Lutja kur del dhe hyn ne shtepi

Lutja kur te dalesh nga shtepia

Profeti Muhammed a.s. thoshte kete lutje kur dilte nga shtepia: “Bismilahi tevekkeltu alall-llahi ve la havle ve la kuvvete il-la bil-lah.” d.m.th; “Me emrin e Allahut, i jam mbeshtet Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi pas me Allahun.” (Ebu Davudi etj)

Lutja kur te hysh nga shtepia

Profeti Muhammed a.s. kur hynte ne shtepi thoshte: “Allahumme inni eseluke hajrel mevlexhi ve hajrel mahrexhi. Bismilahi velexhna ve bismilahi harexhna ve alall-llahi rabbina tevekkelna.” d.m.th: “O Allahu im!  Kerkoj te me mundesosh hyrjen dhe daljen e hajrit. Ne emrin e Allahut hyme dhe me emer te Allahut dalim dhe ne Allahun jemi mbeshtetur.” (Ebu Davudi)

Pergatiti
Gezim KOPANI