Nentor, viti 1670 Evilija Çelebi arrin ne qytetin e Elbasanit
Pasi Evlija Çelebiu kishte vizituar Vloren, Gjirokastren, Beratin etj vijon udhetimin per ne Elbasan. Pasi kishin bere nje udhetim prej kater oresh arrin tek çifliku i Hisir Mehmet Pashes ne te dal te Elbasanit dhe pas fjales derguar Pashait Çorum Mustafa Pashes (Mustafa Pasha ishte Elbasanli dhe se emri i tij ishte Xhemal Zade per te cilen E.Celebi thoshte se ishte i qeshur dhe i zgjuar dhe se kishte nje saraj shume te madh) pasi Evlija Çelebi kishte me vete dekrete te Sulltanit. Mustafa Pasha i pret me nderime te larta. Ne shenje respekti Pashai e shetiti Elija Çelebin dhe arrin tek Kalaja e madhe dhe e lashte e Elbasanit.
“Kalaja e madhe dhe e lashte e Elbasanit nuse ne kete bote. Si ai i qytetit te Antepit qe eshte nuse ne Anadoll ashtu edhe qyteti i Elbasanit eshte nusja e Shqiperise ne Rumeli. Sipas kronikaneve latin ky qytet i lashte u ndertu nga Filipi i cili ka pas sundu kalan e Kavalles pikerisht ne kohen e Aleksadhrit te Madh. Shume filozof, mbreter e mbreteresha e sunduan kete qytet derisa kaloj ne anarki… Qyteti ra ne duart e dy vellezerve Bania dhe Basani por mes tyre pat grindje te medha. I lodhur nga ngrindjet Basani gjeti streh tek Sulltan Mehmet II ku para syve te sulltanit deshmoj pranimin e islamit duke thene shehadetin. Kur Sulltan Mehmet II ishte rruges ne Shkup per te pushtu Shkodren dergon 40 mije ushtare qe drejtoheshin nga Koxha Mahmud Pasha dhe si tregues te rrugeve ishte Basani i cili kishte marr emrin Mehmet Bej. Nje nate ata hyn ne qytet (Elbasan) Mehmet beu gjen vellan te cilin e mbyt. Te njejtin fat paten tepafet greket etj. Sapo qyteti iu la Mehmet Beut (Basanit) qytetit iu vendos emri Elbasan (Nenshtruesi, Vura dore). Mirpo ai ne greqisht quhej Neokater, ne latinisht Terra Nova e nga Shqiptaret Valm. Me vone me sundimin e Sulltan Sulejman Hanit Elbasani u be seli Beu dhe Sanxhak i veçant ne vilajetin e Rumelis. Beut (sundimtarit apo Pashai) iu caktuan rreth 201.964 akça. Elbasani ka 18 zeamete dhe 138 timare me Allajbej dhe Çeribash. Ne kohe lufte ata (Beu i Elbasanit) duhet te siguronte 4600 ushtar te armatosur. Sa here qe Veziri i Rumelis nisej per lufte me te ishte edhe Beu i Elbasanit.”
Funksione te tjera zyrtare
Elbasani kishte: Kadi (Kryegjykatesi) qe kishte page prej 300 akça, ndersa Beu 30 akça, Shejhul Islami, Naki Byleshrafi, Nenkadi, pergjegjes finance, vjelesi i taksave, komandat i Spahive (ushtar te vecante), komandat te jeniçereve, Dizdari i Kalase me disa trupa granizoni, 5 Agallare te Kalase, kryearkitekti, siguruesi i qetesis se qytetit dhe sherbetoret e feve kristiane te cilet nuk paguanin taksa. Sanxhaku i Elbasanit disa kaza si dhe 526 fshatra ku shum prej fshatrave jane te perjashtuar nga taksat…
Pershkrimi i mikpritjes
Familjet e elbasanllive jane te permendur per bujarin dhe mikpritjen e tyre. Dyert e shtepive jane te hapura dite e nate madje ne qemeret e shume dyerve gjenden dy vargje arabe:
“Dera jote eshte e hapur per te gjithe nevojtaret.”
Ndersa ne hajatet pritese keto vargje:
“Nderi i shtepise varet nga i zoti,
ndersa nderi i te zotit varet nga bujaria e tij.”
Per shkak te mikpritjes se elbasanllive Evlija Çelebi ka thene: “Prej 40 vitesh udhetoj por kurre nuk kam hasur mikpritje si kjo (elbasanllive) me perjashtim te Hizir Pashait komandantit te jenicereve ne Tripoli te Sirise dhe qytetit te Elbasanit.”
Pershkrimi i qytetit dhe xhamive
Qyteti (Elbasani) i ngjan kopshtit mahnites te Iremit . Elbasani ka 18 lagje (mahall) me mysliman dhe 10 me kristian… Mahallet me te njohura jane: Caushi, Hurdhe, Gjeda, Sinan Balli, Hasinedar, Zerat, Lagjia e re, Sufiler, Kala, Spahi, Haxhi etj.
Elbasani ka 46 xhami dhe me e vjetra eshte ajo e Sulltan Mehmet II e ndertuar siper portes se kalas. Dy kateshe dhe me xhemat te madhe qe kryenin namazin. Brenda kalas ndodhet xhamia e vjeter nje kateshe (Hynkiar Xhami d.m.th Xhamia Mbret) muret e jashtme jane te mbushura me shenime dy vargjesh, ajete, hadithe dhe nje hapsir te shkruar nga udhetaret e ardhur nga vendi Osman (Turqia), Arabia, Persia (Irani) e secili len shenim me doren e vet. Te gjitha keto shkrima do benin 100 vellime. Edhe une thote Evlija Çelebi shkruajta dy vargje e ti leja firmen: “Kete behu shejahi alem Evlija sene 1081” d.m.th: “E shkruar nga udhetari neper bote Evlija viti 1081(qe i bie viti 1670)” Xhamia (Sinan Pashes) eshte e mbushur me galeta per ushtrin osmane e cila po pergatitet te cliroje kalan e Kotorrit ne tokat e Venedikut.
(Evlija Çelebi Seyhat Namesi)
Shenim: Shpjegim i shkurter
Pergatiti
Gezim KOPANI
Shtese:
“Emri i pare i Elbasanit thuhet e ishte “Mansius” , me vone me “Skampius”, “Skampi”. Emri Elbasani u vendos nga Sulltan Mehmeti II i cili vendosi themelet e Elbasanit ku mendohet rol ka luajtur edhe Ballaban Pasha. Elbasani ishte vendi i pare qe Osmanet e pushtuan dhe per kete arsye iu vendos emri Elbasan (Ne dore, apo vura dore). Ne vitin 1466 Sulltan Mehmeti II pesoj humbje dhe u kthye ne Elbasan ku brenda 25 ditesh rindertoj kalan e vjeter te Elbasanit ku Sulltani la firmen e tij ne nje pllak guri te gdhendur ku shenoi: “El basan apo eli basan es sulltan ibni sulltan Fatih sulltan Mehmet Han” (Ne dore apo vura dore, ne dore apo vura dore une sulltani i biri i sulltanit triumfues)