte mbrojtjen e jetes, te nderit dhe te pasurise, por ai miraton edhe lirine e adhurimit, te mendimit, lirine e perzgjedhjes se profesionit qe mund te praktikoje njeriu per te siguruar jeten, lirin e perfitmit nga te gjitha institucionet e shtetit. Islami ia ve detyre shtetit te ruaje tere keto te drejta. Keto te drejta te njeriut nuk mbarojne ketu, por ai ka edhe te tjera te drejta si:
a). E drejta e banimit
Njeriu ka te drejten e banimit ne cdo vend, ne cdo drejtim , te zhvendoset pa pasur ndonje pengese ne rrugen e tij. Nuk lejohet internimi i asnje personi, largimi apo burgimi i tij, pervec rasteve kur ai nderhun ne te drejten e tjeterit, prish qetesine apo terrorizon te pafajshmit. Lidhur me kete Allahu i Lartesuar thote; “Nuk ka dyshim se ndeshkimi i atyre qe luftojne kunder Allahut dhe te derguarit te tij dhe qe bejne shkaterrime ne toke, eshte qe ato te ndeshkohe (sipas veprimit edhe ndeshkimi) ose te debohen nga vendi. Ky ndeshkim eshte poshterim per ata ne kete jete, ndersa ne jeten tjeter, per ata do te kete denim shume te madh. Perjashtim bejne ata qe pendohen, pa i zene ju. Ta dini se Allahu eshte Fales dhe Meshireplote.(El Maide; 33-34)
b).E drejta e shfaqjes se mendimit
Gjithashtu njeriu ka edhe te drejten e marrjes se diturise. Cdo individ ka te drejte te mesoje aq sa te ndricoje mendjen e tije, te ngreje poziten ne shoqeri e te lartesohet. Gjiashtu e drejta e tij eshte te shfaqe mendimin e tij, te tregoje arsyetimin e tij, te tregoje te verteten dhe ta deklaroje ate. Islami ndalon qe njeriu te provohet nga e drejta e dhenies se mendimit, ashtu sic edhe ndalon te luftohet mendimi i lire, duke perjashtuar rastin kur ky eshte i demshem per shoqerine. Profeti Muhammed a.s. i merrte besen shokeve te tij qe ata te shfaqnin hapur te verteten, edhe qofte e hidhur dhe te mos trembeshin nga qortimet (Buhari & Muslim) Profeti Muhammed a.s. thote; I heshturi ndaj te vertetes eshte shejtan memec.” Per kete ceshtje Kur’ani thote: “Ata qe fshein udhezimet dhe orientimin qe kemi zbritur pasi ua sqaruam njerezve ne Liber, ata i mallkon Allahu dhe i mallkonje mallkuesit. Pervec atyre qe u penduan, u ndreqen dhe u sqaruan, ata do t’i fal, sepse Une jam Pranues i pendimeve dhe Meshirues.” (El Bekare; 159-160)
Islami vendos qe i urituri ka te drejten e ngrenies, i zhveshuri ka te drejten e veshjes, i semuri ka te drejten e mjekimit, i tremburi ka te drejten e sigurise, pa dallim ngjyre apo feje. Te gjithe jane te barabarte ne keto te drejta.
Keto jane udhezimet e Islamit te cilat miratojne disa prej te drejtave te njeriut. Ne keto udhezime patjeter qe gjejme miresi dhe rregull per tere kete bote. Gjeja me e madhe qe gjejme ne to, eshte se keto udhezime i kane paraprire tere rrymat te cilat flasin st per te drejtat e njeriut. Tere keto mesime e udhezime Islami i ofroi si religjion dhe mjet me te cilin afrohesh tek Allahut i Lartesuar ashtu sic i afrohesh Atij (Allahut) me namaz e te tjera adhurime.

Krimi i Shklejes se te drejtave

Keto te drejta jane bazat qe i japin njeriut pikenisjen drejte horizonteve te gjera per te njoftuar persosmerine e tij, te arrije ato nivele qe mundet, qofshin ato materiale apo morale. Cdo shkelje apo heqja e ndonjeres prej te drejtave te njeriut, konsiderohet si nje krim. Ky eshte edhe shkaku kryesor qe Islami e ka ndaluar luften, cilido qofte lloji i saj, sepse ajo, perkrah qenies se saj agresion ndaj jetes, qe eshte nje e drejte e shenjte, eshte edhe shkaterrim i burimeve te jetes. Allahu xh.sh. thote: “Ne, vendbanimin e Ahiretit e beme per ata qe nuk duan mendjemadhesi ne toke dhe as shkaterrim. Fundi i mire eshte per te devotshmit. (El Kasas; 83)
Islami e ndalon luften per hakmarje nga individi me vetegjyqesi e po ashtu edhe agresionin. Ne Kur’anin e nderuar thuhet: “Dhe, te mos ju nxise urrejtja ndaj disa njerezve qe ju penguan te vizitoni Qaben, pra, kurrsesi te mos ju nxise qe t’i sulmoni! Ndihmojeni njeri-tjetrin ne pune te mira dhe ne te ruajturit nga te keqijat dhe jo ne gjynahe dhe armiqesi! Frikesojuni Allahut, sepse Ai denon ashper.(El Maide; 02)
Islami e ndalon luften rrenuese dhe shkaterrimtare. Ne Kur’an thuhet: “Mos shkaterroni token pas ndreqjes se saj.(El Araf; 57)
Shenim: Pastaj autri vijon me tema te tjera.

Pergatiti
Gezim KOPANI