Jeta e Jemin Ramadan Kopani 1921-1982

Jemin Kopani (1921-1982)

Jeta e Jemin Ramadan Kopani (1921-1982)

Jemin Kopani ka lindur me 19 shtator 1921 ne fshatin Meçe Puke. Babai i Jeminit quhej Ramadan (Ramadani eshte djali i Manit, Mani i Islamit, Islami i Nezirit, Neziri i Imerit, Imeri i Muses)(1) ndersa nena Zoje (bije prej fshatit Iballe).

Have Kopani (1925-2010)

Rreth moshes 13 vjecare sebashku me Bajram Isuf Lluken ka ndjekur Mejtepin e fshatit Kabash Puke ku mori mesim nga imami Sadik Prishtina.(2) Ne vitin 1942 Jemini u martua me Haven(3) vajza e Idriz Xhaferi nga fshati Lajthize Puke. Nga kjo martese linden: Ishe, Qazim, Mine, Fatime, Xhevdet dhe Xhemalie.

Pasi Jemini perfundon ushtrine ne vitin 1947-1948 me mbeshtetjen e Ali Hasan Furrikut punesohet ne “Ndermarrjen e SharraveFushe Arrez. Ne kete ndermarrje pervec Jeminit  ishin te punsuar: Ali Hasan Furriku, Mus Zeneli, Shaban Murreci, Osman Meçi etj. Me pas Jemini ka vazhduar punen ne stabilimentin e Krrabit (Mide) te Pukes ku ka punuar si specialist ne mprehjen e sharrave.

Nje pjese e familjes se Jemin Kopanit

Pas nje semundje te rende me 09 maj 1982 ne moshen 61 vjeçare Jemini nderron jete dhe ceremonia mortore u zhvilluan ne fshatin Meçe Puke,  ndersa sherbimet fetare ne menyre te fshehte (4) u kryen nga Selim Baftija dhe Adem Haxhia (5).

Pergatiti
Gezim KOPANI

 

 

____________
1. Familje e dal nga Fisi i Kabashit
2. Mejtepi i Kabashi mendohet se eshte hapur gjate perjudhes Osmane ndersa rregullisht ai ka funksionuar ne vitin 1912 ku ka dhene mesim Imami Sadik Prishtina Luma.
3. Hava eshte vajza e Idrizit dhe e Bjeshkes (bije nga Kabashi) nga fshati Lajthize Puke. Hava ka lindur me date; 19.8.1925 dhe vdekur me; 08.10.2010.
4. Falja e xhenases u fal ne menyre te fshehte per shkak te regjimit komunist te asaj kohe.
5. Te dhenat e ketij materiali u mundesuan nga arkivi familjar i vene ne dispozicion nga djali i Jeminit Qazim Kopani.