Pema gjenealogjis se Sejit Muhamed e cila arrin deri tek njeriu i pare Ademi

Pema gjenealogjike e Sejit Muhammed

Mes fondeve të dokumenteve osmane në AQSh, ruhet dhe kjo pemë gjenealogjike e Sejjit Muhamedit, i cili ka jetuar në Elbasan dhe varri i tij ndodhet në rrëzë të Krastës. Mes popullit është njohur dhe me emrin Zehri Efendi. Dokumenti ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë flet për gjenealogjinë e Sejjit Muhamedit, e cila arrin deri tek njeriu i parë mbi dhe, Ademi. Pjesa e dytë flet për familjen e Profetit Muhamed, për 12 Imamët dhe historinë e tyre. Dokumenti është shkruar në gjuhën arabe në Halep të Sirisë, në muajin Muharrem të vitit 1025, që me kalendarin Gregorian konvertohet me datën 20 janar 1616. Foto: AQSh.

Burimi:Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave

Pergatiti
Gezim KOPANI